Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

09.09.09, çiftet në Kinë rendin të vënë kurorë

Shko poshtë

09.09.09, çiftet në Kinë rendin të vënë kurorë Empty 09.09.09, çiftet në Kinë rendin të vënë kurorë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:57 pm

09.09.09, çiftet në Kinë rendin të vënë kurorë




09.09.09, çiftet në Kinë rendin të vënë kurorë Kineze----

Mijëra kinezë po nxitojnë të martohen sepse data e sotme 09/09/09 konsiderohet si datë fatsjellëse. Në gjuhën kineze shifra nëntë shqiptohet "jiu", që përfshin edhe kuptimin "për një kohë të gjatë". Ky varg nëntash, sinonim i jetëgjatësisë për martesat, i shtyu shumë kinezë të kërkojnë ligjërimin e bashkimit të tyre këtë të mërkurë.
"Mendonim të martoheshim në mars, por kur vumë re kalendarin dhe pamë datën 9 shtator, ndryshuam mendim", deklaroi një i ri i pyetur nga televizioni e Pekinit përpara një prej zyrave të regjistrimit të gjendjes civile të kryeqytetit.
"Kemi gjithë natën që presim", tha ai duke shtrënguar dorën e bashkëshortes së ardhshme. Të martën në mbrëmje, 3 500 çifte ishin regjistruar për t'u martuar në tre të katërtat e Pekinit dhe rreth 5 000 në Shangai, njoftoi China Neës Service.
Në Canton, në jug, më tepër se 6 100 çifte kanë bërë të njëjtën gjë, pothuaj si kudo në Kinë. Numri i tyre mund ta kalojë shifrën e të martuarve më 8 gusht të vitit 2008, ku teta konsiderohej gjithashtu si fatsjellëse, që ishte gjithashtu dita e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit.09.09.09, çiftet në Kinë rendin të vënë kurorë Kineze
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi