Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lista e zezë e ATK-së

Shko poshtë

Lista e zezë e ATK-së Empty Lista e zezë e ATK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 10:38 pm

Lista e zezë e ATK-së


Lista e zezë e ATK-së Petrit_rrahmani_-_drejtori_i_atk_0391-490x320

Administrata Tatimore e Kosovës i ka futur në kategorinë e subjekteve joaktive mbi 21 mijë biznese që për gjashtë vjet nuk kanë zhvilluar aktivitet biznesi. Pronarët i kanë regjistruar pas luftës këto biznese për të marrë kredi ose për të fituar ndonjë grant dhe në pjesë e madhe e tyre nuk kanë as adresa .



Mbi 21 mijë biznese dhe mbi 3000 organizata joqeveritare, të regjistruara deri në vitin 2006, kanë hyrë në listën e “zezë” të Administratës Tatimore të Kosovës. Këto subjekte, për gjashtë vjet nuk kanë zhvilluar aktivitetin për të cilin janë regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, prandaj në bazë të ligjeve në fuqi, ATK-ja i llogarit si joaktive.

Një numër i madh i bizneseve që tani nuk janë aktive, janë edhe borxhlinjtë më të mëdhenj të ATK-së, me 254 milionë euro borxhe të pambledhura, mirëpo sipas zyrtarëve të këtij institucioni, subjektet e përfshira në këtë listë nuk janë ata borxhlinj. Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore, Bashkim Shala, thotë se janë kryesisht biznese që asnjëherë nuk kanë ushtruar aktivitet.

“Kemi verifikuar nëse ndonjëherë kanë pasur ndonjë qarkullim, por rezultatet tregojnë se ato gjithnjë kanë qenë pasive”, pohon Shala.
Sipas tij, pronarët i kanë regjistruar pas luftës këto biznese për të marrë kredi ose për të fituar ndonjë grant. Një pjesë e madhe e tyre ai thotë se nuk kanë as adresa dhe është vështirë të bëhet evidentimi i tyre.

“Disa pronarë që i kemi vizituar, nuk mbanin mend se kanë regjistruar biznes”, tregon Shala. Ai thotë se të gjitha bizneset që kanë hyrë në kategorinë pasive, tash e tutje nuk do të ngarkohen me taksa dhe ndëshkime dhe në rast se duan t’i aktivizojnë përsëri bizneset, pronarët duhet të pajisen me numër fiskal. Me më së shumti subjekte afariste që ATK-ja i ka pasivizuar, është Prishtina, me gjithsej 4,930 biznese të tilla, të regjistruara kryesisht në vitin 2000 dhe 2003.

Komuna e Prizrenit mban vendin e dytë me 1,619 biznese individuale, derisa në Ferizaj figurojnë 1,342 biznese. Në Pejë janë evidentuar 1,176 subjekte biznesi, kryesisht të regjistruara si dyqane të pavarura tregtare dhe auto taksi. Në këtë listë janë futur edhe ndërmarrjet e regjistruara në komunat e banuar me shumicë serbe, pronarët e të cilave nuk janë kujdesur asnjëherë t’i vënë në funksion bizneset e tyre.

Janë evidentuar 297 biznese në komunën e Leposaviqit dhe 107 në Zubin Potok, në emër të pronarëve serbë, të cilat janë regjistruar kryesisht në vitin 2004 dhe 2006. Ndërkaq, në komunën e Shtërpcës janë gjetur jo aktive 189 biznese dhe 53 në Novobërdë. Me heqjen e këtyre bizneseve nga lista, ATK-ja do ta ketë më lehtë të dijë sa është numri i saktë i tatimpaguesve.

Të dhënat e deritashme për regjistrimin e bizneseve dhe atyre që administrata i ka evidentuar si tatimpagues, nuk përputhen aspak. Derisa në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve figurojnë mbi 95 mijë biznese të regjistruara, në ATK vetëm rreth 40 mijë njihen si tatimpagues. Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, në një intervistë për “Express” pati thënë se kjo shpërpushje shifrash është për fajin e ligjeve të aplikuara dhe ndryshimeve në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve.

Në fillim bizneset janë regjistruar në UNMIK dhe kanë marrë nga një numër të përkohshëm të regjistrimit. Kurse më vonë, pas marrjes së kompetencave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka filluar që të bëhet riregjistrimi i bizneseve, duke i pajisur bizneset me numër të përhershëm. “Shumë bizneseve nga MTI-ja, u janë dhënë numra të ri të bizneseve në vend se t’u përtërihen numrat që kanë pasur”, pati thënë Haliti.

Në anën tjetër, në regjistrin e administratës figurojnë 254 milionë euro borxhe të pambledhura, prej të cilave 81 milionë euro janë interes dhe 64 milionë euro ndëshkime. Vetëm 42 për qind e totalit është borxh bazë dhe borxhlinjtë kryesorë figurojnë të jenë ndërmarrjet publike me 32 milionë euro dhe ato të privatizuara me 25 milionë euro. Sipas Halitit, rreth 92 për qind të totalit të borxheve e kanë vetëm 6 për qind e bizneseve të evidentuara nga ATK-ja.

Një pjesë e madhe e këtij borxhi, siç shpjegojnë udhëheqësit e ATK-së, është grumbulluar nga ndërmarrjet që tashmë nuk janë aktive dhe pronarët e tyre nuk mund të gjenden, pasi që në regjistrimin e biznesit kanë falsifikuar dokumentacionet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi