Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Vedat Memedaliu

Shko poshtë

Cikël poetik nga Vedat Memedaliu Empty Cikël poetik nga Vedat Memedaliu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 1:42 am

Cikël poetik nga Vedat Memedaliu U1vedatmemedaliu1


Cikël poetik nga Vedat Memedaliu

Vedat Memedaliu u lindur më 2 korrik 1982 në Kumanovë. Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Prishtinë, ndërsa ka të botuar dy libra - “Epitafi i dëshmorit” (biografi dëshmorësh) dhe “Kohë e pakohë” (poezi). Aktualisht është zëvendëskryeredaktor i gazetës “KOHA” në Shkup.


Vedat MEMEDALIU

HISTORI NË HESHTJE

gjyshi – rrufepritës i frikës
antikomunist i pashkolluar që mërgoi

im atë – rrufepritës i zhdukjes
ia ndaluan shkollën dhe punoi shumë
e ëma e ruajti me katër fëmijë

dhe unë – rrufepritës i injorancës
nuk më ndaluan vetëm disa gjurmë në errësirë
të cilët i mbaj përbrenda në heshtje

sa mirë që shpejt përdora
si “lëndë djegëse”
dashurinë
vuajtjen
faljen dhe
mirësinë

NJË MIKE TURISTE

romakët pasi u futën në Sirakuzë
vranë pamëshirshëm Arkimedin
derisa ai po zgjidhte një problem gjeometrik

ndërkaq, ne flasim me vdekjen
dhe kurrë me të nuk jemi marrë vesh
aq më lehtë e parakalojmë atë
aq më shpejt na del përpara

shumë kishim luftuar me vdekjen
sa kemi frikë t’ia rrëfejmë një mikeje
pasi dhe si turiste të na kthehet tek
betejat tona
do të vije e vdekur

romakët e pritën Arkimedin
derisa zgjidhi problemin
pastaj e shpuan me shpatë disa herë

JETËSHKRIME

më kishte rrëmbyer aq shumë mendjen Zoti
saqë as vetë nuk e kuptoja se
ç’veprime bënte trupi im

ata që erdhën për të më akuzuar
e kishin mendjen shumë larg
përderisa merreshin me mua

më këshilluan të ndahem nga gruaja
se nuk ishte besnike
thoshin se jetën e gruas sime
e njihnin më mirë se ajo vetë të sajën

kështu vepronte shoqëria
me njerëz të zotë e të varfër
e me injorantë-budallenj të pasur

ata shkatërruan veprën e të zotëve
Zoti prapë ma rrëmbeu aq shumë mendjen

FITORJA E HAJDUTËVE

furtunë e tmerrshme me bubullima e rrufe
lumi tej për tej mbushur me ujë
ushtria e vendosur në pozicione
e pajisur dhe me elefantë
ushtarët bërtasin
fitoret natën i takojnë hajdutëve

më në fund një betejë e denjë për mua
një prej ushtarëve kishte marrë emrin tim
mbaje meqë të pëlqen
dhe mos harro se edhe në beteja ke emrin tim

të përgojohen mbretërit
kjo është një gjë e zakonshme
edhe kur ata bëjnë mirë për popullin
janë të detyruar të dëgjojnë fjalë të këqija

duke më dhënë jetën
më zbritën nga qielli në tokë
mësimet e mbretërve
më detyruan të futem në humnerën e pafund

EPITAFI I BAJRONIT

këtu pushojnë mbeturinat e një krijese
që ishte e bukur e pa sqimë
e fortë
e sjellshme dhe e guximshme
pa egërsi
kishte gjithë virtytet njerëzore pa pasur të meta

kështu Bajroni shkroi
për qenin e ngordhur
nga tërbimi

thonë se ai e kuronte vetë dhe
nuk ndaloi së përkëdheluri

kur ngordhi
Bajroni e varrosi qenin me nderime
i bëri një varr monumental
dhe shkroi epitafin
refuzoi që edhe zotëria të varroset afër
nuk do t’i pëlqente shumë për të ndenjur

qeni ishte besnik dhe nuk kafshoi as Bajronin

KUNDËRSHTAR I DËNIMIT ME VDEKJE

arkat e vogla i shqepa dhe ndërtova kala
imitoja betejat e mëdha të Napoleonit
kalasë i ngrita dhe kulla vrojtimi
fortifikime e ura

klasikët krejt të shqetësuar
ndaluan vargjet tragjike për kalatë
paraqisnin ferrin kundrejt parajsës
kundërshtar i dënimit me vdekje
thoshin për shoqërinë pastruesit janë më të dobishëm
se poetët

klasikët nuk dinin se
qielli me yje sipër
dhe ndërgjegjja morale brenda
i detyrojnë më shumë se çdo gjë tjetër
t'i deshifrojnë gurtë e kalasë
Paolina dëshironte fronin
kaloi përmes turmës së shikuesve
për të kërkuar vend në radhën e rezervuar për senatorët

se mos ka ndonjë rëndësi vjersha
kur është fjala për të qeverisur një vend
të gjitha nënat fëmijët i mbajnë nën zemër
nëntë muaj radhazi

budallallëqe që shkrova para se të lindja
i quajti Dante vjershat e shpërndara nëpër fleta
vetëm gjysmë faqe u rezervua në fjalorin universal

GOLGOTA SHQIPTARE

do të isha bërë luftëtarë
e të vrisja armikun
luftëtar prej atyre që magjepsen nga
trimëritë vetjake e fiktive

vetëm të dobëtit tradhtojnë luftën
heronjtë e mëdhenj janë luftëtarët e panjohur
Markezi thotë se kritikët nga padija
merren me artin e të tjerëve
paqja gjendet në varr
aty ku pushon jetë-lufta

luftëtarët i shërbejnë popullit
politikës dhe atyre që bëjnë politikë
luftëtarët nuk flasin për platformë
veç plumbit që kërkojnë

në luftë, mund edhe të të vrasin
ankohesh për një plagë që ke marrë
në golgotë u kryqëzua Krishti
në golgotën shqiptare u kryqëzua një popull

nxora armën dhe vrava vjershën

REVOLUCIONI I PAVDEKSHËM

fol për revolucionin
dhe për ndryshimet e të huajve
fol se urat lidhen me tokën
dhe se përskaj rrugës gjenden varret
fol se liria kushtoi
dhe se robërit pushuan punën
tregoju se bota është materiale
ku shit-blerjet kanë fjalën e parë
tregoju se pasqyrat japin të njëjtën
dhe se vetëm kornizat ndryshojnë
jepi shembuj për litarët që lidhin botën
kujtoje ndreqësin e teneqeve në lagjen
e romëve
tregoju se sistemi i gjithësisë
është krijuar nga një re e padefinuar
fol dhe për zërin e udhëkryqit
që lidh tre kryeqytetet
për sorrat që mallkojnë të gjallin
që bilbilat i këndojnë të vdekurit
fol për tharjen e lumit Idapse
dhe për Lekën që pushtoi Aleksandrinë
trego për revolucionin dhe
ji i kujdesshëm me shpirtrat e vdekur

KUTIA E ZEZË

në luftë nuk ke kohë të shkruash
kur nuk ushtron se nuk të njohin
më pas ke frikë se mund të shkruash mirë
dhe efektin si tregim

kur nuk të lënë të rritesh
libri i të voglit nuk zë vend në treg
pena e të tjerëve do të jetë
ngjyer edhe në vuajtjet e mija

zakonisht shkollimeve të mia
i vë dy emra kujtim
një mik e një mike
është kutia e zezë
avioni im është rrëzuar

gjëndra e lotëve është shumë afër
se ç’mund të besosh
e në vend të lotëve
kujtoj historinë personale në gjendje lufte

SHTRUAR

humba duke ruajtur jetën
për të mos nxituar pas vdekjes
humba duke vrapuar pas miqve
duke vrapuar pas dijes
fundi më gjeti rrufepritës i padijes

merre më shtruar
dëgjojë këngën para se ajo të përfundojë

në fakt, asnjë mik s’do humb
do zgjohem nga varri dhe do thërras rininë
ndershmërinë që zgjatë përjetë
vdesin vetëm ata që kurrë s’mundën të nxitojnë

nëse kam pasur vlerë
më kujtoni për çdo ditë
nëse vdekja më erdhi pa mbushur kapakun e vlerës
më varrosni në vendin më të afërt
dhe sa më shpejt harromëni
Për ZSH: Shkëlzen Halimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi