Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush
Nga Agim Vuniqi
Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt, është njohur ndërkombëtarisht nga 62 shtete, përfshirë SHBA, shumicën e shteteve të BE-së dhe NATO-s, dhe disa shteteve të Azisë dhe Lindjes së mesme. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të angazhohen në drejtim të pengimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, deri më tash me sukses. Por gjërat kanë filluar të ndryshojnë në të mirë të Kosovës, që nga Konferenca e donatorëve, e mbajtur në Bruksel, duke i ndarë Kosovës 1.2 miliardë euro ndihma, që përveq plotësimit të nevojave të rëndësishme në realizimin e projekteve të ndryshme, do të josh edhe shumë investitorë të jashtëm, meqë Kosova së shpejti do të bëhet anëtare me të drejta të plota në FMN dhe Bankën Botërore.
Një perpsektivë e tillë ka fituar dritën jeshile nga SHBA që është sponzoruesi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të saj. Kjo dukej sheshazi në takimin historik të liderëve të Kosovës: presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me ish-presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë: George W. Bush. Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George W. Bush dhe Sekretares së Shtetit Zj. Kondeleza Rice me udhëhëqësit e lartë të Kosovës shënonte një ngjarje të jashtëzakonshme dhe me vlera të mëdha historike për shtetin me të ri në botë - Kosovën. Ky takim do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA -se për zhvillimet e mëvonshme në vend, përkrahjen që kjo supërfuqi i ofron shtetit më të ri, demokratik e "shumetnik" në botë. Kjo vizitë flet për një progres të suksesshëm të Kosovës për sa i përket sigurisë e stabilitetit në vend e rajon, si dhe premton që: Kosova do të jetë shumë shpejt pjese e NATO-s, BE-se dhe e të gjitha Institucioneve Ndërkombetare.
Kjo frymë e bashkëpunimit po shënon një etapë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, atë të relaksimit të raporteve ndëretnike në Ballkam, pas përfundimit të një lufte të përgjakshme, të imponuar nga Serbia. Kosova të cilën e futi nën sqetull SHBA, po shënon ngritje të theksuar të partneritetit me BE-në, SHBA dhe mekanizmat tjerë të rëndësishëm: FMN, Banka Botërore, duke u angazhuar në drejtim të plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE dhe në NATO, në një të ardhme të afërt.
Etapa e re në marrëdhëniet SHBA - Kosovë filloi me angazhimin e ish presidentit amerikan Bill Klinton i cili frymëzoi aleancën politiko-ushtarake të NATO-S më 1999 kundër genocidit të egër serb të Milosheviçit në Kosovë. Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe përkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ish-Presidenti i nderuar George W. Bush e pat vënë në qendër të politikës së tij përkrahjen dhe ndihmën për shtetin e ri e të pavarur të Kosovës. Një sërë nismash dhe vendimesh janë marrë nga SHBA me fjalën dhe mendimin e ish-presidentit Bush. Këtu përfshihet armatosja e e Kosovës, organizimi i tryezës së donatorëve, që tejkaloi edhe parashikimet më optimiste.
Zeniti i marrëdhënive të shkëlqyera Kosovë-Amerikë kulmoi më 21 korrik 2008, po atë ditë kur Bushi takoi për herë të parë në zyren ovale udhëheqësit e Kosovës: Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilët shtërngoi duart shumë miqësisht, ishte ky një lajm i gëzuar që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët e sidomos ata në SHBA. Eshtë ky një pranim i rëndësishëm i miqësisë shqiptaro-amerikane, që kurorëzojë projektin e jashtëzakonshëm të pavarësisë së Kosvës.
Ish-Presidenti i SHBA-ve George W. Bush u premtoi presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, në takimin e atëhershëm, se ai do të përpiqet që të bind më shumë shtete të përqafojnë lidhjet diplomatike me shtetin e ri të Kosovës. "Unë u zotova se SHBA do të vazhdojë të punojë me ato shtete të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën e pavarur, që t'i bind ato të bëjnë njohjen sa më shpejt që është e mundur" u thonte Bushi reporterëve. Sa për rikujtim, ai kishte thënë se është takuar në zyren ovale me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët bënë vizitën e parë në SHBA si liderë të Kosovës së pavarur. "Unë jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Unë jam kundër çfarëdo coptimi të Kosovës", thonte Bushi "Unë çmoj kurajon tuaj, Unë çmoj lidershipin tuaj, dhe jam zotuar që SHBA t'ju ndihmojë të realizoni ëndërrat tuaja." Ish-Presidenti amerikan kishte ripërtrirë gjithashtu mbështetjen e tij që Kosova t'i bashkangjitet aleancës së NATO-s dhe BE-së.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: 28 Nëntori, Vidovdani..., cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?
» Agim Vuniqi: Sindromi i Banana Republikës...1?
» Xhesika Vula:Monumenti kushtuar vizitës që presidenti i SHBA, George W. Bush zhvilloi 4 vjet më parë në qytetin e Fushë Krujës është ngrit tani ...
» Agim Vuniqi: Liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës
» Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në Republikën e Kosovës...?
» Agim Vuniqi: Sindromi i Banana Republikës...1?
» Xhesika Vula:Monumenti kushtuar vizitës që presidenti i SHBA, George W. Bush zhvilloi 4 vjet më parë në qytetin e Fushë Krujës është ngrit tani ...
» Agim Vuniqi: Liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës
» Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në Republikën e Kosovës...?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi