Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?!

Shko poshtë

Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?! Empty Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:43 pm

Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?!

E përgatiti: Diella XHOKLI



Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?! Mcc


Si duket jeta e Michael Jackson-it i është ‘servuar’ të gjithëve dhe çdokush mund të shtoj apo të heq diçka. Tani po qarkullojnë fjalët se aktori Macaulay Culkin është babai biologjik i djalit të Michael-it Blanket-it, emri i vërtetë Prince Michael II. Ylli i filmit “Home Alone”, thuhet se ka dhuruar spermën e tij për t’i ndihmuar Jackso-s të krijojë djalin e tij Prince Michael II, por nëna është ende e panjohur. Culkin tani 29-vjeçar, dhe Michael ishin shokë që nga viti 1990. Aktori rregullisht ka vizituar këngëtarin në ranqin e tij në Neverland. Një burim tha: “Është e sigurt që Michael dhe Culkin ndanin një lidhje shumë unike. Tani dolën këto thashetheme se Mack, kështu e thërriste Jacko, është babai biologjik i të voglit Blanket”. Disa miq të Jackso-s kanë thënë se ai nuk është babai i vërtetë i Blanket-it, i vëllait të tij Michael, apo edhe motrës së tyre Paris. Që nga fjalët se aktori i mirënjohur i Hollywood-it është babai i vërtetë i Blanket-it dolën shumë spekulime të tjera. Tani disa burime të ngushta me këngëtarin pohuan se ylli i “Thriller” kishte kërkuar spermën nga aktori për ta kompletuar familjen e tij ‘perfekte’. Më pas ata shtuan: “Ky nuk është një mashtrim, edhe Culkin kishte dyshuar se ishte babai i të voglit Blanket. Aq shumë emra janë përmendur, aq shumë prindër saqë kjo mbetet ende dyshuese. Por Jackson dhe Culkin ishin shokë të ngushtë. Ai ishte njëri ndër personat që Jacko i besonte më së shumti, dhe ai asnjëherë nuk e zhgënjeu. Vërtetë Jackson e adhuronte atë, prandaj edhe i kërkoi spermën e tij. Mendoj se thellë në zemër ai dëshironte që Mack të ishte djali i tij. Krijimi i Blanket ishte gjë e mrekullueshme”. Ndërsa Culkin ka thënë se nuk do të komentojë asgjë në lidhje me shokun e tij më të mirë. Dje vëllai i Jacko-s ka konfirmuar se këngëtari nuk i ka fituar fëmijët e tij në mënyrë të zakonshme. Ai tha: “Ata janë fëmijët e Michael-it, pa marrë parasysh prej nga kanë ardhur”. Michael Jackson do të varroset të enjten në një arkivol të artë në Hollywood Hills.
Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?! -michmc.JPG
Michael Jackson dhe Macaulay Culkin
Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?! Blanket
Blanket
Edhe një ‘baba’ i fëmijëve të Jackson-it?! Macaa
Macaulay Culkin
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi