Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lavdim Luta:Ne jemi gjithmonë përgjegjës për gabimet tona

Shko poshtë

Lavdim Luta:Ne jemi gjithmonë përgjegjës për gabimet tona Empty Lavdim Luta:Ne jemi gjithmonë përgjegjës për gabimet tona

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:10 pm

Ne jemi gjithmonë përgjegjës për gabimet tona

Lavdrim Lita
Ka shumë alibi

Forca jetësore është një forcë e brendshme, një energji që e do jetën dhe e transmeton atë. Shfaqet në një mënyrë të thjeshtë si gëzimi për të qenë i pranishëm, në entuziazëm, në optimizëm... Ka disa njerëz që zgjohen të gëzuar në mëngjes, për t’u pasur zili, dhe dalin nga shtëpitë, kuriozë drejt një bote me shumë fytyra. Është e çuditshme në këtë Shqipërinë e transicionit, por ja që ka, ekzistojnë.
Po këta njerëz dinë të përballen me situata më të vështira dhe nga më të rrezikshmet; për shembull policia apo zjarrfikëset. Natyrisht edhe ata vuajnë, edhe ata kanë frikë, por nuk e lënë vetën në dëshpërim, por reflektojnë, eksplorojnë, kërkojnë zgjidhje të reja... e në fund e gjejnë një rrugëdalje.
Shumë mendojnë se cilësitë më të rëndësishme për të përballuar botën janë ashpërsia, qëndrimi dhe vullneti. Në të vërtetë janë po të rëndësishme cilësi si krijimi, kurioziteti, elasticiteti, kapaciteti për të ulur tensionet, e të nxjerrin një kënaqësi nga puna që po bën. E megjithatë është kapaciteti për të analizuar vetveten, veprimet që bëjmë, për të parë gabimet e më pas duke i korrigjuar ato në vend. Shumë veta ua vënë fajin fatkeqësive, për mossukseset e veta, fatit apo sidomos të tjerëve. Gjithsesi, thonë se problemi është jashtë tyre... Qahen, kritikojnë të gjithë e gjithçka dhe përfundojnë duke u bërë të trishtueshëm e të mërzitshëm. Por në të shumtën e rasteve, ne jemi përgjegjës të mossukseseve tona. Sepse jemi përtacë, nuk jemi të angazhuar sa duhet, sepse jemi megalomanë, arrogantë, apo shumë naivë e që besojmë shpejt. Kush ka një vitalitet kërkon gjithmonë të parashikojë konsekuencat, pasojat e veprimeve, edhe kur gjërat shkojnë keq kanë forcat për të kuptuar se ku kanë gabuar e më pas marrin një shteg tjetër të ri. Personalitet që me të vërtetë krijuese rigjenerohen në vazhdimësi, janë gjithmonë fringo, gjithmonë, të paktën në shpirt janë të rinj.
Kush është i pasur me jetë arrin ta njohë jetën e nuk i frikohet asaj. Këta persona, pra, dinë të kapin, të zgjedhin në të tjerët cilësitë pozitive për t’u vlerësuar. Kush është i pasur me jetë jep jetë, gjeneron jetë. Dhe jeta jep forcë, besim, shpresë, dëshirë për të vepruar. Dy virtyte të padiskutueshme për ata që duan të krijojnë, të ndërtojnë në çdo fushë, shkencë, artistike apo politike. Të gjitha personazhet që ka lënë gjurmë në histori kanë ditur gjithmonë t’i zgjedhin bashkëpunëtorët e t’i mbushin mendjen, duke i stimuluar, motivuar e duke shkaktuar entuziazëm. Kush nuk beson, kush nuk ka pasione, kush nuk di të dashurojë, nuk di të ëndërrojë, nuk di të dhurojë, nuk prodhon asgjë dhe nuk lë asgjë, është më i ulët se Egoarku... Dhe këtu nuk e kam për Ramën, por për Edat e Shqipërisë. Duke ardhur në këto ditët tona e mes nesh, ky shtegtim shpërfaq, të thuash, njëlloj keq-anticipimi të së drejtës dhe dritëzbehjes së saj në kufi të përmbysjes së verdiktit popullor. Konflikti në shoqërinë shqiptare acarohet edhe nga alibia e së resë, ose më mirë e pseudo të resë. Madje ajo më e keqja është e prodhuar nga politika, e destinuar te jetë e re e papërgjegjësi, si për të kaluarën, ashtu edhe për të sotmen. Humbja nuk pranohet nga askush, por kur kjo është e kuptuar nga ata që ke përreth së paku duhet të të bëjë të dyshosh se je në rrugën e gabuar. Po bojkoton jetën dhe lirinë tënde si sipërmarrës i saj.
Përse përdoren alibitë? Është kaq e rëndësishme të kesh një alibi sot? Pse përgjegjësia është një tabu në shoqërinë shqiptare? Zgjedhja e presidenti amerikan Obama ishte një kënaqësi për tërë botën, u pëlqeu pothuajse të gjithëve, në botë, por edhe në Shqipëri. Por në fjalimin e parë si presidenti i SHBA-ve, ai foli për një “përgjegjësi të re” ndaj botës. Kantautori i madh italian Francesco De Gregori në një këngë të tij thotë: “Historia jemi ne, asnjë të mos të ndihet i ofenduar, asnjë të mos të ndihet i larguar”... Ne jemi përgjegjës për gjithçka që ndodh duam apo s’duam ne.
Shpesh na ndodh të akuzojmë të tjerët për gjërat që nuk shkojnë, ose detyrën për të ndryshuar. I drejtojmë gishtin duke mos parë me ndershmëri brenda nesh, duke filluar ndryshimin tek ne. qahemi se nga trafiku i çmendur i qytetin tonë, ose ndotja e madhe që absorbojmë çdo ditë, ose për ekonominë, të stresit, të shëndetit…por çfarë bëjmë në konkretisht çdo ditë? Pak ose asgjë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi