Arben Llalla: Kontributi në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe shqipe i arvanitasit të shquar Panajot Kupitorit
Faqja 1 e 1

KONTRIBUTI NË FUSHËN E GJUHËSISË DHE LETËRSISË GREKE
DHE SHQIPE I ARVANITASIT TË SHQUAR PANAJOT KUPITORIT
Nga Arben LLALLA
Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitasit janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të rralla dhe të çmuara. Kjo ndodh sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shek.XIX. Por e vërteta është krejt ndryshe. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shek.XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë që nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit që ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do ti ndeshim te libri Dhiata e Re, Korfuz, 1824, fq.188., Dhiata e Re, Korfuz, 1827 fq.839., Dhiata e Re, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet se në ato vite shpeshherë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme etj. Por për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për tu studiuar.
Nga mesi i shekullit 19-të, gjuha shqipe në Greqi do të fillonte të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për tu studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori(1821-1881), Anastas Kullurioti(1822-1887) dhe të studiuesve të huaj.
Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoji gazetën “Η ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Zëri i Arbërësi
[*]), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë që nuk dihet fati i tyre.
Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoji më shumë libra për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si Kryetarë shteti, Kryeministra, akademikë etj., të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoji në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin Varvakion në Athinë. I cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht, ndër to: 1). “Λεξικόν λατινοελληνικόν” Συνταχθέν μεν υπό Ερρίκου Ουλερίχου, διασκευασθέν δε”, Π. Κουπιτώρη, Αθήνησι 1873. (Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë).
2). “Λόγος πανηγυρικός περί της καθ΄ ημάς Εκκλησιαστικής Μουσικής: Συνταχθείς κατ΄ εντολήν του εν Αθήναις Εκκλησιαστικού Μουσικού Συλλόγου και απαγγελθείς εν τη αιθούση αυτού τη Δ΄ Δεκεμβρίου 1874, πρώτη επετείω της συστάσεως αυτού ημέρα”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1876. (Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë: një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite, Panajot Kupitori, Athinë, 1876).
3). “Τρεις Λόγοι ο Α'και Δ'κατά Κατιλίνα και ο υπέρ Αρχίου του ποιητού. Κικέρωνος. Μεταφρασθέντες εκ του λατινικού χάριν των μαθητών”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι,1876. (Tre arsyet e A' dhe D' Kata Katilina dhe për poet Ciceroni. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht, Panajot Kupitori, Athinë, 1876.)
4). “Περί του ρυθμού εν τη Υμνογραφία της Ελληνικής Εκκλησίας / υπό Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναησ, 1878. (Në ritmin e Kishës greke hymnografi, Panajot Kupitori, Athinë, 1878).
5). “Πλάτωνος Κρίτων, Κείμενον, σχόλια και μετάφρασις χάριν των εις τα Γυμνάσια φοιτώντων νέων υπό”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1879. (Platoni Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.)
Për sa u përket studimeve shqiptare, Panajot Kupitori është autor i disa librave, por ne kemi gjetur vetëm:
1). “Αλβανικαί μελέται: Πραγματεία ιστορική και φιλολογική περί της γλώσσης και του έθνους των Αλβανών”, Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studimet shqiptare: Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879).
2). “Διατριβή περί της παρ' Αλβανοίς αντωνυμίας του τρίτου προσώπου: Κατά την διάλεκτον των εν Ελλάδι Αλβανών μάλιστα την των Υδραίων”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë. 1879).
Ai hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamëria Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe.
Panajot Kupitori botoj edhe një fjalor greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet.
Flitet se ai hapi një shkollë mbrëmjeje ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet për sepse nuk kanë dalë në dritë shumë vepra që botoj. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo në bibliotekat e Greqisë. Edhe pse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij shumë pak flitet edhe studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe shumë pak janë marrë me letërsinë e arvanitasve, ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shek XIX. Por këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shek.XIX janë të gabuara sepse sipas zbulimeve viteve të fundit, del se ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë se arbëreshët e shekullit 19-të.
[*] Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbërësi”.

“Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë. |
“Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite” |
“Tre arsyet e A' dhe D' Kata Katilina dhe shefi për poet Cicero. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht”, Panajot Kupitori, Athinë, 1876 |
“Në ritmin e Kishës greke hymnografi”, Panajot Kupitori, Athinë, 1878. |
“Platon Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879. |
“Studimet shqiptare Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879. |
“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arben Llalla: Skënderbeu i fshehur nëpër arkivat greke
» Arben Llalla: Presionet dhe miliona dollarë të Federatës Greke të Amerikës për Greqizimin e Jugut të Shqipërisë
» Arben Llalla: Botimet e para në gjuhën shqipe të Dhiatës së Re 1824, 1827, 1858
» Myzafere Mustafa: Kontributi i prof. Anton Çettës në studimin e letërsisë gojore
» Arben Llalla: Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi