Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vonesat në reformimin e Gjyqësorit

Shko poshtë

Vonesat në reformimin e Gjyqësorit Empty Vonesat në reformimin e Gjyqësorit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:47 pm

Vonesat në reformimin e Gjyqësorit

Numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve për t’u përballur me zgjidhjen e numrit të madh të lëndëve, mungesa e prokurorëve, si dhe disa çështja të tjera, janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në vonesën e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.


Vonesat në reformimin e Gjyqësorit JUSTICE
Vështirësia më e madhe në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë është mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Vështirësia më e madhe në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë është mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësojnë ekspertë ligjorë dhe kryeprokurorë publikë. Sipas tyre, tash është koha e fundit që të ndërmerren masa nga autoritetet përkatëse për përmirësimin e gjendjes në sistemin e drejtësisë.

Numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve për t’u përballur me zgjidhjen e numrit të madh të lëndëve, mungesa e prokurorëve, si dhe disa çështja të tjera, janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në vonesën e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kështu thonë ekspertët e drejtësisë dhe disa nga prokurorët kosovarë.
Ismet Salihu, ekspert ligjor, thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është kapluar me probleme të shumta, të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
“Është, vërtet, ngadalësim dhe zvarritje, prolongim i reformimit të sistemit gjyqësor të Kosovës. Gjyqësia e Kosovës tani është kapluar me probleme. Probleme këto që, në një mënyrë, gati janë duke ia zënë frymën funksionimit të rregullt, normal, efikas dhe të ligjshëm Gjyqësisë”, thotë Salihu.
Për zotin Salihu, rolin kryesor për reformimin e sistemit të drejtësisë, aktualisht, e ka EULEX-i, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.
Por, sipas tij, vetë institucionet e vendit nuk edhe aq të interesuara për forcimin e këtij sistemi.
“Është një lloj indiference dhe ndoshta nuk ju ka konvenuar këtyre, ndërkombëtarëve, por edhe një pjese të elitës sonë, që të sajohet, të konsolidohet dhe efektohet një gjyqësor i mirëfilltë efikas, për shkak se në ato raste do të luftohej shumë më tepër edhe më mirë kriminaliteti edhe i niveleve më të larta”, deklaron Salihu. Edhe kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Lirije Osmani, vlerëson se deri më tash nuk i është dhënë prioritet reformimit të sistemit të drejtësisë nga udhëheqja e vendit. Megjithatë, ajo pohon se pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur.
“Pengesa kryesore ka qenë se nuk i është dhënë prioritet reformimit të sistemit gjyqësor gjatë këtyre vjetëve nga ata që kanë qeverisur deri më tani me Kosovën, sepse nuk e kanë pasur të qartë kornizën ligjore”. “Pa kornizë ligjore ka qenë shumë e vështirë edhe të funksionojë Këshilli Gjyqësor. Kështu që, faji nuk është te ky këshill, por te reformat që do të duhej të bëheshin”, shprehet zonja Osmani.
Nga ana tjetër, Kryeprokurori publik i Prishtinës, Osman Kryeziu, thotë se numri i vogël i prokurorëve ka bërë që të ketë vonesa në zgjidhjen e lëndëve dhe reformimit të sistemit të drejtësisë...“Problem kryesor është mungesa e prokurorëve. Nuk është i mjaftueshëm numri i prokurorëve për lëndët, të cilat i kemi. Për këtë gjë janë të njoftuar edhe zyrtarët e EULEX-it.”
“I kam njoftuar me problemet dhe i shohin problemet. Kjo është vazhdimësi qysh herët. Me këto probleme ne kemi qenë gjithë, po kurrë nuk janë kryer”, shpjegon Kryeziu. Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe i Prokurorisë ka nisur procesin e riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Kosovë. Procesi i riemërimit shihet si thelbësor për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë që përfaqësues të Komisionit kanë premtuar se do t’i rekomandojnë kandidatët meritorë. Zyrtarë nga ky komision kanë bërë të ditur se emërimi i këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve do të bëhet shpejt.
Sido që të jetë sistemi i drejtësisë disa herë është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe ato vendore, për mosefikasitet dhe nivel të lartë të korrupsionit.(rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi