Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Qeveria, e vendosur për të mos lënë asnjë familje në mjerim

Shko poshtë

Berisha: Qeveria, e vendosur për të mos lënë asnjë familje në mjerim Empty Berisha: Qeveria, e vendosur për të mos lënë asnjë familje në mjerim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:31 am

Berisha: Qeveria, e vendosur për të mos lënë asnjë familje në mjerim


Berisha: Qeveria, e vendosur për të mos lënë asnjë familje në mjerim _--ber-ter


Kryeministri theksoi se një simbol kaq i madh nuk mund të shndërrohet në një kundërshti midis dy vendeve tona

Qeveria shqiptare synon të dialogojë me autoritetet indiane lidhur me kthimin në atdhe të eshtrave të nobelistes shqiptare Nën Tereza. Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kreu i qeverisë, së bashku me bashkëshorten, vizitoi misionin e motrave të Urdhrit të Nënë Terezës në Tiranë, nga ku theksoi se qeveria nuk synon në mënyrën më absolute shndërrimin e kësaj teme në një kundërshti midis Shqipërisë dhe Indisë. Ai sqaroi se kërkesa e tij për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës ishte një kërkesë humane. Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare nuk pret një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, pasi ky është një vendim i vështirë. "Gonxhe Bojaxhi u bë Nënë Tereza në Kalkuta të Indisë dhe ajo meriton më shumë se çdo gjë tjetër të quhet Nënë Tereza e Kalkutës. Nga ky qytet dhe nga ky vend i madh ajo u shndërrua në një shenjtore të gjallë të mbarë njerëzimit dhe nuk ka diskutim që i përket Indisë, i përket Kalkutës, që e bën atë Nënë të njerëzimit. Kërkesa ime është thjesht njerëzore, sepse kam bindjen se, në fund të fundit, çdo njeri, çdo vajzë do të dëshironte, po të ishte e mundur, të prehej pranë eshtrave të nënës dhe motrës së saj. Nuk mund të them se do të ketë një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky është një vendim i vështirë, por ajo që mund të them është se kjo është një temë dialogu dhe dua të theksoj se një simbol kaq i madh dhe i çmuar që bashkon dy kombet tona nuk mund të jetë gjë tjetër veçse i tillë, nuk mund të shndërrohet në një kundërshti midis dy kombeve dhe dy vendeve tona", është shprehur kreu i ekzekutivit. Ai e zhvilloi këtë vizitë në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar dhe të mbarë njerëzimit, por edhe të vazhdimit të përpjekjeve dhe të përkushtimit njerëzor të Urdhrit të saj në ndihmë të njerëzve në nevojë. Në vlerësimin e tij për këtë ditë të rëndësishme në mbarë botën, Kryeministri Berisha theksoi se në mënyrë të veçantë kjo është një ditë krenarie për popullin shqiptar. "Sot, është një ditë e shënuar për mbarë njerëzimin, Dita e Lumturimit të Nënë Terezë, dita në të cilën nisi shenjtërimi i saj, e cila jetoi si një shenjtore e gjallë, ditë krenarie e njeriut, e shqiptarëve, por e mbarë qytetarëve të botës. Unë erdha të shpreh nderimin tim më të thellë, respektin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj kësaj shqiptareje që lartësoi më shumë se kushdo tjetër emrin e njeriut, të shqiptarit, të qytetarit të mbarë botës, nobelistes Gonxhe Bojaxhi. Erdha të shpreh nderim të madh për motrat e Urdhrit të saj, që në vazhdim të misionit të Nënë Terezës u ofrojnë këtyre qytetarëve në nevojë shërbimet më të njerëzishme me përkushtimin dhe dashurinë më të madhe", u shpreh më tej Kryeministri.
Lufta kundër varfërisë, prioritet madhor
Kryeministri Berisha garantoi dje motrat e Urdhrit të Nënë Terezës mbështetjen e qeverisë në përmbushjen e misionit të tyre human. Ai shprehu ndaj tyre mirënjohjen për dashurinë me të cilën ato kujdesen dhe lehtësojnë dhimbjen e njerëzve në nevojë. "Erdha t'i siguroj motrat e Urdhrit të Nënë Terezës se qeveria do të bashkëpunojë me to, në lehtësimin e dhimbjes dhe vuajtjeve të qytetarëve shqiptarë. Në bisedë motra më informoi se janë 100 familje shqiptare, të cilat marrin ushqimin nga Urdhri i Nënë Terezës dhe ne jemi të interesuar në identifikimin e tyre, se, faktikisht, këto bëjnë atë punë që, për fat të keq, strukturat shtetërore nuk e kanë aq të plotë, por që duhet të frymëzohen nga përkushtimi dhe puna e tyre", tha më tej kreu i ekzekutivit. Gjithashtu, ai shprehu garancinë se qeveria është e vendosur në luftën e saj kundër varfërisë dhe në këtë qëllim, do të vendosë një bashkëpunim jo vetëm me Urdhrin e Nënë Terezës, por edhe me organizata të tjera në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë familje që jetojnë në mjerim. N ë misionin e motrave të Urdhrit Nënë Tereza strehohen 50 persona në nevojë apo me aftësi të kufizuara, të moshuara, gra dhe fëmijë. Misioni u vjen në ndihmë edhe 100 familjeve shqiptare në nevojë. Kryeministri Berisha, pasi u përshëndet me banorët e kësaj strehe, vizitoi ambientet e saj, u interesua për problemet dhe nevojat e tyre. Në ndihmë të punës së tyre, këtij misioni iu dhuruan ndihma ushqimore dhe në veshmbathje nga Kryeministri dhe nga Fondacioni "Fëmijët shqiptarë".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi