Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDSH akuzon BDI-së se po e shkatërron arsimin

Shko poshtë

PDSH akuzon BDI-së se po e shkatërron arsimin Empty PDSH akuzon BDI-së se po e shkatërron arsimin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:59 pm

PDSH akuzon BDI-së se po e shkatërron arsimin



PDSH akuzon BDI-së se po e shkatërron arsimin MAKED
Deputetja e PDSH-së Sadije Iljazi, tha se 'serviliteti i BDI-së është bërë i padurueshëm për shqiptarët'


Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar Qeverinë e në veçanti BDI-në për siç thuhet shkatërrimin e arsimit shqip në Maqedoni. Si dështime të partisë shqiptare në pushtet, PDSH-ja përmend paralelet shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, situatën me paralelet shqipe në Idrizovë, Strugë, në Kumanovë dhe së fundi në Tetovë.
“Kjo Qeveri përveç përurimeve nuk di gjë tjetër, por edhe kjo në Tetovë nuk u eci për dore. Shkolla e cila u përurua në Drenovec, që nga ajo dite nuk u hap më. Ata menduan se tetovarët dhe gjithë shqiptarët do t’ju besojnë kësaj gënjeshtre.
Ne i apelojmë BDI-së duart larg nga arsimi shqip në Maqedoni. Ne do ta mbrojmë me çdo kusht arsimimin e gjeneratave të reja në gjuhën tonë shqipe. Publikisht pyesim BDI-në kur do të bëhet partnere e vërtet e koalicionit qeveritar, pasi që serviliteti i saj është bërë i padurueshëm për shqiptarët”, deklaroi Sadije Iljazi, deputete e PDSH-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi