Mërgimtarët nuk e harrojnë atdheun
Faqja 1 e 1
Mërgimtarët nuk e harrojnë atdheun
Mërgimtarët nuk e harrojnë atdheun
Njëri nga organizatorët e klubit “Mërgata Shqiptare”, Xhevat Bekaj nga Klina, i cili jeton dhe punon në Gjermani, duke përkujtuar se ky është viti i dytë që ndahen mjete financiare nga organizime të tilla për familjet me nevojë, thekson se synim i këtij aksioni në radhë të parë është që t’iu vihet në ndihmë atyre familjeve që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.
Kushtet e rënda ekonomike në të cilat jetojnë shumë familje kosovare, ka shtyrë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, më saktësisht në Bajern Dingolfing Landau, që të ndërmarrin për herë të dytë aksionin për organizimin e turnirëve të futbollit, me ç’rast mjetet e grumbulluara ua kanë ndarë dhjetë familjeve që jetojnë në varfëri të skajshme në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Besianës. Bashkatdhetarët premtojnë se aksione të ngjashme do të organizojnë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se nevoja për ndihma të tilla është e madhe.
Me turne futbolli ndihmohen familjet e varfëra
Në Kosovë sipas statistikave të Bankës Botërore, 45 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri, 15 për qind në varfëri të skajshme, ndërkaq 18 për qind të qytetarëve të tjerë janë të rrezikuar nga varfëria. Qeveritë e deritanishme të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje që të bëjnë diç për ta zbutur këtë gjendje të rënduar, përderisa ndihmat e dedikuara për raste sociale prej 65 eurosh nuk mjaftojnë as për barna e lëre më për gjëra të tjera elementare.
Një gjendje e tillë e familjeve, e sidomos e atyre që kanë dhënë kontributin e çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte shtyrë vitin e kaluar bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Bajern Dingolfing Landau të Gjermanisë të ndihmojnë familje skamnore nga komuna e Deçanit, Pejës dhe rajoni i Drenicës. Mirëpo, ata nuk janë ndalur vetëm me kaq, duke organizuar edhe sivjet një aksion të ngjashëm, ku kanë grumbulluar të holla nga organizimi i turneve në futboll të vogël, me të cilat kanë ndihmuar dhjetë familje në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Besianës. Dy familje janë ndihmuar me nga 300 euro dhe tetë familje të tjera me nga 250 euro.
Njëri nga organizatorët e klubit “Mërgata shqiptare”, Xhevat Bekaj nga Klina, i cili jeton dhe punon në Gjermani, duke përkujtuar se ky është viti i dytë që ndahen mjete financiare nga organizime të tilla për familjet me nevojë, thekson se synim i këtij aksioni në radhë të parë është që t’iu vihet në ndihmë atyre familjeve që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.
“Ky donacion vjen nga disa bashkatdhetarë, që jam edhe unë prezent me ta, nga Gjermania më saktësisht nga Bayerni (Dingolfing e Landau), thotë Xhevat Bekaj. Kemi vendos që të bëjmë kësi organizimi, futboll të vogël, turne humanitar, ku shfrytëzoj rastin që të përshëndes të gjithë pjesëmarrësit dhe t’i falënderoj, posaçërisht organizatorët, pa të cilët nuk kishte pas mundësi të organizohet kësi lloj turneu. Për më tepër, ai premton se edhe vitin e ardhshëm do të organizohen dy turne të futbollit, njëri në dimër dhe tjetri në verë, ku mjetet që do të grumbullohen me këtë rast do t’iu dedikohen familjeve skamnore, ndërsa familjet që do të përzgjidhen do të jenë nga komuna e Lipjanit, Ferizajt dhe të tjera të cilat jetojnë në varfëri të skajshme.
Falënderohen familjet e ndihmuara
Njëri nga përfituesit e kësaj ndihme është edhe ish-ushtari i UÇK-së dhe invalid i luftës, Jahir Igrishta nga Stanovci i Poshtëm i Vushtrrisë, familja e të cilit jeton në kushte shumë të vështira. Igrishta shprehet shumë mirënjohës për ndihmën e bashkatdhetarëve nga Gjermania: “Ndihma kemi marr vetëm ndihmat sociale të komunës, më herët nuk kemi pas këtë mënyrë një ndihmë me përjashtim, ndoshta ndonjë i afërm, përndryshe çfarë kushtesh po duket s’kam çka flas më tepër. Mundësitë për punë janë minimale se me shëndet nuk jam mirë as vetë, as shoqja. E çmoj lart këtë kontribut të këtyre njerëzve të mirë dhe iu uroj suksese për veten e tyre, dhe normal që kur them për veten e tyre, dhe ju bien mend për neve sikurse në këtë rast, i falënderoj”, ka thënë ai.
Ndihma e bashkatdhetarëve tanë nga Gjermania ka sjellë gëzimin edhe në familjen Perquku nga Cecelia e Vushtrrisë, kryefamiljar i së cilës është Sevdie Perquku, e cila jeton me katër fëmijë, pasi që bashkëshorti i ka ndërruar jetë.
“Burri më ka vdekur që 9 muaj. Jetoj me katër fëmijë. Jetoj vetëm me një ndihmë sociale, ndihmë nuk kam prej askujt. E falënderoj shumë këtë ndihmë, pak a shumë e zbut varfërinë, katër fëmijë i kam në shkollë”, ka thënë Perquku.
Ndërsa, pjesë e kësaj ndihme që kanë pasur fatin të gëzojnë ishin edhe disa familje që jetojnë në lagjen e Kuvajtit në Besianë. Nyrie Syla, e cila jeton në një barakë në këtë lagje pasi që shtëpia i është djegur në luftë, çmon lart ndihmën e ofruar, duke thënë se të hollat do t’i shpenzojë për të mjekuar vajzën e saj, e cila është me aftësi të kufizuara. Ajo thotë: “Burri më ka vdekur. Jetoj me pesë fëmijë, e kam çikën e sëmurë. Shtëpia më është djegur në luftë, jetoj në baraka. Ju falënderoj juve shumë dhe bashkatdhetarët nga Gjermania. Kjo ndihmë do të na ndihmojë mirë se e kam qikën me tarapi. Ju falenderoj shumë”.
Gjithashtu klubi “Mërgata shqiptare” nga Gjermania iu ka ofruar ndihmë edhe disa familjeve që jetojnë në kushte shumë të vështira në lagjen Fusha e Pajtimit, në Prishtinë.
Muzaqete Salihu, e cila jeton në njërin nga kontejnerët në këtë lagje së bashku me tre fëmijët e saj, pasi që shtëpinë ia kanë djegur serbët në luftë, shprehet mirënjohëse për ndihmën, duke thënë se ajo do të zbusë sadopak varfërinë me të cilën përballet prej kohësh, ndërsa përkujton se për të siguruar një kafshatë bukë i është dashur të shesë edhe zinxhirin. “Shumë faleminderit prej juve. Ndihmë s’kemi pak a shumë ashtu-kështu, ka ba vaki e kam hequr zinxhirin e kam shit për miell se s’kam pas, kushtet e dobëta, sëmurë, me një social. Ashtu si kam mundur një vit e gjysmë kemi jetuar”, shprehet Salihu. Njëra nga familjet që jetojnë në këtë lagje për tre vjet e gjysmë është edhe ajo e Lifa Ramadanit, e cila nuk kursen fjalë miradije për ndihmën modeste të bashkatdhetarëve tanë, të cilët i falënderon nga zemra: “Faleminderit shumë bashkatdhetarët e Gjermanisë që na kanë ofruar këtë ndihmë”.
Enver Retkoceri, i cili jeton në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ka thënë se kushtet me të cilat ai ballafaqohet janë shumë të vështira, pasi merr vetëm një ndihmë sociale, e cila nuk i mjafton për të mbajtur pesë anëtarët e familjes: “I falënderoj vëllezërit shqiptarë që gjenden në Gjermani, tjera shtete që kanë ofruar këtë ndihmë kushtet, po i shihni qysh i kemi, me punu askund jo”, thekson Retkoceri i mbërthyer nga emocionet.
Ndryshe, sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria mbetet një ndër shqetësimet kryesore në Kosovë. Si pasojë e shkallës së lartë të varfërisë, pasojat janë shumëdimensionale, duke filluar prej çështjeve personale, familjare, por edhe në nivel të shoqërisë.
K.P

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mërgimtarët i mbeten besnikë Kosovës
» Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
» Rama dhe Vucic harrojnë incidentet, takohen përsëri në Beograd
» MËRGIMTARËT SHTROJNË K Ë R K E S Ë U R GJ E N T E
» Mërgimtarët po plaçkiten gjatë transitit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi