Kush e di edhe sa kohë
Faqja 1 e 1
Kush e di edhe sa kohë
Kush e di edhe sa kohë
Editoriali
Nuk është fjala as për bon sens politik, as për ndonjë arsye tjetër, heshtja e argumenteve që janë palosur diku në arkat e mykura arkivore, të paprekura nga bindja se “moderniteti” nuk përdor argumente të vjetra. Edhe pse që gati dhjetë vjet kemi heshtur ndaj disa qëndrimeve dhe veprimeve duke mos thënë “njëherë” kjo nuk bën, por ju bëjeni, se ne nuk mund t’ju ndalim. Por kështu si kanë nisur punët para dhjetë vjetëve të sfidojmë vetëm me heshtje, zgjidhjet do të vijnë ngadalë, kush e di edhe sa kohë, ose nuk do të vijnë kurrë. Sikur me kohë të kishim thënë “kjo është keq” nuk do të kishte ndodhur që dhjetë vjet të zgjasë koha për të bërë vetëm një hap përpara, po atë hap që do të ishte dashur ta bënim që në fillim. Kritika për të kaluarën nuk është produktive në asnjë aspekt, përveç kur e bëjmë këtë kritikë që të mos e përsërisim në të ardhmen. Nëse vazhdojmë përsëri “të bëjmë sehir” dhe të themi “amen”, atëherë do të na ndodhë repriza e katrahurave. Policia serbe po kërkon të legalizohet në Kosovë. Pra është koha t’i shkurtojmë gjuhën heshtjes, së paku të flasim, fjalëve tona askush nuk mund t’ua shohë sherrin, pos se ne do të mund të mbrohemi nga ata kur haptas sfidojnë atë që kemi arritur, pavarësinë e Kosovës. Kjo pavarësi është fituar, por kërkon prej nesh ta mbrojmë! Sado që të gjithë e dimë se nuk ka më kthim prapa, ka shumë faktorë të rëndësishëm në botë që përpiqen ta zgjasin kohën e zbatimit ligjor të pavarësisë. Lehtë është të kritikojmë ata që “heshtin” (dhe mbase flasin aty ku duhet) por a na bie hise të kritikojmë të tjerët (politikanët) pse heshtin, nëse heshtin ata që mund të flasin së paku si qytetarë, si gazetarë, si ojq-istë, si studentë, si punëtorë, të flasim të gjithë, të mbrohemi së paku me fjalë, pasi që nuk na ka mbetur tjetër. Nuk është vështirë të shihet se si ka tendenca të hapëta që ata ta vazhdojnë punën e tyre që kanë nisur që dhjetë vjet, dhe këtë punë ta kryejnë përsëri duke eskivuar mjeshtërisht, për aq sa u lejojnë hapësirë faktorit vendor politik, jo më vetëm pushteti e shteti, por krejt klasa politike. Pse ata veprojnë kështu, tashmë dihet, metoda e punës së tyre që të bëjnë kombinime gjuhësore abstrakte të vendimeve të tyre dhe qëndrimeve të tyre, u pa si një mënyrë e suksesshëm për të shpallur vendime, pasi të jenë marrë ato shumë kohë më parë, dhe diku tjetër jashtë Kosove, e jo në Kosovë. Kristina Galaku e shprushi nga hiri politikën e Solanës. Madje edhe ai pronari që quhet Karl Bildt. Të heshturit e problemeve që vijnë nga jashtë, dhe stërmadhimi i problemeve vendore, faktikisht është një mundësi që ata të vazhdojnë mënyrën e punës së tyre tashmë të njohur. Eksperimenti “Mitrovicë” po e shpalon fytyrën e shtetit të Serbisë në marrëdhënie me BE-në. Rusia po thotë se janë të mundshme konflikte të reja në Kosovë. Pse në Kosovë, a nuk bën njëherë t’i mbartim ato në një “fushëbetejë” tjetër - Beogradi? Pse kemi rënë në këtë situatë të “indiferencës” ndaj vetvetes? Sepse 10 vjet na kanë bindur se ata janë “miqtë tanë ndërkombëtarë” dhe vështirë na hiqet kjo bindje edhe kur na burgosin, edhe kur që nga Brukseli kërkojnë të na dënojnë, edhe kur nuk na lënë të ndërtojmë në trojet tona autoktone, edhe kur serbët në Kosovë shndërrohen në “lope indiane” të cilat as t’i shikosh nuk guxon, derisa ato lëshojnë bajga në sofrën tonë, në vendin tonë. Në saje të asaj se jemi bindur se çdo e arritur e Kosovës deri sot është sukses i punës “ndërkombëtare”. Po çka u arrit në Kosovë? Politikanë eminentë vendorë asnjëherë nuk kursehen të bëjnë apologji për sukseset e ndërkombëtarëve në “bashkëpunim” me ta, mbase kështu, duke shprehur më shumë sedër folkloriste të “mirënjohës” që jepet si kurtuazi politike, sesa si politikë që përpiqet ta thyejë një kontinuitet të gjatë të situatës së pazgjidhur, dhe qëndrim servil e inferior ndaj CV-istëve të komunave periferike të shteteve evropiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Libri "Kohë e pakohë e vendit tim" edhe në "Amazon"
» Devollët gjejnë kohë për takim edhe me Lutfi Hazirin
» AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE
» Presidenti i Izraelit: Kur lexoj librat e Kadaresë, lexoj për realitetin tim (FOTO)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi