Jahjaga: “EULEX-i të zbatojë rendin dhe ligjin”

Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendin dhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë me shumë sukses, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga në një intervistë për radion Evropa e Lirë ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe zbatimit të plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas saj, edhe me pakon e Ahtisaarit edhe me decentralizimin është e rregulluar çështja e autonomisë në nivel komunal dhe realizimi i të drejtave kolektive të komuniteteve.
“Vendimi i Qeverisë për reciprocitet në shkëmbimin e mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe angazhimi i forcave të policisë për të mbikëqyrur dhe për të realizuar këtë vendim duke kontrolluar pikat kufitare doganore 1 dhe 31, dhe gjithë kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për të bllokuar kalimet ilegale dhe futjen e mallit kontrabandë, është një veprim i drejt në zbatim të ligjit. Kjo është në të mirën e të gjithë qytetarëve por edhe në të mirën e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, tha presidentja.
Ajo vlerësoi se kërkesën e Bashkimit Evropian duhet kuptuar si kthim në gjendjen normale dhe krijimin e një situate të qetë e pa polarizime.
Sipas saj, askush nuk mund dhe nuk duhet ta kuptojë që Bashkimi Evropian insiston në kthimin e gjendjes së mëparshme të lulëzimit të krimit të organizuar dhe të kontrabandës, sepse menaxhimi i integruar i kufijve, që nënkupton kontrollin dhe respektimin e rregullave, është parim themelor i Bashkimit Evropian.
“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka për qëllim që të gjejë zgjidhje praktike me të cilat përmirësohet jeta e qytetarëve të rajonit dhe të cilat zgjidhje nuk kanë mundur të gjenden deri tash. Serbia njëanshëm nuk e vazhdoi raundin e paraparë të dialogut dhe nuk mbeti asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të masës së reciprocitetit dhe kontrollit të plotë të kufirit, gjë që është obligim kushtetues i Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Jahjaga.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jahjaga: Serbia ta zbatojë Marrëveshjen e Konçulit
» Jahjaga: Askush mbi ligjin
» Partizan Cene: Lufta kunder korrupsionit , nuk behet me berihaje te tipit EULEX, por duke zbatuar ligjin e Republikes se Kosoves .. !!
» LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi