Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkresë e Policisë së Kosovës drejtuar opinionit

Shko poshtë

Shkresë e Policisë së Kosovës drejtuar opinionit Empty Shkresë e Policisë së Kosovës drejtuar opinionit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 4:36 pm

Shkresë e Policisë së Kosovës drejtuar opinionit

Policia e Kosovës për opinion ka dërguar një shkresë në të cilën thuhet:


Shkresë e Policisë së Kosovës drejtuar opinionit ---policia

Qytetarë të nderuar,
Ju lutem të keni vëmendje në atë që shkruan në këtë shkresë:
• Protestimi dhe shprehja e pakënaqësisë është një akt i rregulluar me të gjitha konventat dhe ligjet ndërkombëtare. Një gjë e tillë mund të ndodhë çdo herë në Kosovë .
• Çdo njëri nga ju që dëshiron të hyj në Prishtinë me qëllim të pjesëmarrjes në demonstratat që do te mbahen të hënën nga Lëvizja ” Vetëvendosja” dhe OJQ-të tjera duhet te njoftohen se :
• Policia shpreson që demonstratat që do të mbahen të hënën do të jenë paqësore.
• Të gjithë ju duhet të jeni në dijeni që policia nuk do të tolerojë të kryhen akte të dhunshme, akte vandalizmi ose shkatërruese .
• Ata individ të cilët vendosin të kryejnë akte kriminale gjatë demonstratës do të ballafaqohen menjëherë me ligjin. Në rast të kryerjes së akteve kriminale ju do të arrestoheni.
• Policia do të mbroj ligjin, do të respektojë vullnetin e qytetarëve për të shpreh pakënaqësitë në mënyrë të qetë.
• Policia do tu mbrojë edhe juve si pjesëmarrës të kësaj proteste, duke ju siguruar të gjitha kushtet që ti shprehni pakënaqësitë tuaja në mënyrë të qetë.
• Policia do t'i mbrojë edhe qytetaret e tjerë të cilët me ndonjë arsye nuk janë pjesëmarrës të kësaj proteste.
• Policia do t'i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, duke u siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt të të shprehurit të lirë, lëvizjes së lirë dhe të të qenit të sigurt nga aktet e dhunës pa varësisht nga kushdo qofshin ato.
• Mbesim me shpresë që akte të dhunës dhe mos respektimi i ndonjë nga pikat e lartë shënuara nuk do të ndodhë dhe që kjo ditë të kalojë në mënyrë paqësore.
Faleminderit për kontributin tuaj për rend dhe siguri.
Policia e Republikës së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi