Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimoza e Bacit

Shko poshtë

Mimoza e Bacit Empty Mimoza e Bacit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 9:02 pm

Mimoza e Bacit


Nga Nebi Maxhuni

Programi konkret për zhvillimin e Gjakovës thotë se e ka shtyrë të kandidojë për kryetare të Gjakovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re. Është e sigurt se do ta fitojë garën. Tregon se ka mbështetje nga shumica e partive politike në Gjakovë. Ka pasur edhe oferta nga partitë e tjera politike. Zhvillimi ekonomik dhe bujqësia janë dy prioritetet e saj. Mimoza Kusari Lila, kandidate për kryetare të Gjakovës, flet për Express.



Mimoza e Bacit Sder-490x320

Express: Prej Odës Ekonomike Amerikane u kandiduat për kryetare të Gjakovës nga AKR-ja. Pse morët këtë vendim?
Mimoza Kusari:
Ideja për kryetare të Gjakovës më ka lindur më herët, kur më kanë thënë se do të isha kandiduar për Prishtinën, edhe pse 11 vitet e fundit jetoj këtu. Gjithmonë e kam pasur ndjenjën se nëse do të mund të kontribuoja, këtë do ta kisha bërë për vendin tim, Gjakovën, është vendlindja ime, aty jam rritur. Vendimi ose ideja që unë të jem kandidate është marrë në një afat shumë të shkurtër kohor, që do të thotë jemi marrë vesh javën e kaluar. Në momentin kur më është kumtuar ky propozim, menjëherë kam pasur një ndjenjë pozitive. Nuk kam pasur dyshimet e mia se çfarë do të ndodhë me mua, por kam thënë “Po”, është momenti që unë të bëj diçka për Gjakovën dhe konsideroj se tashmë është momenti kyç që të ndodhë një kthesë pozitive, sidomos në kuadër të zhvillimit ekonomik për atë vend. Gjithmonë e kam shikuar qeverisjen prej asaj që sa ka ndikim te qytetari, edhe pse kam pasur oferta nga parti të ndryshme, nuk kanë qenë oferta që më kanë dhënë ndonjë satisfaksion.

Express: Po, pse pranuat bash AKR-në?
Mimoza Kusari:
Pse AKR-ja e sotme është shumë e artikuluar. Tjetër arsye është se kjo parti ka pasur edhe në zgjedhjet e 2007-s një plan për Gjakovën, që do të thotë se ka prekur disa çështje kyçe ekonomike dhe se në njëfarë forme ka qenë një subjekt që në programin e saj kam gjetur mjaft pika të përbashkëta dhe është e vetmja parti që në formë të artikuluar më ka sjellë një ofertë që të kandidoj për Gjakovën.

Express: Thatë se që njëmbëdhjetë vjet nuk jetoni në Gjakovë. I dini hallet e qytetarëve të kësaj komune. Jeni të informuar me problemet në Gjakovë?
Mimoza Kuari:
Gjithsesi, çdo vikend unë kam shkuar në Gjakovë. Prindërit i kam atje, jemi familje e gjerë, si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e bashkëshortit dhe mendoj se kam qenë unë vetë ajo që kam marrë vendim, por e shtyrë dhe e përkrahur nga burri, duke thënë se po kthehemi dhe po bëjmë çka është e mundur për Gjakovën.

Express: Pse duhet të ju votojë një qytetar i Gjakovës?
Mimoza Kusari:
Një qytetar duhet të dal në votim, së dyti duhet të më votojë sepse jam një alternativë më e mirë, një vizion ndryshe për qytetarin, një vizion që përfshin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e shumë mundësive për qytetarët e Gjakovës që më nuk e kanë Gjakovën si vendbanim siç jam unë, për shembull. Në anën tjetër, është një kategori e gjerë e tyre që kanë kontribuar shumë në sistemin e kaluar, dihet se Gjakova ka qenë një vend industrial dhe ata profesionistë kanë mbetur, ose janë të pensionuar ose janë në ndërmarrje dhe kësaj shtrese i duhet një kujdes institucional, duhet për t`i krijuar mundësi të angazhimit profesional. Gjakova është një qytet shumë i bukur, i ka tre lumenj. Ata janë në shkatërrim e sipër dhe nuk shërbejnë si i kanë shërbyer dikur Gjakovës. Unë jam rritur në atë vend, konsideroj se kur tërë kohën flitet në Bashkimin Evropian për standarde ekologjike, bëhet fjalë për turizmin, pse njerëzit mos të vijnë në Gjakovë, kur dihet se i ka gjithë këta lumenj dhe një bukuri të mirë natyrore. Ky është një projekt në vete që mua më tërheq shumë. Rregullimi i shtretërve të lumenjve dhe pastërtia. Prioritet tjetër do të kem edhe bujqësinë. Gjakova ka një sistem të ujitjes shumë të mirë dhe ka një mundësi për zhvillimin e bujqësisë. Si e gjithë Kosova, ushqimin që e konsumojmë, vjen nga jashtë, pse mos ta prodhojmë vetë.

Express: Keni mbështetje për kandidaturë nga shumica e partive politike në Gjakovë. Cilat janë ato parti?
Mimoza Kusari:
Alternativa për Gjakovën ka mbështetur kandidaturën time, më kanë konfirmuar sot zyrtarisht. Kemi qenë në bisedime edhe me Partinë Reformiste ORA, ata kanë mbetur të diskutojnë me strukturat e tyre. Ka pasur një ndarje në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuadër të Gjakovës për mbështetje, por që vazhdimisht kam marrë sinjale pozitive nga njerëzit e këtyre subjekteve politike. Dua të them se një ndikim shumë më të madh kanë pasur qytetarët e Gjakovës, të cilët që nga marrja e informatës se unë do të jem kandidate, kam marrë mesazhe të vazhdueshme inkurajimi dhe përkrahjeje. Besoj se secili kandidat në momentin e garës kur ka një përkrahje aq të gjerë, duhet të shkojë në atë rrugë dhe ia vlen të provojë.

Express: E keni lënë Odën Ekonomike Amerikane pas kandidaturës?
Mimoza Kusari:
Prej 1 tetorit, zyrtarisht do të jem në pushim pa pagesë, që do të thotë tërhiqem nga udhëheqja e OEA-s për shkak të konflikt të interesit. Mandej Bordi vendos se a do të shpallë konkurs pas zgjedhjeve apo do të emërojnë dikë tjetër.

Express: Në rast se nuk fitoni pozitën e kryetares në Gjakovë, do të ktheheni sërish në Odën Amerikane ... ?
Mimoza Kusari:
Nuk kam menduar, se e di që do të fitoj në Gjakovë, jam shumë optimiste dhe mbaj një qëndrim pozitiv dhe natyrisht që ekziston plani B, por nëse njëherë i hyj kësaj rruge, nuk mendoj të kthehem mbrapa në postin e njëjtë, do t`i shikoj mundësitë...

Express: Thuhet se keni marrë një shumë të konsiderueshme të të hollave nga kryetari i AKR-së që të kandidoheni në Gjakovë.
Mimoza Kusari:
Kushdo që e thotë këtë, është mirë të prezantojë fakte. Nuk është e vërtetë, e them me plot përgjegjësi, jam në gjendje ta dokumentoj këtë. Nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën, sikur të kisha marrë një shumë të hollash nga z. Pacolli për kandidim, unë nuk do të isha kaq pasionante për punën që synoj të hyj. Ajo do të zbehte diçka nga pasioni që kam për Gjakovën. Të kisha pasur synim që të marrë të holla, unë do të hyja shumë më herët, sepse kam pasur oferta nga nivele të ndryshme. Sikur të isha aq e etur për pushtet dhe para, do të isha diku tjetër. Gjithmonë çka kam bërë, kam punuar punën që e kam dashur dhe dedikuar me qenien time, e jo në punën që kam pasur mëdyshje. Më kanë thënë edhe mua personalisht për këtë dhe më është dukur shumë qesharake.

Kandidatët për kryetar të Gjakovës :
LDK - Femhi Vula
AAK - Pal Lekaj
AKR - Mimoza Kusari Lila
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi