Zannier- Roli i tij në të ardhmen ai i vëzhguesit
Faqja 1 e 1

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë Lamberto Zannier, i tha BBC-së se roli i tij në të ardhmen do të mund të jetë ai i vëzhgimit të punës së misionit të EULEX-it, të institucioneve të Kosovës dhe atyre serbe në veri.
Ai tha se me përfundimin e rikonfigurimit të misionit, do të mund të propozojë ndryshimin e emrit të UNMIK-ut dhe të zinxhirit komandues të tij brenda OKB-së.
Lamberto Zannier tha se i takon KS të OKB-së që të vendosë mbi të ardhmen e misionit në Kosovë.
Ai tha se u është bërë thirrje edhe Prishtinës edhe Beogradit që të krijojnë kushtet për një dialog të drejtpërdrejtë mes tyre për çështjet e interesit të përbashkët, megjithëse sipas tij, një dialog i ndërmjetësuar tashmë po zhvillohet në terren.
Shefi i UNMIK-ut tha se në rast të një dialogu të drejtpërdrejt mes të dyja palëve, misioni që ai udhëheq do të luajë vetëm një rol të vëzhguesit.
Arbër Vllahiu bisedoi me zotin Zannier dhe fillimisht i kërkoi një vlerësim se sa kohë i duhet që ta përmbyllë misionin e OKB-së në Kosovë?
Zoti Zannier: Rikonfigurimi është një proces të cilin vështirë mund ta përcaktoni në aspektin kohor dhe përmbajtësor, sepse është i ndikuar nga faktorët e jashtëm kohor.
Në fakt UNMIK-u asnjëherë nuk ka qenë i njëjtë. Madje as edhe atëherë kur kryente funksionet e administratës së përkohshme sepse kishte faza kur ishte relativisht i vogël apo edhe faza të tjera kur ishte më i madh.
Por tani mendoj se kemi marrë rrugën e bartjes së funksioneve në fushën e rendit dhe të ligjit në duart e BE-së dhe të EULEX-it. Ne kemi marrë rrugën e rikonfigurimit drastik deri në atë masë sa ky mision është zvogëluar në një mision me funksion politik.
Megjithëse ne ende kemi një prani të konsiderueshme në veçanti në veri. Atje kemi ende funksione si ato të natyrës së parandalimit të konflikteve si dhe ende ka funksione administrative. Kështu kjo duket sot dhe puna që duhet bërë.
Tani e tutje ne do ta vlerësojmë situatën dhe këtë do ta bëjmë së bashku me Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të shohim se cila do të jetë atmosfera. Unë do të bëjë propozimet e mia gjithashtu për hapat e ardhshëm. Por në këtë moment ne po e përfundojmë pjesën e parë të rikonfigurimit dhe detyra tani është që t’i japim fund kësaj.
BBC: Kur thoni se do të bëni propozime a do të thotë kjo se do të propozoni që UNMIK-u ta lë Kosovën, sepse udhëheqësit kosovarë nuk ju duan më këtu?
Zoti Zannier: Ka shumë skenarë të mundshëm ku mund të bazohem. Para së gjithash Këshilli i Sigurimit do të ketë fjalën e tij të fundit për këtë. Do të duhet të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e fundit dhe unë jam këtu sepse ka disa zëra në Këshill të Sigurimit që thonë se kur ta kem arritur fazën finale të rikonfigurimit aktual, do të duhet ta stabilizojë misionin dhe të mbajë këtë nivel.
Nëse kjo konfirmohet atëherë më duhet të kthehem këtu, të diskutojë me autoritetet e Kosovës dhe të shoh se cilat do të jenë reagimet e tyre në këtë pikë. Përndryshe ka gjithmonë mënyra për të ndryshuar në mënyrë të dukshme natyrën e operacionit duke e transformuar psh natyrën e misionit në atë politik, edhe formalisht, duke përfshirë këtu edhe ndryshimin e emrit në një fazë dhe zinxhirin komandues. Një nga opsionet që do të duhej të konsiderohej është edhe kjo.
BBC: Zinxhiri komandues i kujt?
Zoti Zannier: Zinxhiri komandues brenda OKB-së, duke lëvizur nga familja e operacioneve paqeruajtëse në familjen e operacioneve politike. Përmes kësaj gjithashtu të ndikohet në natyrën e funskioneve të tij në një mënyrë që të bëhet i pranueshëm edhe për autoritetet në Kosovë. Por për këtë do të nevojitej një miratim i Këshillit të Sigurimit si dhe pala serbe duhet të shprehë pikëpamjet e saj.
BBC: Kur thoni KS i OKB-së. Rezoluta 1244 është bazë edhe e UNMIK-ut por edhe e EULEX-it. Misioni evropian për drejtësi dhe polici i raporton KS të OKB-së. Pse atëherë ju duhet të vazhdoni të raportoni në KS të OKB-së kur këtë e bën vetë EULEX-i?
Zoti Zannier: Sepse Rezoluta 1244 thotë se duhet të ketë një përfaqësues të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe se puna e tij duhet të jetë koordinimi me praninë civile. Prandaj Rezoluta 1244 e parasheh praninë time dhe rolin tim edhe nëse nuk ka asgjë që do të ndalonte një rol gjithnjë e më të madh të EULEX-it, si një nga komponentet e pranisë civile që zbaton Rezolutën.
BBC: Pra kjo do të thotë se ju do të vëzhgoni EULEX-in, institucionet e Kosovës si dhe institucionet serbe në veri të Kosovës?
Zoti Zannier: Në një mënyrë po.
BBC: Por atëherë si mendoni ta ndihmoni dialogun mes Prishtinës e Beogradit në fusha të ndryshme posaçërisht në veriun e Kosovës?
Zoti Zannier: Dialogu po zhvillohet tashmë në terren. Ai është ndihmuar nga ne dhe nga të tjerët dhe ky nuk është një rol ekskluziv që ne po luajmë. Ka shumë elemente të faktorit ndërkombëtar të përfshirë këtu.
Një angazhim i drejtpërdrejtë i Prishtinës dhe Beogradit do të ishte mënyra më e mirë për t’i adresuar problemet. Megjithëse ka elemente vendore që duhet të merren parasysh kur të bëhet ky dialog.
Kjo është arsyeja që ne po insistojmë nga të dyja palët që të gjejnë dhe të krijojnë kushtet që një dialog i këtillë i drejtpërdrejt të zhvillohet.
BBC: Dhe roli juaj në këtë dialog të drejtpërdrejtë do të jetë?
Zoti Zannier: Nëse do të ketë dialog të drejtpërdrejtë, ne thjesht do të tërhiqemi dhe ta vëzhgojmë atë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zannier: Këtu do të rrimë
» Zgjedhjet në Kosovë: Thaçi mirëpret vëzhguesit evropianë
» Zannier: Kosova po zbaton pjesë të 6-pikëshit
» Regjistrimi i popullsisë, politika dhe roli i akademikëve shqiptarë
» KMDLNJ:Roli i OJQ-ve në Kosovë, kolonë e tretë apo fuqi e tetë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi