George Koval/Spiuni atomik i pazbuluar
Faqja 1 e 1
George Koval/Spiuni atomik i pazbuluar
George Koval/Spiuni atomik i pazbuluar
Plakushi gjithmonë kishte qenë krenarisht i pavarur dhe hyri në dekadën e tij të dhjetë me mendjen e kthjellët, kujtesën e pastër dhe rusishten e tij të rrjedhshme akoma të ngjyrosur me theks amerikan. Gruaja i kishte vdekur më 1999 dhe kur këmbët filluan që ta linin ai filloi të kishte probleme me pranimin e ndihmës nga të afërmit e tij në Moskë. Gradualisht, u largua nga pjesa më e madhe e kontaktit njerëzor dhe vdiq qetësisht më 31 janar 2006, në moshën 92-vjeçare, duke i marrë sekretet me vete në varr. Një konvergjencë e veçantë zhvillimesh e nxorri Zhorzh Abramovich Koval nga anonimiteti. E para, gjatë dekadës së kaluar analistë perëndimorë inteligjence dhe historianë të Luftës së Ftohtë filluan që të merren me rolin e GRU-së, agjencisë së inteligjencës ushtarake sovjetike (tani ruse) në zhvillimin e programit të armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik në vitet '40. Pastaj, në vitin 2002 historiani rus Vladimir Lota botoi librin "The GRU and the Atom Bomb". Libri, i cili akoma duhet të përkthehet në anglisht, tregon arritjet e një spiuni të GRU-së me emrin e koduar Delmar, i cili, me përjashtim të shkencëtarit britanik Klaus Fuchs, mund ta ketë ndihmuar më shumë se kushdo tjetër Bashkimin Sovjetik që të arrijë barazinë e tij të papritur dhe goditëse bërthamore me Shtetet e Bashkuara në vitin 1949. Më treguesja, në nëntor të vitit 2007, Presidenti rus Vladimir Putin e dekoroi pas vdekjes Koval, i cili ishte çmobilizuar nga Ushtria Kuqe si ushtar i thjeshtë në vitin 1949, me një yll të artë që e bënte atë Hero të Federatës Ruse - më pas e quajti atë publikisht Delmar. Identiteti i spiunit kishte qenë aq sekret sa që vetë Putini, një ish-oficer i KGB-së, mund të ketë mësuar për të vetëm në vitin 2006, pasi e pa portretin e njeriut në një hapje muzeumi të GRU-së dhe pyeti pak a shumë: Kush është ky?
Që kur ceremonia e dekorimit praktikisht e flaku tej mbulimin e Koval, studiues perëndimorë janë duke e rishikuar narrativën e spiunazhit të Luftës së Ftohtë për aktivitetet e tij gjatë dy viteve që punoi në laboratoret top sekret në Oak Ridge të shtetit Tennessee dhe Dayton të shtetit Ohio. Duke filluar në vitet '40, telegrame të interceptuara të inteligjencës sovjetike ndihmuan që të kapeshin spiunë të tillë të KGB-së si Julius e Ethel Rosenberg dhe Harry Dexter White, një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit nën Presidentin Franklin Roosevelt, që vdiq pas një infarkti menjëherë pasi qe thirrur përpara Komitetit të Aktiviteteve Antiamerikane të Dhomës më 1948. Por me përjashtim të Whittaker Chambers - shkrimtarit amerikan që spiunonte për GRU-në në vitet '30, por u bë një antikomunist i flaktë dhe kryesor në dënimin për gënjeshtër nën betim të ish-zyrtarit të Departamentit të Shtetit Alger Hiss rreth lidhjeve komuniste të tij - "Ne nuk dinim pothuajse asgjë rreth shtrirjes së operacionit të spiunazhit të GRU-së kundër Projektit Manhattan deri kur doli afera Koval", thotë John Earl Haynes, historian në Bibliotekën e Kongresit dhe një autoritet lidhur me Luftën e Ftohtë. Ajo çka mund të nxirret deri më tani - nga arkivat perëndimore dhe sovjetike, dokumente të FBI-së, studime dhe intervista me ish-kolegë të mbijetuar të Koval në Shtetet e Bashkuara dhe të afërmit e tij në Rusi - është se ai qe i vendosur përsosmërisht për të vjedhur informacion rreth njërës prej pjesëve më të rëndësishme të bombës, pajisjes që inicion reaksionin bërthamor. Kjo kërkonte jo vetëm planifikim të kujdesshëm, trajnim rigoroz dhe mashtrim të pacipë, por edhe kthesa të habitshme fati dhe, në kontrast me spiunët e njohur të KGB-së, vëren Haynes, "Koval qe një agjent i stërvitur, jo një civil i zakonshëm. Ai qe kjo gjë e rrallë, të cilën ju e shikoni shumë në filma, por rrallë në jetën reale: një agjent i fjetur, një agjent penetrimi, një oficer profesionist". Më tronditësja, ai kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit dinin kaq shumë nga libri i Lota-s. Tani, pas demaskimit të Koval, është e mundur të gjenden rrënjët e tradhtisë së tij ndaj atdheut duke u kthyer prapa në Sioux City të shtetit Iowa. Emri zyrtar i saj qe Central High School, por fortesa viktoriane me tulla të kuqe në Sioux City njihej më mirë si Castle on the Hill. E ndërtuar më 1892, ajo ishte një monument ndaj krenarisë së qytetit në fillimin e shekullit, kur Sioux City u duk se po bëhej një Chicago tjetër, një qendër e kulturës dhe e tregtisë që tërhiqte emigrantët nga lindja dhe emigrantët nga Europa dhe Rusia. Këta të sapoardhur përfshinin një komunitet të konsiderueshëm hebre tregtarësh dhe zanatçinjsh, të cilët menjëherë ngritën sinagoga dhe formuan grupe për të mbështetur chalutzim (pionierët, në hebraisht), që tashmë po fillonin të vendoseshin në atë që do bëhej Izrael. Të tjerë sollën me vete disa prej lëvizjeve politike dhe ideologjike që qarkullonin në atë kohë në atdhetë e tyre, përfshi komunizmin. Midis tyre ndodhej edhe Abram Koval, një karpentier që emigroi më 1910 nga shteti bjellorus Telekhany, në afërsi të Minsk. Ai dhe gruaja e tij, Ethel Shenitsky Koval, kishin tri djem - Isaya, lindur më 1912; Zhorzh ose George, lindur Ditën e Krishtlindjeve të 1913 dhe Gabriel, lindur më 1919 - në një shtëpi komode jo larg nga Castle on the Hill. Në vitet '50, kur FBI-ja krijoi një dosje lidhur me Koval që kishte më shumë se 1000 faqe, fqinjët kujtonin se djaloshi George fliste hapur për besimet e tij komuniste. Në vitin 1929, kur mori dëftesën e pjekurisë nga Castle në moshën 15-vjeçare, ai qe në Honor Society dhe anëtar kryesor i ekipit të debatit. (Atë qershor ai kishte gjithashtu një rol kryesor në dramën e klasës: Nothing But the Truth). Pas kësaj, George studioi për Inxhinieri Elektrike në University of Iowa për 2 vjet e gjysëm. Por në atë kohë Depresioni i Madh u dha fund shpresave të Sioux City për t'u bërë një Chicago tjetër dhe Abram Koval mori gruan dhe djemtë e tij për ta kërkuar fatin e tij tjetërkund. Ai ishte sekretar i një organizate të njohur si ICOR, një akronim hebraisht për Association for Jewish Colonization in the Soviet Union. ICOR ishte një organizatë komuniste që funksiononte si rivale e shpresave të lëvizjes sioniste për një atdhe hebre në Lindjen e Mesme dhe qe në Bashkimin Sovjetik që familja Koval shkoi më 1932. "Ata kishin një pikëpamje të ndryshme patriotizmi", thotë Ronald Radosh për rusët e dëbuar. "Komunizmi mund të ketë qenë një ëndërr e keqe, por qe një ëndërr që kishte vlerë në sytë e tyre", shton Radosh, bashkautor me Joyce Milton i The Rosenberg File dhe një studiues i shquar i spiunazhit sovjetik gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. "Pjesërisht, qe një trashëgimi e së kaluarës cariste. Cari qe armik i hebrenjve". Duke udhëtuar me një pasaportë familjare amerikane, Koval-sët kishin planifikuar të ktheheshin në Minsk, "por autoritetet sovjetike nuk i lejuan që ta bënin këtë", thotë Maya Koval, stërmbesa 28-vjeçare e George që banon në Moskë. "Ata u detyruan të qëndrojnë në zonën e Vladivostok-ut" në të ashtuquajturin Rajon Autonom Hebre që Stalini e kishte ndërtuar në vitet '20. Ata u vendosën në qytetin Birobidzhan, afër kufirit sovjetik me Mançurinë. Në vitin 1936, një amerikan i quajtur Paul Novick, i cili botonte një të përditshme komuniste në hebraisht në New York City, vizitoi qytetin dhe takoi Koval-sët. Familja, do t'u deklaronte lexuesve të tij, "kishin shkëmbyer pasigurinë e jetës si dyqanxhinj të vegjël në Sioux City për një ekzistencë pa frikë për veten dhe fëmijët e tyre", sipas një libri që po shkruan shkencëtari politik Henry Srebrnik lidhur me ICOR-in dhe Birobidzhan-in. Duke punuar në një fermë kolektive, Isaya, djali i madh i Koval-ëve, u bë një traktorist kampion dhe u martua me një vajzë hebreje nga Kievi, me të cilën pati 3 vajza dhe 1 djalë. (Ai vdiq në maj të 1987 në një fshat afër Birobidzhan-in). Pasi përmirësoi rusishten e tij, George u pranua në vitin 1934 që të studionte në Mendeleev Institute of Chemical Technology në Moskë. Atje ai u takua dhe u martua me Lyudmila Ivanova, një studente, babai i së cilës kishte një fabrikë të vogël çokollate në Moskë. 5 vjet më vonë ai u diplomua shkëlqyeshëm dhe fitoi shtetësinë sovjetike më pas. Edhe i vëllai Gabriel ndoqi Mendeleev, por u vra në gusht të 1943 duke luftuar në radhët e Ushtrisë së Kuqe.
Saktësisht se si dhe kur GRU-ja rekrutoi George është e paqartë, por pasi mori diplomën u largua nga Moska si pjesë e një mashtrimi: "U mobilizova në ushtri më 1939 për të mbuluar zhdukjen time nga Moska", do t'i shkruante Koval më pas Arnold Kramish, një shkencëtar amerikan me të cilin do të zinte miqësi. "Nuk pranoja një ofertë shërbimi dhe trajnimi ushtarak si oficer ushtrie në atë kohë, nuk u betova asnjëherë apo vesha ndonjë uniformë këtu". Kramish është tani 86 vjeç dhe banon jashtë Ëashington, D.C. pas një karriere të gjatë në RAND Corporation dhe Atomic Energy Commission. Pjesërisht prej një interesi profesional në programet bërthamore sovjetike, ai rivendosi kontakte me Koval më 2000 dhe qëndroi në kontakt me letër dhe e-maile gjatë 5 viteve të fundit të jetës së Koval. Një gjë që sqaron korrespondenca e Koval është sesi ai u kthye në Shtetet e Bashkuara më 1940, edhe pse të afërm të tij e kishin lënë pasaportën e tyre amerikane: "Hyra në Shtetet e Bashkuara në tetor të 1940 në San Francisco", i shkruan ai Kramish. "Hipa mbi një tanker të vogël dhe thjesht dola nëpër pikën e kontrollit bashkë me kapitenin, gruan dhe vajzën e tij, të cilat kishin lundruar bashkë me të".
Koval u nis drejt New York City dhe, thotë Kramish, mori detyrën e zëvendësshefit të stacionit të GRU-së atje. Stacioni ishte me mbulesën e Raven Electric Company, një furnizuese e General Electric dhe firmave të tjera amerikane, me dy zyra në Manhattan. Koval u tha kolegëve të tij se ishte njujorkez i lindur, një fëmijë i vetëm dhe një jetim i pamartuar. 180 centimetra i lartë, me një shikim penetrues dhe pamje të shkujdesur bohemiani, u paraqit si tifoz bejsbolli dhe një shok në tërësi i këndshëm. "Nuk njoh ndonjë që ta urrente George", thotë Kramish. Më 2 janar 1941, vetëm disa muaj pasi kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara, Koval regjistrohet për shërbimin ushtarak, duke dhënë një adresë shtëpie në Bronx. Raven i siguroi atij një shtyrje lidhur me punën për vitin në vazhdim në shkurt të 1942. Sipas historianit rus Lota, drejtuesit sovjetikë të Koval donin prej tij që të vidhte informacion rreth armëve kimike dhe besonin se aftësia e tij për të vepruar kështu do të komprometohej nëqoftëse do të rekrutohej. Por shtyrja mori fund dhe më 4 shkurt 1943, George A. Koval u fut në ushtrinë amerikane. Pas trajnimit bazë në Fort Dix të shtetit New Jersey, ushtari Koval u dërgua në Citadel të Charleston në shtetin South Carolina për t'ju bashkuar Njësisë së riemërimit dhe Trajnimit të Specializuar 3410 dhe më 11 gusht të atij viti ai u pranua në një njësi të re, Programi i Stërvitjes së Specializuar të Ushtrisë (ASTP). Duane Weise, një prej kolegëve të tij atje, beson se Koval arriti një rezultat jashtëzakonisht të lartë në testin e inteligjencës analoge të Ushtrisë. Lëvizja shënoi hapin e parë të Koval drejt laboratorëve bërthamorë të vendit. Ushtria e kish krijuar ASTP-në në dhjetor të 1942 për t'ju siguruar të rekrutuarve akademikisht të talentuar me një edukim paraprak dhe trajnim të specializuar teknik në kolegjet dhe universitetet anembanë vendit. Koval u dërgua për të studiuar Inxhinieri Elektrike në City College of New York (CCNY); ish-kolegët e tij të mbijetuar të ASTP-së thonë se ai u bë deridiku një figurë model, bile figurë atërore, për ta. "Në atë kohë shokët e klasës së tij besonin se nuk kishte njeri më të mirë se George", thotë Kramish, i cili ishte gjithashtu në program. "Ishte i jashtëzakonshëm në çdo punë që kishte". Koval ishte një dekadë më i madh se të tjerët, thotë Kramish dhe sillej në mënyrë më të matur. "Kjo qe një nga anomalitë lidhur me të", kujton Kramish. "Në retrospektivë, kishte mistere që e bënë atë të dallohej". Njëri, thotë ai, ishte se Koval nuk dukej kurrë se bënte ndonjë detyrë shtëpie. (Sigurisht, kjo ndodhte sepse ai tashmë kishte marrë një diplomë kolegji atje në Moskë, megjithëse ne nuk e dinim në atë kohë). Një tjetër talent ishte të ndihmonte shokët e klasës që t'i shpëtonin kontrollit të krevateve nëpërmjet vënies së jastëkëve dhe çarçafëve si "trupa që po flinin" (Ishte i famshëm për këtë, thotë Kramish) dhe i pinte cigaret aq shumë sa që pothuajse digjte gishtat. (Ky qe një zakon shumë dallues europianolindor, shton Kramish, të cilin nuk e dija deri kur vajta në Europë pas lufte). Shokët e klasës të mbijetuar të Koval (që në atë kohë nuk dinin asgjë rreth një gruaje në Bashkimin Sovjetik), thonë gjithashtu se ai qe i preferuari i femrave. 86-vjeçari Stewart Bloom, një tjetër student i CCNY-së, kujton se Koval i mungonte e folura me theks njujorkez. "Gjithmonë mendoja se ishte nga Iowa", thotë Bloom, një i lindur në Chicago, por në urgjencën e luftës i kushtoi pak vëmendje kësaj gjëje deri pothuajse një dekadë pas mbarimit të luftës, kur agjentë të FBI-së u shfaqën në Brookhaven National Laboratory në Long Island, ku po punonte atëhere, për të pyetur rreth ish-kolegut të tij.
ASTP-ja rezultoi jetëshkurtër. Nga fundi i 1943, vetëm pak muaj pas rekrutimit të Koval, lufta po kthehej në favor të aleatëve dhe ushtarakët po kërkonin akoma më shumë trupa luftuese për një shtytje finale drejt fitores. Në fillimet e 1944, programi u shkri dhe shumica e pjesëmarrësve të tij u dërguan në këmbësori. Por jo Koval. Së bashku me Kramish dhe rreth një dyzinë të tjerësh nga CCNY-ja, ai u përzgjodh për diçka të quajtur Special Engineer Detachment (SED). Ai ishte pjesë e Manhattan Project, ndërmarrjes së fshehtë që organizonte talentet e shkencëtarëve amerikanë, britanikë e kanadezë në impiantet anembanë Shteteve të Bashkuara për qëllimin e projektimit dhe ndërtimit të një bombe atomike. Në kohën kur Koval ju bashkua SED-it në mesin e 1944, shkencëtarët e Manhattan Project po ndiqnin dy bomba shumë të ndryshme. Njëra bazohej në një teknologji të njohur dhe relativisht të thjeshtë që kërkonte një formë të rrallë të pasuruar uraniumi. (Në të vërtetë, qe në aq mungesë lënde të parë sa që "testimi" i parë i saj qe në bombën që shkatërroi Hiroshimën). Bomba tjetër do të përdorte plutonium - një element që nuk ishte izoluar deri më 1941. Laboratorët Oak Ridge qenë qëndrorë në zhvillimin e të dy tipave të bombës. Koval u caktua në Oak Ridge. Këtu fati i mirë i Koval u duk sikur u ndërtua vetë, pothuajse si një reaksion bërthamore: ai u bë një "oficer shëndeti fizik", i ngarkuar me monitorimin e niveleve të radiacionit nëpërmjet impiantit të shpërndarë, gjë që, sipas dosjeve të FBI-së, i dha atij një akses top sekret. "Ai qe një prej njerëzve të pakët që patën akses në të gjithë programin", thotë Kramish, i cili punonte në një laborator të ndryshëm Oak Ridge. Prapëseprapë, të dy takoheshin shpesh me njëri tjetrin. Në gusht të 1944, Kramish u transferua në Philadelphia (ku u plagos në një aksident laboratorik që vrau dy kolegë të tjerë të tij), por u kthye në Oak Ridge përpara se të caktohej në Los Alamos të shtetit New Mexico. "Këto gjëra mund të mos kenë qenë planifikuar nga sovjetikët apo kushdo tjetër", shkruan historiani bërthamor Robert S. Norris tek "George Koval, Manhattan Project Spy", një dokument për t'u paraqitur në një konferencë në Washington pak kohë më parë në Journal of Cold War Studies. "Më shumë, qe një goditje fatlume për GRU-në". Bazuar në eksperimentet e kryera në Oak Ridge dhe tjetërkund, reaktorët që mund të prodhonin mjaftueshëm plutonium për një bombë u porositën në Hanford të Washington. Ndërkohë, shkencëtarët zbuluan se plutoniumi i prodhuar në reaktor ishte tepër i paqëndrueshëm për bombën e projektuar që ata kishin në mendje. Materiali do të dobësohej. Ata duhej të dilnin me një "iniciues" që do ta ndihmonte plutoniumin të arrinte reaksionin zinxhir të nevojshëm. Për këtë iniciues ata zgjodhën një formë elementi tjetër të rrallë, poloniumin, i cili gjithashtu prodhohej në Hanford dhe Oak Ridge. Sipas Lota, Koval ishte ngarkuar që të mbante në mbikëqyrje poloniumin e Oak Ridge. Nëpërmjet një kontakti sovjetik të njohur me emrin e koduar Clyde, Koval i transmetoi Moskës informacionet rreth prodhimit të tij me anë korrierësh, telegramesh të koduara dhe poste diplomatike nga ambasada sovjetike në Washington. Një fakt të rëndësishëm që ai kaloi ishte se poloniumi i Oak Ridge po dërgohej në laboratorët e Manhattan Project në Los Alamos, ku Klaus Fuchs ndodhej duke punuar si agjent sovjetik. "Fuchs u kaloi sovjetikëve informacione vërtet të detajuara rreth projektimit të bombave", thotë David Holloway, Profesor Historie dhe Shkencash Politike në Stanford University dhe një autoritet kryesor në garën e armëve atomike. Por Koval, shton ai, e dinte se poloniumi që dilte nga Oak Ridge "luante një rol të caktuar në zhvillimin e bombës", informacion që i ndihmoi sovjetikët të lidhnin gjërat midis Oak Ridge dhe Los Alamos. Më 27 qershor 1945, pas pothuajse një viti në Oak Ridge, Koval u transferua në një laborator top sekret në Dayton të shtetit Ohio. Ky mund të ishte emërimi më i rrezikshëm i tij: qe atje që iniciuesi me bazë poloniumi hyri në prodhim. Edhe njëherë akoma, Koval u caktua oficer shëndeti fizik, i lirë për të lëvizur nëpër impiant. Atë 16 korrik, iniciuesi kaloi një testim vendimtar: bomba e parë atomike e botës shpërtheu në një vend të quajtur Trinity brenda rrezes së shpërthimit në Alamogordo të shtetit New Mexico. Ky qe shpërthimi që e shtyu J. Robert Oppenheimer, drejtorin shkencor të Manhattan Project, që të citonte Bhagavad-Gita: "Jam bërë vdekja, shkatërruesi i fjalëve". Ky shpërthim u dha planifikuesve amerikanë të luftës besimin për të futur një bombë me bazë plutoniumi, përveç një të tille me bazë uraniumi në arsenalin e tyre. Por atëhere Gjermania ishte dorëzuar, kurse Japonia jo. Vetëm tri javë më vonë, më 6 gusht 1945, bomba me bazë uraniumi u shpërthye mbi qytetin Hiroshima, duke vrarë 70000 njerëz menjëherë dhe 70000 të tjerë më shumë nga fundi i vitit. Më 9 gusht 1945, një kopje e bombës Trinity shpërtheu mbi Nagasaki. Pesë ditë më vonë, Perandori japonez Hirohito shpalli dorëzimin e vendit të tij. Mes shkatërrimit të dy qyteteve, pati thirrje të gjithandejshme për një ndalim të armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik propozuan një sistem ndërkombëtar të kontrollit të armëve bërthamore, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Në të vërtetë, sovjetikët e intensifikuan një program bombe atomike që kishin filluar gjatë luftës. Jo më vonë se 31 tetori 1946, CIA vlerësonte se ata do t'ia dilnin "deridiku midis 1950 dhe 1953"; ndërsa muajt kaluan, ky vlerësim u postua më shumë drejt 1953.
Por më 29 gusht 1949, sovjetikët shpërthyen bombën e tyre të parë atomike në poligonin e tyre bërthamor të Semipalatinsk në Kazakistan. Kjo pajisje ishte një armë me plutonium. Por ka qenë jo më herët se 2007 që ushtarakët rusë zbuluan një faktor kyç në arritjen e tyre të përshpejtuar: iniciuesi për këtë bombë qe "përgatitur" sipas "recetës" së siguruar nga agjenti i inteligjencës ushtarake Delmar: Zhorzh Abramovich Koval, raportoi gazeta e Ministrisë së Mbrojtjes Krasnaya Zvezda kur Koval iu dha ylli i artë.
Më 1949, Presidenti Harry Truman informoi qetësisht publikun amerikan për provën sovjetike. "Kemi dëshmi se gjatë javëve të fundit një shpërthim atomik ndodhi në Bashkimin Sovjetik", lajmëroi ai më 24 shtator, në një deklaratë prej 217 fjalësh, ku asnjëra prej të cilave nuk ishte "bombë" apo "armë". "Që kur energjia atomike u çlirua për herë të parë nga njeriu, zhvillimi eventual i kësaj force të re nga ana e vendeve të tjera duhej pritur", tha ai. Ky probabilitet është marrë gjithmonë parasysh nga ana jonë". Megjithatë, në prapaskenë shkencëtarët bërthamorë, gjeneralët dhe vendimmarrësit politikë po debatonin fort nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shtynin për kontrollin e armëve apo për brezin tjetër të armëve bërthamore. Truman e çoi përpara këtë debat në janar të 1950, kur autorizoi zhvillimin e bombës me hidrogjen. Gara e armëve bërthamore kishte filluar seriozisht.
Duke qenë se George Koval përdorte emrin e tij të vërtetë, është tunduese të habitesh se pse ai nuk u vu në pikëpyetje si një rrezik sigurie përpara se të ishte shumë vonë. (Klaus Fuchs u kap pas lufte, i implikuar në të njëjtin grup telegramesh të interceptuara sovjetike që ekspozuan çiftin Rosenberg dhe të tjerë. Fuchs vuajti më shumë se 9 vjet në një burg britanik dhe më pas emigroi në Dresden, ku dhe vdiq në moshën 76-vjeçare më 1988). Studiues dhe analistë akoma po përpiqen të gjejnë se pse Koval kaloi pa u vënë re. Një arsye mund të jetë se sovjetikët qenë aleatë të Shteteve të Bashkuara në atë kohë; përpjekjet e kundërzbulimit qenë të përqendruara në agjentët gjermanë; një tjetër është se rivaliteti midis shërbimeve i dëmtoi përpjekjet e Manhattan Project për të shqyrtuar shkencëtarët e tij. Sipas Kramish dhe të tjerëve, Gjenerali Leslie Groves, drejtori ushtarak i Manhattan Project, nuk e besonte FBI-në për të bërë kontrolle sigurie, duke preferuar më shumë që të mbështetej në oficerët e kundërzbulimit ushtarak.
Një mundësi e tretë është se gjatë kohës së luftës, aleatët zgjodhën talentin shkencor ndaj kurrikulave të pastra të sigurisë. "Njerëz si Oppenheimer kishin të gjitha llojet e lidhjeve të diskutueshme. Problemi ishte: Çfarë bënit lidhur me këtë?", thotë Jon Lellenberg, një oficer politike dhe strategjie me Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. "Në qoftë se Oppenheimer ishte aq thelbësor sa dukej dhe aq i përkushtuar ndaj suksesit sa ishte, atëhere ia vlente barra qiranë ndonjë risk politik për hir të programit". Më së fundi, ishte faktori kohë: më 1949, kur sovjetikët shpërthyen bombën e tyre, George Koval ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara.
Largimi i tij qe i matur. I çmobilizuar me të gjitha nderet nga ushtria më 1946, ai u kthye në Bronx dhe në CCNY. Ai iu bashkua Eta Kappa Nu, një rreth inxhinierie elektrike dhe e mori bakalaueratin në Inxhinieri Eleketrike cum laude më 1 shkurt 1948. Pak muaj më pas, ai u tha shokëve se po mendonte për të shkuar jashtë vendit, në Poloni apo Izrael. Sipas Norris, Koval siguroi një pasaportë amerikane për udhëtim 6-mujor në Europë për llogari të një kompanie të quajtur Atlas Trading. Atë tetor ai u nis drejt Le Havre në bordin e transoqeanikut "America", për të mos u kthyer më kurrë.
Është e paqartë se çfarë e shtyu FBI-në që të hapte investigimin e saj të mesit të viteve '50 ndaj Koval. Dosjet bruto rezultuese, të përmbledhura në 6 vëllime, përfshijnë intervista tipike të hollësishme të FBI-së në miq, të afërm dhe kolegë të Koval, ku shumica e emrave të tillë janë fshirë. Ndërsa transkriptimet hedhin pak dritë rreth vendndodhjes së Koval pasi u largua nga Shtetet e Bashkuara - një kartolinë nga Argjentina, një parje e raportuar në Paris - ato nuk ofrojnë asnjë konkluzion rreth aktiviteteve apo motivacioneve të tij. Në dekadat e mëpasme, Kramish u përpoq ta gjejë shokun e tij të vjetër të ushtrisë, edhe pasi deduktoi nga intervista e tij me FBI-në se Koval kish qenë spiun. Rreth vitit 2000, thotë Kramish, ai qe në National Archives dhe "rastësisht" u ndesh me disa referenca lidhur me Koval dhe Mendeleev Chemical Institute. Kramish kontaktoi institutin dhe siguroi një numër telefoni për të. Kramish telefonoi dhe Koval u përgjigj. "Qe një moment emocionues për të dy ne", thotë Kramish. Ata filluan korrespondencën me letra, thotë ai, dhe më pas stërmbesa e Koval e bindi atë që të përdorte e-mail. Jeta paslufte e Koval në Rusi qe dukshëm pa ngjarje.
"Kam frikë se do të mbeteni keq po të mësoni se nuk kam marrë ndonjë vlerësim të lartë mbas kthimit", i shkruan ai Kramish në maj të 2003. "Jeta në Bashkimin Sovjetik qe e tillë që aktivitetet e mia në vend të më sillnin vlerësime, patën një efekt të kundërt, shumë negativ, ndaj jetës time". Kur u largua nga ushtria sovjetike më 1949, shkruan ai, "i mora dokumentet e çmobilizimit si pushkatar jo i trajnuar në rangun e ushtarit të thjeshtë - me 9 vjet shërbim në forcat e armatosura!". Ky vlerësim i dobët, bashkuar me bekgraundin e tij akademik dhe të huaj, "më bënë një tip shumë të dyshimtë", shkruan ai, veçanërisht në mes të "fushatës së tmerrshme antisemite të nxitur dhe të ekzekutuar nga qeveria, e cila ishte në pikun e saj në fillimin e viteve '50".
Ai kërkoi që të punonte si kërkues apo si mësues, por "asnjeri nuk donte të rrezikonte duke më marë në punë" - pjesërisht, besonte ai, sepse dikush me të kaluarën e tij mund të ishte spiun amerikan. Ai i kërkoi kontaktit të tij në GRU që ta ndihmonte për të gjetur një punë - "hera e vetme që e bëra". Kontakti e përcolli kërkesën, por, shkruan Koval, "edhe urdhrat e Ministrisë së Arsimit nuk më sollën asgjë më të mirë se një asistent laboratori". Puna qe në Mendeleev Institute. Eventualisht, ai avancoi në marrjen e një pune mësimdhënëse aty. Sipas Yuri Lebedev, një koleg i vjetër në Mendeleev, studentët e Koval do të qeshnin kur shqiptonte fjalët ruse për "termoçift" dhe terma të tjerë teknikë me një theks amerikan. Lebedev thotë se Koval bënte udhëtime të shpeshta në Khabarovsk për të parë të afërmit dhe në vitin 1966, solli nipin e tij Gennady në Moskë për të jetuar me të dhe studiuar në Mendeleev.
Stërmbesa Maya, një menaxhere marketingu, erdhi të banojë me Koval në apartamentin e tij në Moskë 4 vjet përpara vdekjes së tij. "George ishte kreu i familjes tonë: i zgjuar, i kthjellët dhe shumë, shumë i këndshëm", thotë ajo në një intervistë me e-mail. "E admironim intelektin, dijen dhe ndjenjën e taktit të tij. Ne kishim dijeni për punën e tij me GRU-në. Asnjë detaj - ne thjesht dyshonim se ishte deridiku i lidhur me bombën bërthamore, kaq. George nuk na foli kurrë për punën e tij. Kjo ishte një çështje e ndaluar". Gjatë dekadave të Koval si akademik në Moskë, fakti që shërbimi i tij ndaj atdheut të adoptuar shkoi pa u vlerësuar, e zemëroi shumë. Në 2003, i shkroi Kramish se kishte marrë një medalje të ulët pasi ishte kthyer në Rusi, por vlerësime më të mëdha "u shkuan njerëzve të karrierës". Fuchs "e mori vlerësimin e tij, jo një shumë të lartë (dhe qe tejet i pakënaqur për këtë) vetëm pasi qe liruar nga burgu dhe punonte si fizikan" në Gjermaninë Lindore dhe "vetëm shumë vonë, kur Lota filloi të gërmojë në arkiva dhe nxorri në dritë historinë time, mua m'u dha një medalje" për shërbim në inteligjencën e jashtme me një ceremoni të mbyllur. Megjithatë, pavarësisht trajtimeve jo të mira të pësuara dhe kthimit të trazuar në jetën sovjetike, George Koval e përfundon e-mail e tij me një notë stoike: "Ndoshta nuk duhet të ankohem (dhe nuk po ankohem, vetëm po përshkruaj sesi qenë gjërat në Bashkimin Sovjetik në atë kohë), por të jem mirënjohës që nuk e pashë veten në ndonjë gulag, siç dhe mund të kish ndodhur fare mirë". Deri në fund, ai qëndroi i palëkundur rreth tradhtimit të vendlindjes së tij. Duane Weise, kolegu i tij i ASTP-së, duke shikuar në kthesat e fatit të Koval, ofron teorinë se ai aktualisht qe agjent i dyfishtë. "Është vetëm një hipotezë, por ka pak si shumë koinçidenca", thotë Weise. Megjithatë, Kramish e shikon çështjen në mënyrë më të drejtpërdrejtë: "Koval nuk pati asnjëherë ndonjë brengë", thotë ai. "Ai besonte tek sistemi".
Michael Walsh ka mbuluar Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore për revistën "Time" dhe botime të tjera nga 1985 deri më 1991.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ermira Babamusta:Realiteti i Kosovës: E vërteta e pazbuluar
» Nafi Çegrani: Si u tradhëtuan Gjon Sereçi dhe Ibrahim Lutfiu
» Spiuni në kompjuterin tuaj
» George Washingtoni me gjak SHQIPTARI
» Baton Haxhiu bir i një spiuni të Serbisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi