Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samsung: Laptopi OLED në fund të vitit 2010

Shko poshtë

Samsung: Laptopi OLED në fund të vitit 2010 Empty Samsung: Laptopi OLED në fund të vitit 2010

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:27 pm

Samsung: Laptopi OLED në fund të vitit 2010

Samsung ka theksuar se do të prodhojë laptopat e parë komercial me ekran OLED, pas një viti.


Samsung: Laptopi OLED në fund të vitit 2010 Oled%20(Small)

Duke folur në lansimin zyrtar në IFA të produkteve X-Series dhe N-Series, laptop dhe netbook, Kyu Uhm, lider i shitjeve botërore dhe i marketingut për Divizionin Kompjuterik të Samsung, tha se kompania është duke shikuar para për të paraqitur laptopa OLED në fund të vitit 2010. “Samsung është prodhuesi më i madh në botë për ekrane OLED. Dhe sapo do të bëhen këto produkte komerciale për laptopë, ne do t’i adaptojmë ato” tha ai. “Ndoshta në çerekun e tretë gjatë vitit të ardhshëm”. Kjo do të thotë se pas një viti prej ditës së sotme ne do të kemi laptop OLED. Ndoshta, Patick Pove, Menaxher i Produkteve Evropiane, ishte shumë i shpejtë për të shtuar se analisti Garnter beson se laptopat OLED do të bëhen standard në gjysmën dekadën e ardhshme. Dhe Samsung është i gatshëm për këtë ide, duke pasur parasysh se edhe më parë pati shpalosur një prototip OLED.
Povel më herët ka deklaruar se kompjuteri do të bëhet më personal se kurrë më parë, dhe ditët e një kompjuteri në shtëpi janë të numëruara. “Ne jemi duke lëvizur drejt trendit një PC për një person, gjë që do të thotë se kompjuteri po bëhet më personal... rritja po vjen nga fundi i ultë” shtoi ai kur bisedonte për netbook-ët N-Series. Ai shpjegoi se X-Series është i fuqizuar nga një procesor me voltazh të ulët nga Intel, që përfaqëson bashkimin më të mirë të dhe mobilitetit, dhe se konsumatorët nganjëherë janë dëshpëruar nga fuqia e mangët e netbook-ut. “60% e njerëzve nuk e dinë dallimin mes një notebook dhe një netbook” shpjegoi ai duke u bazuar në një hulumtim të kryer kohë më parë. “Pse blejmë një laptop të ri? Për shkak se ata nuk janë të kënaqur me performancën”.
“Vetura netbook vozitë në 100 km/h, kurse konkurrentët tonë vozisin në 150 km/h. Caku për ne është 200 km/h. Me X-Series kanë përfunduar ditët kur ju është dashur të zgjidhni mes dizajnit dhe performancës” shtoi Povel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi