Demir Krasniqi: PËRSE QITESHIN TRE BURRA PARA BAJRAKUT NË DASMAT TONA?
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi: PËRSE QITESHIN TRE BURRA PARA BAJRAKUT NË DASMAT TONA?
Nga tradita jonë:
PËRSE QITESHIN TRE BURRA PARA BAJRAKUT NË DASMAT TONA
Në dasmat popullore në Malësinë e Gollakut, (por besoj se edhe në krahinat tjera shqiptare) ka qenë traditë dhe zakon që në rreshtin e krushqve të cilët do të udhëtojnë nëpër terrene të largëta malore për ta marrë nusen dhe për ta sjellë në shtëpinë e dasmorit, para bajraktarit (flamurtarit) gjithmonë janë caktuar dhe rreshtuar nga tre (3) burra të zgjedhur, të pjekur , të matur, të moralshëm dhe të autoritetshëm .
Përcaktimi i këtyre tre burrave për t’iu prirë krushqve , bajraktarit dhe qerres së nuses , nuk ka qenë e domosdoshme që ata të jenë nga rrethi familjarë, apo miqësor . Ata mund të kenë qenë edhe nga rrethi më i largët i familjes së dasmorit, madje edhe nga rrethina , apo krahina .
Pse tre burra para bajrakut?
Në kohërat më të lashta, kur populli ynë nuk kishte shkolla, arsimim , as liri kombëtare, përveç që përballeshin me lloj-lloj kanunesh të egra në mes të fiseve dhe krahinave të ndryshme, ata shpeshherë përballeshin edhe me sulme, gjobitje dhe grabitje nga ana e grupeve të ndryshme , të cilët ua nxinin pritat nëpër rrugë të ndryshme malore dhe terrene të vështira dasmorëve (krushqve) , nga të cilët kërkonin para, dyluftime, madje edhe tentonin që t’ ua grabisnin nusen me dhunë !
Me qëllim të shmangies nga këto akte të këqija dhe barbare, njerëzit mendjendritur kishin paraparë që para bajrakut (flamurit) të rreshtohen tre burra të tri kategorive të ndryshme, si vijon:
1. Krushku i parë, do të zgjidhej një njeri i urtë, mendjendritur dhe mendjemprehtë , i cili në rast të ndonjë sulmi të pa pritur, do të dinte që me urtësinë dhe mençurinë e tij, ta zmbrapste grupin sulmues dhe në këtë mënyrë do t’i shpëtonte të gjithë krushqit dhe familjen e dasmorit nga aktet më të këqija dhe rreziku !
2. Krushku i dytë , do të zgjidhej një njeri i pasur , i cili është i njohur për pasuri dhe posedim parash brenda një rrethi, apo krahine . Roli i tij , në rreshtin e krushqve do të ishte që në rastet e sulmeve, apo kërcënimeve të dasmorëve nga ana e grupeve të ndryshme, po qe se nuk do të arrihej ndonjë marrëveshje me fjalë të urta mençurie në mes të dy palëve në konflikt, atëherë ky (si njeri i pasur) do të ndërhynte dhe për ta qetësuar gjendjen, apo konfliktin , duke vu në dispozicion shumë të konsiderueshme të parave me të cilat do t’i plotësonte kërkesat e sulmuesve dhe do t’ ua shpëtonte kokat dasmorëve dhe pjesës përcjellëse të tyre!
3. Krushku i tretë, do të zgjidhej një njeri trim , i patrembur, i paepur dhe i armatosur mirë , i cili nuk do të hezitonte që të viktimizohet po qe se e kërkon nevoja e rastit . Në rastet e sulmit, apo konfliktit nga ana e ndonjë grupi sulmues, i cili do të rrezikojë krushqit dhe nusen me stafin e saj përcjellës, po qe se nuk do të gjejnë marrëveshje dhe mirëkuptim fjalët e urtësisë dhe mençurisë nga krushku i parë dhe po qe se nuk do të bëjnë zgjidhje as krushku i dytë, i cili do të paguaj çdo kërkesë me anë të parave, atëherë nuk do të mbetet zgjidhje tjetër, pos zgjidhjes së problemit (kontestit) me anë të armës së zjarrtë, të cilën krushku i tretë do ta përdorte pa hezitim , nga se dinjiteti, morali dhe jeta e dasmorëve, bajrakut dhe nuses duhej të mbroheshin me çdo kusht !
Në rastet kur është dashur që të përdoret edhe arma e zjarrtë nga ana e krushkut të tretë , për t’u mbrojtur dinjiteti, morali dhe jeta e dasmorëve, atëherë janë vu në veprim edhe krushqit tjerë të armatosur dhe këto incidente, apo konflikte në mes të sulmuesve dhe dasmorëve kanë sjellë gjakderdhje me pasoja katastrofale .
Lidhur me këto ngjarje tragjike, në të kaluarën janë thurur edhe shumë këngë legjendare, ndër të cilat më e njohura është ajo me titull: ”Krushqit që janë bë gurë”, por nuk janë të rralla edhe toponimet nëpër vende dhe krahina të ndryshme, që quhen :”Varret e krushqve “!
Demir KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi:GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET TONA POPULLORE
» Demir Krasniqi: Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore
» Demir Krasniqi: Motivet e vëllavrasjes në vallet tona popullore
» Demir Krasniqi: Motivi i zisë në këngët tona popullore
» Demir Krasniqi:GOJËKËQIJTË PËRGOJOJNË PERLAT E KËNGËVE TONA POPULLORE
» Demir Krasniqi: Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore
» Demir Krasniqi: Motivet e vëllavrasjes në vallet tona popullore
» Demir Krasniqi: Motivi i zisë në këngët tona popullore
» Demir Krasniqi:GOJËKËQIJTË PËRGOJOJNË PERLAT E KËNGËVE TONA POPULLORE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi