Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eduard M. Dilo: ''Grabiani rreze kodrave'' - Veper letrare me vlera te medha per historine e dhimbshme...

Shko poshtë

Eduard M. Dilo: ''Grabiani rreze kodrave'' - Veper letrare me vlera te medha per historine e dhimbshme... Empty Eduard M. Dilo: ''Grabiani rreze kodrave'' - Veper letrare me vlera te medha per historine e dhimbshme...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 11:49 pm


"GRABIANI RREZE KODRAVE " VEPER LETRARE ME VLERA TE MEDHA PER HISTORINE E DHIMBESHME QE KALOI VENDI YNE NEN DIKTATUREN ENVERIANE

Nga Eduard M. Dilo

Autori Leke Tasi , pas romanit te tij te pare “Koridori me Vetrate” dhe nje sere shkrimesh ne shtypin periodik shqiptar shfaqet para publikut me nje kryeveper -do ta quaja- , deshmi e gjalle me te verteta rrenqethese nga jeta qe kaloi ajo pjese e popullit tone , qe cnjerezisht vuajti , ne menyre krejt te padrejte nen thundren diktatoriale enveriane.
“ GRABJANI RREZE KODRAVE
Skena , personazhe, historia nga fshati i internimit”
keshtu e titullon librin , liber qe eshte nje pasqyre e gjalle , me te verteta tronditese e therese , qe asnjehere ata qe i kane provuar s’kane per ti harruar. Vepra , qe ne faqen e pare, deri ne fund , te mban te mberthyer e gjithe ankth , per episodet nga jeta reale , te paraqitura rrjedhshem, thjesht e me nje te vertete apsolute , mbajtur ditar ne ato kohe , ne ate realitet aq te dhimbshem e te tmerrshem. Eshte ajo e vertete jo fort e larget, qe ne perjetuam , eshte jeta e atyre familjeve qe vuajten te qenit Shqiptar ne Shqiperi!
Personazhet jane reale, jane ata qe kenaqin epshet djallezore te djajeve te kuq, qe kur pine gjak njeriu ndihen te lumtur.Ne anen tjeter kemi te skalitur po me emrat reale njerzit e vertete qe perpiqen e luftojne me djajte, per te mbijetuar ne kete kasaphane afro gjysme shekullore qe kudo reklamohej e trumbetohesh si parajse e vertete.
Sic shkruan ne Parathenien brilante i madhi Petro Zheji,
“Jane shkruar edhe te tjera deshmira letrare mbi vuajtjet e popullit tone nden Komunizem. Po ky tregim i gjate , ne forme ditari, ka dicka te vecante. Autori eshte dhe vete nje nga personazhet e shumta qe preshkruan , qe vuan dhe ai si shume te tjere denimin e padrejte te nje internimi cnjerezor qe kapercen kufinjte e cdo imagjinate te mundeshme dhe qe jepet me kthjelltesi e korektesi te mahniteshme ne nje varg skenash e episodesh rrenqethese me te gjitha ngjyrat e mugeta te nje ferri dantesk.
Autori nuk mjaftohet me nje pershkrim fizik te ngjarjeve po kerkon e zbulon , ne analizat e tij te gjata , te kujdeseshme , te thella e te hollesishme psikollogjike, politike, fillosofike rrenjet e fshehta qe i motivojne.
Dhe, fale nje stili te shtruar e te qete si ai i nje shkencetari qe heton me durim , kerrusur ne laborator mbi mikroskopin e tij , viruset e semundjes , e ben dhe lexonjesin te kuptoje, te shohe , te preke, te marre pjese shpirterisht ne gjithshka.
Asnje nga te denuarit nuk e di veten fajtor , ne mos qofte thjesht e vetem fakti i te qenurit krejt i pafajshem sipas Drejtesis , sipas Zotit , por jo sipas Padrejtesise qe cqeveriste vendin sipas djallit “la bestia trionfante”, te cilit duket se i eshte dhene (dhe s’dihet per sa kohe akoma …)nje pushtet i pakufishem.
…Shfaqet para nesh , si ne nje fantazmagori te frikeshme , nje galeri personazhesh krejtesisht te skalitur , qe japin e marrin dite e nate ne nje dyluftim te rrezikshem dhe te pabarabarte me djallin, duke u perpjekur te shpetojne jeten e tyre, dhe me shume se jeten , dhe me shume se cdo gje tjeter shpirtin e tyre te pavdekshem. Thote Krishti ne Ungjill:”c’i vlen njeriut sikur te fitoje qofte dhe tere boten , por te humbase shpirtin e tij?” Dhe sa e veshtire , sa ishte pothuajse e pamundur te mos e linje te shuhej ate shkendije qiellore ne ate kaos Ferri ku i Ligu , permes perfaqesuesve te tij te tejzellshem (njerez te sigurimit, spiune, provokatore, shkurt nje ushtri e tere me pleh njerezor te ketij lloji…) thurte rrjetat , ngrinte i palodhur , me nje mendjepjellori te pashterrshme grackat e tij dinake , te holla, te paparashikueshme, kjo pikerisht perben nje nga temat qendrore te romanit , te ciles Autori i kushton nje perqendrim te vecante”.
Autori si nje kirurg i rralle me nje bisturi mjeshteri - do te citoja ndoshta si xhevair aq te rralle librin ne tri volume te pavdekeshme te krenarise letrare shqiptare ”Rrno vetem per me tregue” te At Zef Pllumit - na ka dhene duke u bere dhe nje analize te thelle , ngjarjeve reale qe cdo dite pillte dhe vinte ne veprim ajo mendje vetem djallezore.
Sa tronditese, sa rrenqethese jane ngjarjet e pershkruara ne “Grabjanin rreze kodrave”- fshatin me emer tmerr dikur qe sot duhet te jete nje muze per vitet e diktatures. Eshte fshati tmerronjes ku mbijetonin ata njerez te mrekullueshem , qe padrejtesia dhe ligesia i trajtonte cnjerezisht , biles dhe me keq nga ne burgjet ferr qe kish ndertuar.
Ne liber gjen te pershkruar realisht -ne kete ditar qe ka mundur te shpetoje gjalle- , gjithe ato vegla qorre , qe ishin gjithshka vetem per te menduar , qe duke vepruar si porosit partia, keshtu perfitoj e jam mire.
Nuk jane vetem sigurimsat qe veprojne e sillen keq me te internuarit, por dhe brigadieret, pergjegjesat, biles dhe nxenesit e shkolles qe godisnin me gure jo vetem shtepite e te internuarve , por dhe vete te internuarit.
Keta injorante , benjamine te partise, me ate krenarine nga qe ishin vetem injorante, tregoheshin qe dic ishin e mundoheshin te te jepnin mend nga ato qe vete s’kane.
Tefta, personazh real -motra e autorit- te ben ta duash e ta admirosh per qendrimin e pamposhtur qe mban , duke u kacafytur pa ju trembur syri, me gjakpiresit . Mbledhjet e diskriminimet qe mundoheshin e i sajonin , ajo me paperkulshmerine aq te admirueshme , i kthente ne nje diskretitim per ata qe i drejtonin. Dhe per ta mposhtur Teften, kete shqiponje te vertete mali si ato te rritura ne Dhembel, , organizuan arrestimin e saj . Fjala e saj ne gjyq eshte nje embleme, qe kur e lexon , per kohe e kohe te gjate e ke me vete ngado qe shkon….
Presion te madh psikologjik i bene Teftes rreth familjes qe sic i thoshnin ata “te kane braktisur”; por Ajo me zgjuarsine dhe pamposhterine qe e karakterizonte u pergjigjet menjehre me nje ze te forte:” Nuk kam familje qe te me braktise mua , ata do te vine dhe ne fund te botes, vec ne qofte se nuk i kini lene ju….“
Gjyqi qesharak me krejt deshmi te rreme kur po i afrohej fundit, Kryetarja i drejtohet Teftes:”C’ke per te thene?”Tefta , gjakftohte dhe prere i thote:”Asgje!” Gjukatesia:”Me nje fjale je dakord me pretencen e prokurorit?” -Tefta: “Jo , dakord nuk jam…, por meshire nuk kerkoj , drejtesi e di qe nuk jepni aq me teper per ne te internuarit. Prandaj s’kam c’te them.”
Eshte me te vertete pika kulmore e librit jeta e Teftes, se paraqitet “kalvari i jetes se saj (1979-1982)me nje deshmi te rralle , ne mos unike ne detajimin e saj”.
Mendoj qe eshte nje liber Testament i gjithe atyre qe vuajten e mbijetuan nen ate diktature cnjerezore eshte nje kryeveper qe edhe te medhenjte e letersise boterore te ishin gjalle, do at lexonin me endje.
E, ne se do te ishte kjo kryeveper e perkthyer ne gjuhe te huaja, sidomos english, ashtu sic po veprohet dhe me kryevepren tjeter “Rrno vetem per me tregue”,bota do te mesonte se c’do te thote diktature komuniste qe kaloi vendi yne. Mbare njerezimi do te mesonte te verteten lakuriq,tamam ashtu si e perjetuam dhe e provuam mbi shpine, ne “parajsen shqiptare“.
Ne mbyllje po citoj perseri vazhdimin e parathenies, te Petro Zhejit:
“Fjala e autorit shnderron si nje shkop magjik , gjithcka prek ne ar poetik. Prania dhe pjesmarrja e tij thuajse mbinjerezore , si ajo e nje Shenjti , ne te gjithe vuajtjet e imagjinueshme dhe te paimagjinueshme, te cilave u neneshtrohen shoket e tij fatkeq te internimit eshte kaq e gjalle, kaq thellesisht e ndjere dhe vertete dhe kaq komunikuése sa pas leximit te romanit , te ketij procèsverbali krimesh te padegjuara te kryera pas mburojes se ligjit mbi viktima krejt te pambrojtura si dhe te pasojave te tyre katastrofale psikologjike s’qendron dot indiferent dhe pasiv ndaj se keqes ne bote, ndaj asaj qe Leopardi quante me terma poetike”..il brutto Poter che ascoso , a comun danno impera…”. Ndjen se dicka ka levizur , se dicka ka ndryshuar per te mire ne thellesine e shpirtit tend. Kaq e madhe eshte fuqia sugjestionuese , bindese dhe purifikonnjese e ketij shkrimi”.


New York, Shtator 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi