Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Kush po e prishë imazhin e Ramazanit?

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Kush po e prishë imazhin e Ramazanit? Empty Demir Krasniqi: Kush po e prishë imazhin e Ramazanit?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:16 pm



Demir Krasniqi: Kush po e prishë imazhin e Ramazanit? U1_DemirKrasniqiKUSH PO E PRISHË IMAZHIN E RAMAZANIT?

Nga Demir KRASNIQI

Ndonëse kurrë në jetën time nuk kam qenë dhe nuk jam agjërues e as besimtar , se muaji i shenjtë i Ramazanit , duhet agjëruar me çdo kusht, nga se ne pjesëtarët e komunitetit myslimanë “e paskemi me borxh që të agjërojmë”, nga se ky muaj qenka “Muaji kur paska zbritur Kur’ani në tokë!?”
Vet predikimi i klerikëve myslimanë se “Kur’ani paska zbritur nga qielli në tokë”, për njeriun me logjikë të shëndosh , është i pa pranueshëm , i pa logjikshëm dhe i vështirë për ta bindur dikë se vërtetë është ashtu !
Është shumë e logjikshme dhe e pamohueshme se Kur’anin e kanë hartuar, përpiluar dhe publikuar një grup njerëzish të ngritur e të mençur të kohës nën patronatin e profetit Muhamed, por të tentosh me shekuj të tërë ta bindësh një botë njerëzish se Kur’ani qenka përpiluar , hartuar e botuar në qiell, kjo është më se absurde dhe qesharake !
Njeriu i shekullit të 21-të , me kokë e mendje të shëndoshë dhe me sy të pa verbëruar, po sa ta dëgjojë këtë predikim, do t’ ia shtrojë këto pyetje vet- veti:
“Kush qenë ata njerëz që qëndruan në qiell deri sa e përpiluan, hartuan dhe publikuan Kur’anin? Ku qëndruan ata, ku u strehuan, ku fjetën dhe ku u ushqyen ? Ku i morën letrat dhe lapsat në qiell, për të shkruar dhe ku ishte fabrika e letrës e lapsave në qiell? Ku ishte shtypshkronja në qiell dhe kush e konstruktoi atë ?! Si zbriti Kur’ani në tokë vet, pa njerëz, pa shtypshkronjë dhe pa fabrikat për prodhimin e letrës dhe lapsit?!”...
Në anën tjetër, predikuesit klerikë myslimanë pretendojnë që t’ i bindin njerëzit e besimit të tyre , se gjoja “ e paskan me borxh që ta agjërojnë Ramazanin me çdo kusht dhe në çdo kohë!”
Predikuesit e tillë, asnjëherë nuk e tregojnë realitetin strategjik dhe rolin e Ramazanit, për t’ i rehabilituar dhe kalitur njerëzit e varfër që në mungesë të bukës dhe ushqimit, të adaptohen për t’ i përballuar urisë në mënyrë të organizuar kolektive, duke u flijuar dhe viktimizuar me krenari në emër të Zotit dhe të Kur’anit !

Çka do të thotë parulla predikuese:” Myslimani sa më shumë që të mundohet, të dobësohet dhe të vuaj në këtë jetë – do të përgatitet dhe të lehtësohet për në Xhenet?!”

Kjo parullë e rregullt e predikuesve të fesë islame , në vazhdimësi iu citohet njerëzve të vuajtur e të varfër , për t’ i rehabilituar ata, për t’ u pajtuar me skamjet, vuajtjet, urinë dhe sëmundjet, në mënyrë që ata me vetë dëshirë t’iu nënshtrohen vuajtjeve jetësore dhe ta përshpejtojnë vdekjen e tyre, me shpresë se në botën e amshuar do të shkojnë drejt e në Xhenet (Parajsë) , pa iu nënshtruar asnjë procedure tjetër?!
Njëra nga këto forma të parapërgatitjeve të besimtarëve për në Xhenet, pa dyshim se është edhe forma e agjërimit, ku njerëzit duhet t’i përballojnë urisë dhe etjes, për t’ u dobësuar sa më shumë fizikisht .

Po përse të dobësohen e lehtësohen sa më shumë myslimanët për në Xhenet?

Arsyet janë të shumta, por më kryesoret janë tri prej tyre:
1. Përballimi ndaj urisë, bëhet nga shkaku se në shumicën e tokave myslimane – arabe , nuk ka kushte për të kultivuar drithëra dhe për të siguruar bukë të mjaftueshme , nga se ato kryesisht janë toka të thata të mbuluara me rërë e që shumica prej tyre janë të njohura edhe si shkretëtirat më të mëdha në botë.
2. Në vendet e tilla , ku mbizotërojnë tokat me rërë dhe shkretëtira ku siç thotë populli :”Vlon edhe xhezvja mbi zallë”, pa tjetër se krahas mungesës së bukës, paraqitet edhe mungesa e ujit të pijshëm . Andaj , në kushte të këtilla të jetesës, populli duhej mësuar që krahas mungesës së bukës dhe ushqimit, të stërvitet që t’ i përballojë edhe etjes nga mungesa e ujit të pijshëm !
3. Për atë se “myslimani duhet të lehtësohet për në Xhenet”, është shumë e qartë se në kohërat më të vjetra, madje diku- diku edhe sot, kufomat e njerëzve të vdekur janë bartur nëpër duar e krahë të xhematit prej shtëpisë së tij e deri tek varrezat, nga se nuk ka pasur mjete tjera për bartjen e kufomave, ashtu sikur që praktikohet sot. Në vendet ku të djeg dielli dhe vapa tropikale, nuk ishte aspak e lehtë që të barten nëpër duar, apo krah kufomat e të vdekurve duke udhëtuar me nga disa kilometra larg deri tek varrezat. Andaj, njerëzit të cilët para se të vdisnin , kishin pasur trup të zhvilluar, peshë të madhe , po u sillnin telashe shumë më të mëdha atyre të gjallëve të cilët duheshin që t’i bartnin kufomat e tyre!
Në anën tjetër, dihet se në vendet ku mbisundon rëra (zalli) , është shumë e vështirë që të hapet varri adekuat për të vdekurin, nga se çdo erë e fortë që do të frynte, ajo do të mund ta zbulonte varrin dhe kufomën ! Për këtë, njerëzit që kanë qenë më të dobësuar nga vuajtjet, do ta kishin më lehtë për të mos u zbuluar nga erërat dhe rëra mbi varrezat e tyre ! Mu nga ky fakt, edhe sot e kësaj dite , gjatë ceremonisë së varrimit të myslimanëve , ka mbetur si traditë që të sillet nga pak ujë tek varreza dhe po sa të mbulohet kufoma, të stërpiket dheu i varrit , në mënyrë që të mos e bartë era dheun dhe të mos zbulohet varri !

Kush është “parfumi i Xhenetit”?

Qëllova rastësisht në një “iftar” të organizuar nga një familje besimtare, e cila pos të tjerëve , e kishte ftuar edhe imamin e xhamisë së asaj lagjeje .
Po sa e mbaruan “iftarin” dhe ceremonitë tjera fetare, të pranishmit besimtarë menjëherë ia filluan që t’ i parashtrojnë pyetje të ndryshme imamit, që kishin të bëjnë me rregullat e fesë dhe të Ramazanit .
Njëra ndër ato pyetje ishte:
“Hoxhë, a na trego se a duhet të agjërojnë njerëzit e sëmurë e të moshuar, të cilëve gjatë agjërimit të Ramazanit , po iu dëmtohet lukthi dhe po iu qelbet fryma e gojës?!”
Hoxha iu përgjigj:
“Jo ! Duhet të agjërojnë të gjithë, pa marrë parasysh a janë të moshuar, apo të sëmurë! Atyre, nuk është e vërtetë se iu qelbet fryma e gojës, as që iu çrregullohet lukthi nga agjërimi! Por, e vërteta e kësaj fryme është se Zoti ua krijon njëfarë fryme që dikujt i duket e rëndë, por ajo frymë është një lloj parfumi e Xhenetit dhe këta njerëz e kanë dhuratë prej Zotit këtë frymë – parfumi!”
Kjo përgjigje e imamit , që ua dha besimtarëve të tij, sa ishte absurde , po aq edhe qesharake! Ai, po të ishte real dhe të kishte lexuar më shumë literaturë shkencore e mjekësore, nuk do t’ ua kishte dhënë besimtarëve të vet këtë përgjigje mashtruese, nga se e vërteta mbi njerëzit të cilëve iu qelbet fryma e gojës, qëndron në shumë fakte. Njerëzit e moshuar dhe të sëmurë, përveç që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër, në rastet kur ata i nënshtrohen agjërimit, është shumë e vërtetë se iu çrregullohet lukthi nga i cili gjatë tërë kohës do të kundërmojnë erëra të pa këndshme ! Fakti tjetër i pa mohuar është se shumica prej njerëzve të sëmurë dhe të moshuar, ende nuk e kanë vetëdijen se ata pos të tjerash, pas çdo ngrënie të ushqimit, duhet t’i pastrojnë dhëmbët e brejtur dhe të prishur, nëpër të cilët do t’u strehohet ushqimi gjatë 24 orëve dhe ai ushqim pastaj do të kundërmojë edhe erëra të rënda brenda rrethit ku qëndrojnë ata njerëz.
Pyetja tjetër e një besimtari që i adresohej hoxhës ishte:
“Çfarë dobie ka njeriu që e agjëron Ramazanin?”
Hoxha (si edhe të gjithë hoxhallarët tjerë) ia dha këtë përgjigje:
“Njeriu, që e agjëron Ramazanin, pos shumë dobive dhe të mirave të tjera, gjatë agjërimit do ta pastrojë organizmin, shpirtin dhe mendjen e tij!”
Këtë përgjigje të cilën do t’ua japin të gjithë hoxhallarët njësoj, është shumë e çuditshme, nga se automatikisht do të shtrohet pyetja:
“A thua çka po ngrënkan njerëzit gjatë 11 muajve të tjerë të vitit, që po e ndotkan aq shumë organizmin e tyre dhe a mos vallë, organizmi i njeriut qenka një lloj kanalizimi i ujërave të ndotura e të zeza, sa që po u dashka përmes të agjërimit të pastrohen ato mbeturina?!”

Agjërimi i Ramazanit nga ana e disa pseudo- intelektualëve

Për shtresat e disa njerëzve të pa arsimuar, të pa ditur dhe të moshuar është krejtësisht normale agjërimi i Ramazanit dhe besimi i tyre ndaj pastrimit të organizmit, shpirtit dhe mendjes . Por , më i dhembshëm është fakti kur një pjesë e madhe e disa njerëzve të ashtuquajtur pseudo – intelektual , iu nënshtrohen këtyre bindjeve, besimeve pseudo-shkencore dhe agjërojnë Ramazanin?!
Të tillë ka shumë, madje edhe mjekë, arsimtarë , edukatorë... Që të gjithë këta agjërues, kur t’i pyesësh se përse agjërojnë, do ta japin atë përgjigjen e hoxhallarëve :”Po agjëroj për ta pastruar organizmin, shpirtin dhe mendjen!”
Pseudo- intelektualet e shtresave tjera nuk më habisin aspak me këtë bindje dhe përgjigje, por më së tepërmi më habisin disa pseudo-mjekë, të cilët merren me profesionin e shërimit të njerëzve të sëmurë dhe jetojnë me bindjen se agjërimi po ua pastruaka organizmin ?!

Barkaçokët e iftareve të Ramazanit

Ndër faktorët më të theksuar të shoqërisë , apo komunitetit tonë mysliman, të cilët me veprimet e tyre jo të ndershme po ia prishin imazhin muajit të Ramazanit dhe agjërimit të tij, pa dyshim se janë disa shtresa të njerëzve që mundohen ta gënjejnë vet-vetin, ta gënjejnë rrethin, hoxhën dhe vet Zotin, se gjoja ata janë agjërues të devotshëm dhe besnik të Ramazanit !
Shtresat e tilla të njerëzve, nuk mund të quhen ndryshe, pos mashtrues dhe barkaçokë të iftareve të Ramazanit!
Ata, gjatë tërë ditës ngrënin, pinë , konsumojnë duhan e pije të ndryshme freskuese, madje edhe alkoolike .
Në mbrëmje, po sa të afrohet koha e iftarit, ata i marrin familjet dhe iu shkojnë të afërmve, shokëve, miqve nëpër darka të iftareve ?! Atje , para të pranishmëve gënjejnë se janë duke agjëruar, madje edhe marrin “abdese” për ta falur namazin e “akshamit”, ku pas darkës do të shkojnë edhe nëpër “teravi” dhe nëpër xhami !
Të tillët aktrojnë , kinse janë besimtarë, agjërues dhe fetarë të mëdhenj , vetëm e vetëm sa për ta mbushur barkun me ushqime e specialitete të përgatitura enkas për darkat e “iftareve”!
Kur njeriu i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm i sheh këta njerëz duke shitur mend për rreth sofrave të “iftareve”, para agjëruesve të pranishëm dhe para xhematit të xhamisë, atëherë nuk ka se si të mos zhgënjehet e iritohet nga veprimet e tyre !
Tek e fundit, njeriu dhe besimtari çdo veprim që e bënë , e bënë për veti dhe jo për të tjerët! Pra, askush nuk agjëron për ta parë të tjerët, rrethi, hoxha, xhemati dhe Zoti, por secili agjëron dhe i kryen obligimet për vetën e vet !


Gjilan, më 11. 09.2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi