Demir Krasniqi: Motivet e vëllavrasjes në vallet tona popullore
Faqja 1 e 1

Etnomuzikologji:
MOTIVET E VËLLAVRASJES NË VALLET TONA POPULLORE
Nga Demir KRASNIQI
Përkundër begatisë së madhe të folklorit tonë burimor muzikor , i cili nëpër shekuj ka shprehur shpirtin krijues të popullit tonë të lashtë dhe autokton , begati kjo që ua ka nxitë lakminë dhe smirën shumë vendeve tjera të botës , jo rrallë herë , nëpër skenat tona publike , në festivalet e ndryshme muzikore , në emisionet e televizioneve publike dhe më shumë nëpër dasmat tona popullore , na ka rënë që të dëgjojmë dhe të shohim edhe antivlera të cilat nuk i bëjnë nderë as kulturës, as opinionit artdashës, as studiuesve të etnomuzikologjisë shqiptare , por që dëmin më të madh ua sjellin gjeneratave të reja , të cilat këto antivlera i shohin, i dëgjojnë , i kultivojnë, madje edhe e konsumojnë brumin e tyre ndjellakeq .
Në fondin shumë të madh të krijimtarisë sonë popullore , ku kemi të gjitha llojet e këngëve , të cilat e përcjellin njeriun që nga lindja e deri tek vdekja , krijuesve anonim popullor , nuk u ka shpëtuar as një segment i jetës , për pa e vu në vargje dhe melodi për ta këndua atë kudo që të jetë nevoja .
Krijimi i këtyre këngëve fillon që nga ninullat e djepit, gjë – gjëzat, numëroret , lojërat për fëmijë , këngët rinore , këngët e dashurisë, të punës, fejesës, martesës, luftërave heroike, kurbetit, ushtrisë, sëmundjeve të ndryshme deri tek këngët e përmotshme, apo vajtimet popullore .
Në mesin e këtij fondi kaq të madh të krijimtarisë sonë popullore, fatkeqësisht kanë zënë vend edhe një mori këngësh, të cilat i këndojnë nxitjes së vrasjeve, vëllavrasjeve dhe hakmarrjeve , ku në shumicën e tyre, si lajtmotiv dominojnë motivet e ulëta morale .
Për derisa kjo dukuri e shëmtuar , është më e shprehur në këngët tona popullore , motivet e ulëta të vëllavrasjeve , vrasjeve dhe hakmarrjeve , nuk kanë shpëtuar pa u futur edhe në vallet tona popullore .
Për motivet e vëllavrasjeve, vrasjeve dhe hakmarrjeve në këngët tona popullore , do të flasim në ndonjërin nga studimet tona të ardhshme në vazhdim, por kësaj radhe do të ndalemi ekskluzivisht, tek vallet tona popullore me motive të vëllavrasjes .
Ndonëse , në mënyra të ndryshme , varësisht nga vendet , krahinat dhe zhvillimet e tyre sociale , janë krijuar dhe luajtur valle me motive luftarake , të dyluftimit , të kaçakëve , të pehlivanëve , në mesin e tyre ekzistojnë edhe valle të cilat në mënyrë perfide e karakterizojnë vëllavrasjen , vrasjen dhe hakmarrjen .
Njëra ndër vallet tona popullore më tipike e cila fund e krye i referohet vëllavrasjes shqiptare , pa dyshim se është vallja me motive rugovase e cila nëpër krahinat shqiptare , njihet me disa emërtime, si: “Vallja e Rugovës”, “Vallja me jataganë”, “Vallja me shpata”, “Lufta për vajzën”,”Grabitja e nuses”, “Vallja e nuses” etj.
Të gjitha këto emërtime, na e paraqesin një motiv, një melodi, një ritëm dhe një karakter të vallëzimit .Madje, kjo valle është aq shumë e popullarizuar nëpër të gjitha krahinat tona, sa është e pa imagjinuar që e njëjta valle, të mos ketë zënë vend në repertorin te të gjitha grupeve, ansambleve, shoqërive amatore deri tek ansamblet shtetërore të këngëve dhe valleve popullore, qoftë në koncerte publike, festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjithandej ku luhet vallja popullore shqiptare.
Kjo valle, është mëlmesë e të gjitha programeve kulturore artistike edhe nëpër mediumet tona publike elektronike, ku nuk mund të shpëtoi as një emision muzikor, e të mos jetë në program kjo valle.
Ajo që është edhe më rrëqethëse , këtë valle e fusin dhe e luajnë me të madhe edhe fëmijët tanë nëpër programe e manifestime të ndryshme shkollore?!
Por, të ndalemi pakëz tek gjeneza , karakteri historik dhe porosia e kësaj valleje dhe të shohim se a kemi nevojë ne shqiptarët e shekullit të 21-të, që të shijojmë , kultivojmë dhe konsumojmë këso vlerash?!
Motivi i kësaj valleje , është shumë i lashtë dhe i tejkaluar , nga se përmes tingujve dhe lojës së saj , fund e krye na servohet dyluftimi në mes të dy vëllezërve shqiptarë, të cilët e hasin një vajzë , apo nuse , për të cilën vëllezërit luftojnë në mes veti me shpata, jataganë, apo edhe me pushkë deri sa ta vrasin njëri – tjetrin , me të vetmin qëllim: që atë vajzë, apo nuse ta marrin për grua !
Ky motiv është i shprehur edhe në disa këngë popullore, ndër të cilat po i përmendim:”Krushqit që janë ba gurë” dhe një këngë tjetër e cila këndohet nëpër popull me dy tituj:”Zana e malit”, ose “Nja dy djem i kish pas një grua”!
Kënga “Zana e malit”, apo “Nja dy djem i kish pas një grua”, në mënyrë besnike e përshkruan tragjiken në mes të dy vëllezërve të varfër e të pa martuar , të cilët nuk kishin pas asgjë tjetër , pos nënën plakë dhe nga një langua (zagar) sa për të dalë për gjah .
Një ditë, kur vëllezërit shkojnë për gjah në një mal , hasin në një vajzë të bukur , për të cilën rrokën në mes veti, se cili prej tyre do ta merrte atë vajzë për grua?!
Pas një grindje fatale, vëllezërit vriten në mes veti dhe epilogu përfundon tragjikisht, kurse “Zana e malit” shpëton !
Pra, të njëjtin motiv e hasim edhe në vallen për të cilën po bisedojmë.
Kur kihet parasysh motivi të cilin e trajton kjo valle dhe fakti se në skenat tona publike , në festivalet kombëtare, ndërkombëtare dhe në mediumet publike elektronike, kjo valle gati se është shndërruar në një “Himn Kombëtar” të valleve tona popullore, përmes të cilës identifikohet mentaliteti, kultura dhe identiteti ynë kombëtar, atëherë shtrohet pyetja:
-A thua kemi nevojë ne shqiptarët , që identiteti ynë kulturor kombëtar të pasqyrohet përmes një valleje të këtillë ?!
Çdo shikues i rëndomtë, studiues shkencor , koreograf dhe etnomuzikolog , që do ta shihte këtë valle, do të fitonte përshtypjen primitive ndaj shqiptarëve , duke konkluduar se “Shqiptarët na qenkan ata, të cilët po e vrakan vëllai – vëllain, vetëm e vetëm që t’ ia grabis nusen, apo gruan?!”
Andaj, konsiderojmë se është koha e fundit, që koreografët, etnomuzikologët, valltarët tanë dhe hartuesit e programeve muzikore nëpër media, të ndalen , të logjikojnë , të gjykojnë drejt dhe t’iu ikin këtyre temave e motiveve primitive , me të cilat dëmtojnë dhe përulin imazhin e kulturës së popullit tonë , në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare të folklorit muzikor .
Në anën tjetër , duhet pas kujdes edhe ndaj brezave të rinj dhe fëmijëve shkollarë , që të mos i ushqejmë me këso lloj vlerash , nga të cilat do të frymëzoheshin bindshëm që një ditë edhe ata të jenë protagonistë dhe aktorë të ngjarjeve të këtilla tragjike dhe ndjellakeqe për ardhmërinë e popullit tonë .

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Motivi i zisë në këngët tona popullore
» Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
» Demir Krasniqi:MOTIVI I SHANTAZHIMIT MORAL NË KËNGËT TONA POPULLORE
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi:GOJËKËQIJTË PËRGOJOJNË PERLAT E KËNGËVE TONA POPULLORE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi