Agim Vuniqi: Liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës
Faqja 1 e 1

Liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës
Nga Agim Vuniqi
Qeveria dhe presidenti e thanë atë që duhet të thonin, ata e konsideruan të mbyllur debatin-bisedimet lidhur me nënshkrimin e protokollit dypalësh Euex-MUP i Serbisë. Si duket ky refuzim i njëanshëm do të zbutet për pak kohë, ashtu siç po i ndryshojnë qëndrimet, sa herë që bëhet presion në ta, gjë që do të ndodhë fatkeqësisht edhe tash, pas një presioni të vazhdueshëm të BE-së. Por, tash do të përballen edhe me presionin e brendshëm politik dhe qytetarë sidomos pasi që u ndriqua publikisht teksti i marrëveshjes, i cili ka shumë të meta, defaktorizon palën shqiptaro-kosovare, por edhe nuk krijon hapësirë për operacionalizimin kohor të saj. Edhe pse nuk ka ndonjë prononcim të qartë duket se pala kosovare do të pajtohet me modifikimin e Marrëveshjes, në emrim, jo në konceptimin e saj; të pafavorshëm për palën kosovare. Protokolli i bashkëpunimit policor, të cilit i japin konotacion të marrëveshjes teknike, do të bëhet një mollë sherri në mes të vendorëve dhe ndërkombëtarëve, ngase nuk po ndryshohet asgjë në raportet reciproke Kosovë-Serbi, bile as që po përflitet për tërheqjen e kërkesës serbe drejtuar Interpoit për burgosjen dhe ekstradimin e qytetarëve shqiptarë, fotografitë e të cilëve janë akoma të fiksuara në zyret e Interpolit. Nuk di si do të inkorporohet pala kosovare në këtë marrëveshje, nëse nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejt e hartimit të saj, apo ka marrë pjesë jasht syve të opinionit, duke qenë sekrete aq sa ishte plaçkitja e dhomës policore më të sigurt në Kosovë, ku u vodhën dëshmi të vefshme policore dhe gjyqësore, por edhe një shumë e konsideruar e parave, por edhe e drogës, si provë e mundshme në ndonjë nga proceset e hapura gjyqësore. Nuk është aq e madhe brengosja e Eulex-it për të luftuar krimin e organizuar, korrupcionin, trafikimin e qenieve njerezore..., aq sa karakterizohet me aspirata te qëllimshme politike, për të zbutur qëndrimet e brendëshme përbrenda BE-së dhe per t'ia hapur definitivisht rrugën Serbisë per të fituar statusin e shfrytëzuesit të vizës së bardhë Shengen, që si kundërshpërblim do të kishte njohjen e kufijëve "administrativë"-ndërkombëtarë të Kosovës (?), që njëkohësisht do të nënkuptone qarkullimin e lirë të qytetarëve serb në vendet evropiane, për të ndryshuar bindjet e tyre politike dhe, për t'iu përafruar Evropës sa më shumë, si dhe për të larguar vëmendjen e opinionit të brendshëm të saj nga influenca ruse. Evropa edhe tash u tregua shumë e butë në raport me Serbine, ngase atë e konsideron si partner të rëndësishëm të zhvillimeve të reja në Evropë, shumë më shumë se Kosovën, sovraniteti i së cilës është në lëkundje të vazhdueshme edhe për shkak të kufijëve të saj porozë. Si duket qëndrimi i deritanishëm "i shkopit" për të dorëzuar Mlladiqin, personin më të kërkuar pas Luftës së Dytë Botërore, të ndjekur për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, nuk solli suksesin e pritur, pra në vend se Evropa të rriste presionin ndaj Serbisë për të zbutur qëndrimin, ia dha krahun asaj edhe njëherë. Në rastin më të keq le të jet edhe ashtu, por jo mbi kurrizin e Kosovës. Zhvillimet e tilla të papritura kanë marrë hov edhe për shkak të pasivitetit evident të poitikës së jashtme shqiptare, e cila humbi efektshmërin e saj sidomos pas zhbërjes së GU, duke mos zhviluar hapat e mëtejmë të përbashkët, meqë poitika e jashtme e shtetit nuk është vetëm çështje e pozitës, por të një angazhimi të përgjithshëm bipartizan pozitë e opozitë, e cia tash për tash po shprehet me një rivalitet të brendshëm agresiv, e shumë të butë në raport me Serbinë, Eulexin, UNMIK-un, dhe në përgjithësi me dipomatët e huaj. Se a don Serbia t'i përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën apo jo, kjo është çështje e saj, por nuk mund te shkilet vullneti i mbi 2 milonë shqiptarëve per t'ia hapur shtegun Serbisë, meqë ajo duhet të plotesojë synimet per siguri te brendshme dhe të jashtme, dhe kontrollin e kufijëve te saj, si parakushte për të fituar statusin e përfituesit të vizës së bardhë të Shengenit. Edhe pse skandalet e diplomacisë serbe nuk u ndalën asnjëherë, si ai në kohën Sadamiane, por edhe pas Sadamiane, kur tash u kuptua se Serbia nuk ka ndalur asnjëherë miqësinë e përbashkët me regjimin kriminal të Sadam Hyseinit, duke i garazhuar në hangarët serbë 19 aeroplane të po këtij regjimi, të tipit rus MIG. Kjo nuk ishte ndonjë befasi, meqë Serbia kishte përkrahjen e madhe diplomatike prej Irakut, në kohën e dominimit te regjimit satrap te Sadam Hyseinit, por gjithashtu edhe të Sirise dhe te Libise qe konsideroheshin si eksportuesit e terrorizmit nderkombetare, lidhjet janë akoma të fuqishme. Lidhjet e Serbisë me keto shtete datojnë qysh heret nga periudha e Josip Brozit dhe Ligës së painkuadruareve, lidhje ideologjike që ishin të sforcuara edhe më pas, meqe partia Ba'ath ishte parti politike e influencuar nga ndikimi rus, me shume premisa të ideologjisë komuniste, që kishte si synim vendosjen e socializmit të modifikuar, duke i dhënë edhe ngjyrë fetare, për të mashtruar popullin e vet brenda përbrenda, duke mos lënë vend për asnjë mëdyshje, ngase gjenerata e mesme e politikanëve të tyre por edhe ajo më e vjetër ishte shkolluar nëpër univerzitetet ish-jugosllave. Gjithashtu kjo miqesi ishte edhe pjesë e marrëveshjeve të ndërsjellta ushtarake, për trajnimin e oficereve te rinje, pilotëve..., ata me vone përbënin edhe bërthamen kyçe të kuadrove udhëheqëse ushtarake. Nga ky partneritet kishin lindur edhe martesa te perziera, qe e ngulmonin ne skajshmëri "dashurinë ideologjike", për atë edhe është vështirësuar hetueshem ndikimi i diolomacisë kosovare për ta njohur ndërkombëtarisht Kosoven e pavarur. Nuk mund të shuhet aq lehtë propaganda e kohës së Naserit per miqësinë me jugosllavo-serbet, kur kanalet qendrore te lajmeve ne Egjipt madhëronin lidhjet ideologjike, përfshirë ajo me Asadin e vjetër, kolonel Gadafin, mbretin Hysein..., por edhe ndikimin e fuqishëm rus, që ka bërë furnizimin e këtyre vendeve me armatim dhe teknoogji ushtarake, por që ka bërë trajnimin e oficerëve të rinjë. Do si do një marrëveshje e tilë çfarë po prezantohet në opinion përveq që është poitikisht e dëmshme, në këtë fazë, po hap dyert e bisedimeve serbo-shqiptare, para dhënjesë së mendimit të GJND, dhe po krijon paqartësi konstitucionale, por edhe po debalanson raportet Kosovë Serbi, meqë marrëveshja po bazohet në rezolutën 1244, dhe po zvetnon kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe po dobëson pozicionin diplomatik të saj, para seancës preliminare të GJND-së dhe, para pranimeve të reja ndërkombëtare. Krahas këtij debakli të mundshëm politik-dipomatik, po rriten gjasat për shtim të tensioneve në Mitrovicën e Veriut, dhe po shtohen gjasat e përzierjes së drejtpërdrejtë të MUP-it serbë në territorin e Kosovës. Deri më tash është përmendur se një marrëveshje e tillë është nënshkruar me shtetet fqinje, por po harrohet qëlimisht një fakt shumë i rëndësishëm se Kosova nuk ka qenë me ta në luftë në njërën anë, por në anën tjetër këto shtete e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, gjithashtu nuk kanë shfaqur pretendime territoriale ndaj saj. Nëse Serbia deri më tash nuk reaizojë asnjë nga premtimet ndërkombëtare, por edhe djegu ambasadën amerikane, shumëherë shfaqi urrejtjen e hapur ndaj perëndimit, por në anën tjetër po financon pushtettin paralel në enkavat serbe me mjetet që akordohen për zhvillimin e saj, pot edhe duke shlyerë borgjin mbi 0.5 miiardë dollarë ndaj BB. Nëse institucionet e Kosovës pranojnë përbuzjen që do të manifestohet me defaktorizimin e plotë të institucioneve, atë që mund të bëjnë më së paku është kërkesa për referendum, që qytetarët të vendosin për të ardhmen e Kosovës, ngase Kosova dalëngadalë po humbë sovranitein e saj të jashtëm, dhe po vjen në pozitë konstitucionale të ciën e kanë Iranda Veriore, Skotanda dhe Uellsi, të cilat kanë shumë prerogativa shtetërore, por kufijtë e jashtëm të këtyre shteteve janë në kuadër të Britanisë së Madhe. Për të mos ardhur deri te një situatë e tillë institucionet kosovare duhet të jenë më transparente, por tash për tash me vazhdimin e mëtejmë të procesit të decentralizimit do të futë Kosovën në rrugë qorre, që poitikisht dhe me dipomaci e ka vështirë të del nga kurtha që po i gatitet, liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në Republikën e Kosovës...?
» Agim Vuniqi: Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
» Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
» Agim Vuniqi: 28 Nëntori, Vidovdani..., cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?
» Agim Vuniqi: A e kapërceu Republika e Kosovës "fruthin" politik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi