Gati të nisë qeveria 'Berisha 2'
Gati të nisë qeveria 'Berisha 2'
Gati të nisë qeveria 'Berisha 2'
Bota sot, Tiranë
Drejtësia, Diplomacia dhe Ministria e Brendshme shpallen nga kryeministri Berisha si dikasteret prioritare
Lulzim Basha merr dikasterin e Ministrisë së Brendshme.
Lulzim Basha merr dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Bujar Nishani atë të Drejtësisë, Arben Imami atë të Mbrojtjes, Xhaferri atë të Turizmit, ndërkohë që Genc Ruli emërohet në krye të dikasterit të Bujqësisë. Rikonfirmohen Bode, Olldashi dhe Pollo
Publikohen emrat zyrtarë të qeverisë së re “Berisha 2”. Pas firmosjes së dekretit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, lidhur me propozimin e mazhorancës për emërimin e Berishës në postin e kryeministrit, vetë kryeministri i vendit, pak orë më pas, publikoi nga kryeministria emrat e kabinetit të ri qeverisës. Pas konsultimeve të gjata kohore, kreu i qeverisë Berisha nuk e ka pasur aspak të lehtë ndarjen e posteve ministrore ndërmjet deputetëve të PD-së dhe partive të tjera aleate, kjo për shkak të cilësive dhe nivelit të lartë profesional dhe intelektual që mbizotëron në parlamentin e ri, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Kryeministri Berisha në bashkëpunim me aleatët e tij politik, me të cilët do të bashkëqeverisje, si kreu i LSI-së Ilir Meta dhe atë të PR-së Fatmir Mediu, konkretizojnë në kohë rekord dhe brenda afateve kushtetuese, formacionin më të mirë qeverisës që do të udhëheqë Shqipërinë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Në daljen e parë publike, për qeverinë e re, kryeministri Sali Berisha deklaroi formacionin qeveritar të përbërë nga 15 ministri, nga të cilat 3 i përkasin LSI-së, 1 PR-së dhe të tjerat partisë fituese të zgjedhjeve të 28 qershorit, Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha u shpreh se, e pa të udhës që pas konstituimit të parlamentit, të njihte shqiptarët me ministrat e kabinetit të ri qeverisës.
“Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në 5 ditët e para vendi kishte qeveri, por që nga ajo periudhë qytetarët shqiptarë presin emrat e ministrave të qeverisë së re. Është një proçes kushtetues në tërësi. Pas konstituimit dhe zgjedhjes së kryetarit të parlamentit, Presidentit i është dorëzuar propozimi për kryeministrin, ndaj edhe unë jam sot këtu, për t’ju njohur me ministrat që do i propozohen një ditë më vonë presidentit”, u shpreh kryeministri Berisha.
Kësisoj, Ilir Meta përveç postit të Zëvendëskryeministrit do të mbajë edhe atë të ministrit të Jashtëm. Bujar Nishani do jetë ministri i ri i Drejtësisë. Ridvan Bode do drejtojë sërish ministrinë e Financave kurse Lulzim Basha do të mbajë postin e ministrit të Brendshëm. Genc Ruli do drejtojë ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndërsa ministër i Mbrojtjes emërohet Arben Imami. Dikasterin e ministrisë së Transporteve Punëve Publike dhe Telekomunikacionit do ta drejtojë Sokol Olldashi. Ministër i Arsimit dhe Shkencës është emëruar Myqerem Tafaj. Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta emërohet Spiro Ksera. Gjithashtu, një nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, do drejtojë ministrinë e Turizmit. Fatmir Mediu do drejtojë ministrinë e Mjedisit. Nga radhët e LSI-së, Petrit Vasili do të jetë ministri i Shëndetësisë, ndërsa Dritan Prifti do jetë ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve. Ndërkohë që pranë Këshillit të Ministrave do funksionojë një ministri e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, dhe do drejtohet nga Genc Pollo. Ndërsa, Majlinda Bregu është riemëruar ministre e Integrimit.
Ministrat, pritet që t’i propozohen për dekretim gjatë ditës së sotme Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Kreu i qeverisë Berisha shtoi se nuk e ka pasur aspak të lehtë në përzgjedhjet për postet ministrore. Sipas kryeministrit, kjo erdhi si shkak i personaliteteve të shumta që disponon legjislativi i ri. “Theksoj se jam përpjekur të bëj përzgjedhjet më të mirë, por kur e ke të vështirë për shkak të personaliteteve të shumta të këtij parlamenti, nuk mund të them se kam arrit të përsosurën, por kjo qeveri e integrimit do të japë kontributin e saj për një Shqipëri Evropiane, në përputhje me zotimet tona”, garantoi kreu i qeverisë.
Jeni shprehur për përfaqim të grave, por në kabinetin e ri shohim vetëm një grua, ministren e Integrimit Majlinda Bregun?
Është vetëm një fillim. Le ta marrim si të tillë.
Në adresë tuajën është dërguar një letër e disa analistëve, lidhur me përfshirjen e Mediut në qeveri. Si e keni pritur këtë letër të analistëve?
Unë kam një marrëveshje me PR-në, që do të qeverisim së bashku pas zgjedhjeve. Jam shprehur publikisht se unë nuk do të diktoj, por të do respektoj vendimet e forumeve të PR-së, sepse unë për zonjën Godo kam respektin më të palëkundur. Ka bërë një punë të madhe. Për mua, kandidatura që do të sillej nga PR do të miratohej. Nuk mund t’i diktoja PR-së, kandidaturën. Për Fatmir Mediun ka pasur një akuzë për korrupsion, thuhej më saktë, se ka anashkaluar ushtarakët, kjo akuzë ra. Ka një akuzë për shpërdorim detyre. Unë ju garantoj se kjo qeveri do të respektojë çdo vendim të qeverisë. Dua të jem i qartë se për qeverinë dhe mazhorancën time, imuniteti nuk ekziston. Ky standard i gjithëfuqishëm gjatë kësaj maxhorance. Mendoj se paragjykimi nuk i shërben askujt. Një akuzë e madhe dhe që ra vetë andej nga u nis, atëherë Mediu është i hapur, mazhoranca ime është e hapur.
Kur e vendosët këtë qeveri që publikuat sot?
Kjo është qeveri, rezultat i konsultimeve të gjata 2 mujore. Jam konsultuar me aleatët e mi, jam konsultuar gjerësisht. Jo me ata që janë në konflikt interesi me konsultimin
Ju theksuat se nuk keni arritur përsosmërinë, kjo ka të bëjë me ndonjë pakënaqësi?
Kam aty 40-50 deputetë që mund t’i bëja ministra. Rrethanat më kanë bërë dhe fakti që janë vetëm 15 gjithsej, nuk e kam pasur të arsyeshëm të lëvizja nga kuadri.
Pse nuk keni ftuar PDI-në në qeveri?
Në qeverisje do të jetë PDI, në qeveri është çështja. Jam i sigurt se PDI do të përfaqësohet qartësisht në qeverisje. Ka edhe shumë poste dhe funksione të tjera. Dhe unë i garantoj se secili nga aleatët do të marrë qartësisht më tepër sesa proporcioni.
Kur do të jetë heqja e vizave për shqiptarët dhe mbi ç’kritere i vlerësuat Ilir Metën dhe Lulzim Bashën në këto poste vendimtare?
Ilir Meta e ka drejtuar edhe më parë atë post. Do të jetë një promotor i fuqishëm në procesin e integrimit të vendit. Objektiv madhor kemi integrimin e Shqipërisë. Nëse nuk ka funksionuar asnjë ujdi në të shkuarën mes Berishës dhe Metës, këtë nuk e them dot me 100 për qind midis Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, pra cinizmi i tyre është shumë premtues, që ata këtë proces të rëndësishëm ta nxjerrin në krye me sukses. Ministria e Jashtme, e Brendshme dhe e Drejtësisë, janë tre dikasteret vendimtare, për integrimin e vendit. Do te kenë mbështetjen e plotë të kryeministrit. Kam deklaruar në fushatë dhe kam premtuar se vizat do të hiqen gjatë vitit të parë të mandatit të dytë dhe do i përmbahem këtij premtimi.
Cilat do të jenë reformat kyçe, në të cilat do të bazohet puna e kabinetit të ri qeveritar?
Reformat e para, lufta kundër korrupsionit dhe shëndetësia. Kemi bërë gati ligjin me të cilin i japim fund një trashëgimie publike me veturat. Me këtë ligj, ne vendosim njërin prej standardeve më të mira në Evropë. Ligji jo vetëm kursen së paku 30 milionë $, por vendos një normë morale tani e tutje. Zyrtarët do të kenë një bonos të plotë dhe të ndershëm për transportin, por nuk do të kenë veturat zyrtare, përjashto drejtuesit e institucioneve kushtetuese të vendit. Kursimi do të jetë së paku 30 milionë dollarë. Reforma kundër korrupsionit është e lidhur ngushtë me luftën kundër informalitetit. Informaliteti është një armik i kushteve të tregut. Shumë shpejt do të kalohet në vlerësim të bilanceve. Drejtim tjetër thelbësor do të jetë shëndetësia. Reforma në shëndetësi do të jetë një nga reformat më jetike në vend. Mbetem gjithmonë për përballje shumëplanëshe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
» Berisha: Arrita një rekord të ri, 145 minuta not në Dhërmi! Gati për beteja të reja
» Lajme nga Republika e Shqipërisë
» Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon
» Berisha: Qeveria, e vendosur për të mos lënë asnjë familje në mjerim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi