Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleko Likaj: Zemër Trimi

Shko poshtë

Aleko Likaj: Zemër Trimi Empty Aleko Likaj: Zemër Trimi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:27 am


Aleko Likaj: Zemër Trimi U1_AlekoLikajAleko Likaj

Zemër Trimi

Sipas nje motivi te njohur ne jug

Maleve përtej mbi Janinë, një trim, ishte bërë zot. Nuk la ushtar turku e tabor që të shkelte ndër ato anë. Asnjë taksë, e asnjë nizamë për pushtuesin. Kishte hyrë në vitin e tretë, e komandantët turq, nuk po i a gjenin anën. Me një grusht shokësh, kaçaku ngrinte prita e godiste si rrufe. Por, edhe karvanet që kalonin ndër ato anë. Banorët që jetonin në ato lartësi, ndjeheshin të lirë. I gëzoheshin punës se tyre, mbillnin e korrnin dhe rrisnin fëmijët në hallin e vet, pa i rënë në qafë,askujt

Atje poshte buze liqenit, Valiu i Janines,ishte bere pike e vrere. Bente mbledhje ne zyren e tij me ushtaraket e larte te ushtrise turke, qe ishin vendosur ne ate treve, e merrte premtime, se kjo pune, ishte çeshtje oresh. Po ku do ti a dinte Trimi?. Ata ngjitu lart, e ai ,se bashku me shoke, me jatagane e shigjete, i korr...

Valiut, durimi, i u sos. Mblodhi serrish te paret e ushtrise. Ishte bere dyll i verdhe,ne fytyre, dhe nuk e mbante vendi. Shtrengoi dhembet, e ngriti lart vetullat e zeza, dhe te trasha si shuka leshi. Shau mbare e prape. Gjithe vrerin, se çe derdh mbi tabor.

- E dua ketu pa u thyer hena. Ja te ma bini te lidhur- tha -. ja me kete palle, do t'ju ve te gjitheve ne sater. Me premtimet tuaja, jam deri ne fyt. Tunduni, dhe nisuni qe ne kete çast. Krihni malet pellembe e pellembe.

Vete liqeni u drodh, dhe valet heshten nga ulerime e tij.

Hena u thye. U be dhe u thye perseri...Kaloi nje vit, dhe erdh’ tjetri, por trimi qendronte si zot ne ato male. Taboret me ushtare, nuk lane shkrepa, brinja, dhe gerxhe. Nuk lane shkemb, gure, dhe guve, por trimin nuk e zune. Ai, si nje sorkadh mali, shfaqej mbi ta, godiste me kordhe si vetetime, dhe u ngrinte serrish pusi. Humbjet ishin te medha. Ndoshta, me shume,se ne fillim.

Valiu dergoi karte ne Stamboll.

- Dua te tjere ushtare. Po na i grin nje fajkua.

Sulltani derdh flori. Nis tabore te tjere.

Perseri malet u mbushen me mizeri. Trimi si trim, ashtu si me pare. Pa i u trembur syri, sulmonte, e korrte. Perseri ushtaret paksoheshin. I gjeje pa jete, ne shtigje, brinja, neper shkurre, a pas ndonje prite

I dergon e shoqia fjale.

- Si do te rriten djemte, a ditezi?

Trimi i a kthen

- Me barrishte mali, me lepiete, siç jemi rritur edhe vete. Do te kene me shume nder, nuk do te kene më as te huaj ne dere.

At'here, Valiu vendos qe te luaj edhe gurin e fundit. I nis nje lajm atje ne mal

- Ne se do te me dorezohesh, do te te bej komandant , me grada dhe tuje. Do te të jap, plaçkë e pasuri sa të lodhesh. Në këtë botë që ka shumë halle, mos të të dhëmbi koka ndonjëhere. Hë, si thua, a vjen tek unë këtu në Janinë?

Por trimi,në vënd të përgjigjes i dërgoi nje jatagan. Kjo e tërboi përsëri Valiun. Shfryu dhe mallkoi, duke u drejtuar andej nga malet, atje,ku rrinte trimi.

I u duk, sikur dëgjoi zërin e tij

- Nuk kam dalë për ofiqe maleve kaçak.

Qëndroi për një çast dhe vuri veshin. Ishte era...Tundi kokën, e shfryu përsëri. Ketë herë u duk,se gjethet ranë nga pemët, e mali zu thinjë.

At'herë, Valiu mbyllet brenda në dhomë, dhe bën një kartë tjetër,për në Stamboll

Sulltani së bashku me nizamët, nis edhe një ferman

"Një nga dy kokat tuaja e dua në sini"

Ky ishte urdhëri që mbriti nga Porta e Lartë

Ishin pesëmijë. Në krye të tyre, edhe vetë Valiu që e braktisi zyrën e tij, atje buzë liqenit.

...Më në fund e zunë. E sollën përpara Valiut,në shesh. Ky u habit kur e pa." Qenka një pëllëmbë njeri" , tha më vete, "dhe më griu gjithë ushtrinë"

Fryu bulçitë, e u drodh gjithë inat e mllef

- Të kam vënë nën vete, tani, bjer këtu në gjunjë, kaçak.

Po më gjunjë trimi nuk i ra

Valiu ngriti vetullat përsëri. Shfryu me egërsi.

- Ja ta ula hundën, ja, në hell të shkova. Si dashin e kopesë, harramsëz

- Shkomë, - i tha trimi qetësisht pa i u dridhur qerpiku. Bëri një hap përpara, dhe, e pa drejt në sy.

Tjetri,zgjati dorën, dhe gishtrinjtë i mblodhi grusht, sikur, ta kishte vënë aty njeriun që i shoi ushtrinë

- Do të ta shqyej atë kraharor, dhe do të ta marr zëmrën. Ja,me këto duar

- Vërtetë, do të bësh festë sot. Merre, se të duhet. Ta ndash për meze.

Dhe turqit kështu bënë. E kërkuan brënda kraharorit, përpara se ti a merrnin kokën për në Stamboll, po më kot. E kërkuan ne çdo cep të trupit, por edhe atje,nuk e gjetën dot.

Zemra e Trimit, zog ishte bërë. Kishte marrë fluturim ndër male.

Thone; fluturon,e fluturon...Fluturon dhe sot...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi