U nënshkrua marrëveshja bilaterale ShBA -Kosovë

Bota sot
Ambasadori Kristofer Dell tha se Qeveria amerikane mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën e pavarur, që si qëllim të përbashkët ka një Kosovë demokratike, shumë-etnike dhe prosperuese për të gjitha etnitë që jetojnë në të.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë nënshkruar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, marrëveshjen e parë bilaterale, me të cilën Qeveria amerikane në formë zyrtare zoton ndihmën për zhvillimin e shtetit të Kosovës në shumë fusha.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, Marrëveshjen e parë formale bilaterale për ndihmë ekonomike në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.
Kjo ndihmë do të orientohet në zhvillimin e gjithanshëm dhe veçanërisht në fushat infrastrukturore për Kosovën, në ekonomi, në transporte, në edukim dhe aspekte të tjera.

“Me këtë marrëveshje Qeveria e Kosovës dhe ajo amerikane rikonfirmojnë përkushtimin e përbashkët dhe se ne jemi pajtuar të punojmë së bashku për t’i arritur qëllimet e rëndësishme në rrugën e thellimit të prosperitetit ekonomik të Kosovës”, deklaroi ambasadori Dell.
Ai premtoi ndihmën amerikane në çështjet buxhetore, promovimin partneritetit publik dhe përmirësimin e infrastrukturës, si dhe krijimin e një ambienti për një ekonomi konkurruese dhe të lirë tregu.
Përmbushja e këtyre synimeve paraqet sfidë për Kosovën, tha ambasadori Dell, por duke punuar së bashku me Qeverinë amerikane, ai tha se për Kosovën do të arrihet një e ardhme edhe më e mirë sesa të arriturat që shihen sot, të cilat ai tha se i çmonte shumë.
Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu e cilësoi ditën e sotme si të veçantë. Ai rikujtoi ndihmat dhe mbështetjen amerikane në shumë fusha në dhjetë vjetët e fundit.
Por, me këtë marrëveshje u tha se mbështetja kalon në anën zyrtare, jo vetëm përmes agjencive të ndryshme, por përmes qeverisë amerikane.
“Ndihma do të orientohet në zhvillimin e gjithanshëm dhe, veçanërisht, në fushat infrastrukturore për Kosovën, pra edhe në ekonomi, edhe në transport, edhe në edukim, por edhe në aspekte tjera dhe, si e tillë, do të jetë një nxitje e veçantë për një zhvillim më të shpejtuar të vendit tonë”, tha Sejdiu.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo marrëveshje rikonfirmon përkushtimin amerikan për Kosovën.
Sipas tij, marrëveshje të tilla ndihmojnë zhvillimin e Kosovës dhe u zotua që ndihmat amerikane të shfrytëzohen në mënyrë transparente.
“Marrëveshja e sotme paraqet edhe një garanci tjetër të përkushtimit të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Republikës së Kosovës”.
“Përmes marrëveshjes që po nënshkruajmë, Republika e Kosovës do të ketë më tepër mundësi për zhvillim edhe më të qëndrueshëm ekonomik”, vlerësoi Thaçi.
Ambasadori Dell ka nënshkruar marrëveshje edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, për financim shtesë nga SHBA-ja, për përkrahjen e sundimit të ligjit.
Kjo marrëveshje kap vlerën prej 13 milionë dollarësh dhe ka për qëllim përmirësimet në infrastrukturën e Policisë dhe Gjyqësorit.
Për të dyja marrëveshjet e nënshkruara nuk janë dhënë detaje, por është thënë se ato paraqesin përkushtimin e Qeverisë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që do t’i japin zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Uashingtoni ndihmon Kosovën me 13 milionë dollarë

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell.
Bota sot
Prishtinë, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell, nënshkruan sot një marrëveshje ndërmjet qeverive të dy shteteve për ndihmë Kosovës në zbatimin e ligjit. Marrëveshja kap shumën prej rreth 13 milionë dollarësh. Me këtë rast, ambasadori i SHBA ve, Kristofer Dell, tha se kjo është një marrëveshje e rëndësisë së veçantë, e nënshkruar ndërmjet dy vendeve sovrane. Ai premton se përkrahja dhe ndihma amerikane për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nga ana e tij, ministri Hyseni pasi falënderoi ambasadorin Dell për përkrahjen që kanë dhënë dhe po japin qeveria dhe populli amerikan për Kosovën, theksoi se kjo ndihmë do të përdoret për të ndërtuar struktura të qëndrueshme ligjore dhe për zbatimin e ligjit, si dhe do të jetë në shërbim të një shoqërie të drejtë dhe të lirë. Institucionet e vendit janë të përkushtuara në realizimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë, ndërsa në këtë rrugë besojnë dhe llogarisin në ndihmën e miqve. "Duke qenë miku ynë më i madh, ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për të kultivuar tutje miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rruga përpara do të jetë e gjatë dhe mund të mos jetë përherë e lehtë, por ndërsa në punën tonë ne udhëhiqemi nga parime dhe ideale fisnike që për qëllim final kanë një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri të drejtë dhe të lirë - gjithmonë, e nesërmja do të jetë një ditë më e mirë", theksoi Hyseni.

Similar topics
» Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi
» Ambasadorja e re e SHBA-vë në Kosovë, ka studiuar gjuhën shqipe
» Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti ia rrëmben mikrofonin Krasniqit
» Qëndrim Gashi: Lëvizja anti-ShBA në Kosovë, është neveritëse
» Ditë festive në Kosovë për SHBA-të

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi