Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Shko poshtë

Cikël me poezi nga Përparim Hysi Empty Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:41 am


Cikël me poezi nga Përparim Hysi U1_PerparimHysi
Enigmë kthimesh

Cikël me poezi

Nga Përparim Hysi

1.Në shullë

Në shullë,tek ngroh këkurën,siç bën dhe në verë gjarpëri
Jap e marrë kutjoj qëkurën;përsiatem pak,i varfëri,
Pala-pala vijnë kujtimet dhe më mbushin nostalgji
Po s'më ndahen regëtimat,për një kohë që s'vjen përsëri.

I shtrij këmbët gjer e gjatë,zë e kthehem në anë tjetër
Një kujtim më mban më gjatë(ku harrohet"bukë e vjetër?!")
Bukë e vjetër,malli i vjetër,seç më hapin plagë të re
Dhe,sado jam burrë i vjetër,fluturoi një çast në re...

29 shtator 2001

2.O moj lule manushaqe


O moj lule manushaqe
Ç'më kënaqe,ç'më kënaqe
Kur t'i putha gushë e faqe
Kur t'i putha aq e aqe.

Sy e vetull seç t'i putha
Isharet më bëri buza
Dhe u ndeza porsi shpuza
Trupi erdh u mbush flluga

Dhe u ndeza,dhe u dogja
O moj lule,nga të poqa?!...

29 shtator 2001

3.Pleqëri

Pleqëri,moj qofsh lanete,a largohesh për një çast?
Me rininë,pakësa,të vete;të shfryj dufttet,t'ia thërras
Ç'ma tund kokën lapurake;majtas-djathtas,më thuaj:jo!
Ik,mbushu,kokësapllake,se dhe bojën s'dua të shoh.

Zë shtrëngohesh si cigune;mezalla,s'e lëshon pe
Shpirtin ke si firaune;ku pranon ti moshë të re?!
Edhe mblidhesh,edhe mblidhesh,mu si gjarpëri nën gur
S'ke nga mendja mos roitesh;mendja të ka lënë që kur.

29 shtator 2001

4.Aq më bën

Aq më bën që tash u plaka,aq më bën dhe në u zbardha
Tek i zoti ardhka haka,siç vjen pas ditës,nata
Dua që të jem prapë i ri,që të dalë e të dëftrej
Që të madhen dashuri,unë prej zverku ta mbërthej

Që të endem,hallakatem,si pa brengë edhe pa hall
Ta lë tutje,tani ,plakjen;pleqëri,moj,vafshë në djall!
Jakë këtu rini e bukur!O çapkënia që s'njeh fre
Mbeta-mbeta duke lutur(pse çapkëne nuk më sheh?!)

29 shtator 2001

5.Mall

Një gllënjkë ajëri nga Shqipëria
Makar dhe një pikël me vesë
Më ikën ,sakaq,pleqëria
Dhe nuk kam më debulesë

Se malli aq më ka marrë
Sa dot me fjalë nuk e shpreh
Kurbeti më thinji si djall
Përtërihem vetëm atje *
*në Shqipëri.

13 shtator 2002

6.E humba një mik


E humba një mik:për pesë para
Se qe ashik dhe bie në sevda
Se bënte sevda dhe s'njihte kufi
Më humbi,aha;ku është,nuk e di.

Me miken ka ikur,që unë nuk e gjej
Me të kokolizur;nuk kam si e mbërthej
Mall kam për të,se qe mik i ditur
Tani s'e kam më;me miken ka ikur.

Po jam racional dhe di të arsyetoj:
Ia bëj hallall;se dashuroj...

15 shtator 2002

7.Më zuri "gërshëra"

Më zuri"gërshëra" se "qetha"shelege
Ah, sesi u bëra,se po"qethej"sefte!
Që të"qethësh"sefte,nuk është aq kollaj
Hoqa ca"gazepe",pastaj"puna" vajti,vaj...

15 shtator 2002

8.Meraku më ka tretur

Për një buzë e për një sy
Për një gushë e për një gji
Jap,ç'kam të shtrenjtë,moj ti
Se më kot nuk jam qejfli.

Për një sy e për një vetull
Për një buzë që më ka qeshur
Jap gjithçka që më ka mbetur
Se meraku më ka tretur.

27 shtator 2001

9.Një mall më ka kapur

Një mall më ka kapur si peshkun me grep
Çfarë s'jap për të ardhur;po vuaj për qamet
Nuk di si do bëj,nuk di si ta shtyj
Do zhbëhem i tërë,aty do të vij.

Se malli më grreu,më shkoqi,më zhbëri
S'di se si behu;mbarova,i tëri
Lëshohem me yrysht si një kalë dori
Se vdiqa,ta dish,po s'erdha tek ti.

28 shtator 2001

10.Hape gjinë!

Hape gjinë e bardhë,si qai të ngrohtë
Se vdiqa,i lodhur,nga rrugët në botë
Atje ta vë kokën:në gjinë si jastëk
Nuk kam turp në bota më thënka:jazëk!

Se malli më lodhi,thuaj më mblodhi grusht
Po gjiri më çlodhi(përse t'më vijë turp?!)
Se shkova nga shkova,kudo,nëpër botë
Po gjëkundi nuk gjeta si gjiri yt i ngrohtë.

28 shtator 2001

11.Mos u mblidh grusht

Mos u mblidh grusht sikur paske ftoht
Se ta dish,moj zonjë, e bukur si lot
Mua më dhimbesh shumë kur ashtu të shoh
Se këtë "mbledhje grusht",unë mirë e njoh.

E kuptoj pse mblidhesh,edhe pse dridhesh
Shoh fytyrën flakë si në ethe digjesh
Ç'është ky "i ftohtë" me fytyrën flakë?!
Në se mblidhesh grusht,ke rënë në merak.

Je mbushur merak,je e mbushur mall
Të tradhtoh fytyra:lulëkuqe-all
Ma shtrëngon dorën si të jetë morsetë
Se ke "nxënë",moj zonjë:di për isharet.

Në se mblidhesh grusht,mua më jep shënjë
Më thuaj si me turp(që të vë në shënjë?!)
Se je e vetme,se je e "parritur"
Tash të marrë në krah,aq më ke goditur.

30 shtator 2000

12.Më bën isharet

Që pas derës hapur,më bën isharet
Brënda nuk hyn;sikur ke siklet?!
Hajde,kapërceje pragun
Që t'më heqësh mua merakun.

Bën të hysh,po s'ke guxim
Pse kështu,o shpirti im?
Ti kujton se bën mëkat
Ndaj nuk hyn,moj faqekartë.

S'duroj dot, të zë prej dore
Ja,kështu,moj lulebore
E ta putha buzën që dridhet
Zëmra zu si zok të hidhet.

Që të duash,nuk bën mëkat
Dua ta dish,moj zemrartë.
Mos ki turp as dhe pendesë
Dashuria,ndaj nuk vdes.

30 shtator 2000

13.O Demon bukurie

Si demon që më prish gjumin,ja,kështu,m'u bëre,djalle
Ti ke hyrë në jetën time dhe s'më le të fle,hiç fare
Nuk e di se ç'më ka gjetur;edhe vet dot s'e shpjegoj
Dhe mundohem e mundohem,s'e kam gjetur dot,moj.

Në e gjej seç më ka humbur,vlerë nuk ka asnjë çikë
Se dhe mëndjen e kam humbur,e ke marrë ti dhe pikë.
Vij vërdallë e vërdallisem mu si flutura rreth dritës
O demon bukurie,po më djeg mua dita -ditës.

3 shtator 2000

14.Natyrë e qetë

Mbi tryezën time të punës:shkresa e libra,rrëmujë
Ti hyre pa trokitur dhe mëndja m'u bë"ujë!
S'shpejtova të ndreqja librat(të vija diçka "rregull?!")
Por të mbërtheva ty dhe buzën ta putha i etur.

S'pyeta për etikë a moral:morali të shkojë në dreq!
Nga gjithë pikturat që shoh,më pëlqejnë ato:"Natyrë e qetë..."

17 shtator 2000

15.Dashuri

Dashuri!Sa pushtet paskërke mbi mua
Megjithëse po plakem,e humbas pusullën si i ri
Humbas në labirinth pa krye e fund
(të gjitha rrugët më duken qorre)
Apo ti më "qorron",o përbindëshe që më mund?!...

17 shtator 2000

16.Xhelozia dhe dashuria


U nisën që të dyja
Dhe bën goxha rrugë të gjatë
Xhelozia plasi:
-Kur ecka dhe kjo"noksania plakë?!!!"

17 shtator 2000

17.Si Lagushi

O moj njëzë,o moj njëzë
O moj njëzë si një fëllëzë
Nëmi,moj,syçkëzat
Se më ikën dritëzat

Edhe s'kam,moj,si të shoh
Mbeta qorr,moj,oh dhe oh!
Nëma,moj,pak buzëno
Nëma mua,të "ligut-o"

Se për të unë jam sëmurë
Koka po më digjet-furrë
Lëmi t'i thithë thithkat
THithkat si dy shtizat

Më shpojnë sytë e më "qorrojnë"
Si Lasgushi,dashurojmë
Si ai s'dimë të këndojmë
Po e duamë,ndaj s'e harojmë.

17 shtator 2000

18.Unë dhe bota


Bota më ka mbajtur në krahë
Se ja që qenkam i vogël
Dhe bredh nëpër dynja
Se dua të rritem(s'dua të rri i"vogël?!")

Dua që dhe unë të rritem
Dhe botës t'i kthej borxhin:ta mbaj në krahë
Me botën zë e "rrihem"
Se ajo s'ma ndan "shkopin",varda,

Pra,me botën zëmë e "rrihemi"
Dhe ke parë:me botën duhemi e s'nginjemi.

17 shtator 2000

19.Ma preve rrugën


Seç ma preve rrugën,mua,shul e shul
Buza jote e qeshur,fytyra purpur
Buza që të qesh është për mua sinjal
Flitet dhe pa folur veç kur ke mall.


Në më preve rrugën,e bëre kastile
Ndaj të ndoqa pas,o moj mikja ime
Erdha unë pas teje,si qingji manar
Gjaku nëpër deje,tanimë qe valë.

16 shtator 2000

20.Më rri mbi karrige


Më rri mbi karige,këmbë përmbi këmbë
Unë,o moj fsinike,ha veten me dhëmbë
Vij dhe afrohem,po ti nuk je vetëm
Uë po përgjërohem;të them të vërtetën.

Afrohem dhe ca;mënd po bëjmë "masë?!"
Dua t'i vrasë "ata",se sa nuk po pëllcas.
Pse s'ikin tani,që të mbesim vetëm
Mos paça njeri(do t'i "vrasë",patjetër)

Mandej,ne të dy,do të jemi vetëm
Pa të puth në sy,pa të puth në vetull
Mirë bën që ikën,se do bëja "krim?!"
Se për dashuri,unë s'pyes hiç për çmim...

19 shator 2001
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi