Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dënimi i shqiptarëve nën syrin e drejtësisë ndërkombëtare

Shko poshtë

Dënimi i shqiptarëve nën syrin e drejtësisë ndërkombëtare Empty Dënimi i shqiptarëve nën syrin e drejtësisë ndërkombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:53 pm

Dënimi i shqiptarëve nën syrin e drejtësisë ndërkombëtare

Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë.



Dënimi i shqiptarëve nën syrin e drejtësisë ndërkombëtare SYRIDR
Rasti i Brodecit dhe Sopotit janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.


Forumi IGFM në Maqedoni ka njoftuar se ekspertë dhe përfaqësues të drejtësisë nga Gjykata e Strasburgut kanë konfirmuar ardhjen në Maqedoni, ku në mesin e tyre do të jetë edhe një përfaqësuese shqiptare, por nga ana e kësaj gjykate
Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë. Lajmi bëhet i ditur nga Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Kjo organizatë kohë më parë i ka dërguar pranë Gjykatës së Strasburgut rastet e njohura të dënimit me qindra vite burg të shqiptarëve në Maqedoni.
“Lëndët janë pranuar nga Gjykata e Strasburgut dhe se së shpejti përfaqësues të këtij institucioni të drejtësisë do ta vizitojnë Maqedoninë, për të grumbulluar fakte dhe informacione shtesë për këto lëndë, saktësisht për Rastin e Sopotit, Brodecit, dhe Manastirit”, ka theksuar Idriz Sinani, nga përfaqësia e IGFM-së në Maqedoni.
Rasti i Brodecit dhe Sopotit janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.
Kryetari i IGFM në Maqedoni, Idriz Sinani ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se këtyre ditëve ka marrë një telefonat nga Strasburgu përmes së cilës është konfirmuar se kërkesa për shqyrtimin e lëndëve të lartpërmendura është pranuar, por se nevojiten informacione shtesë.
“Së shpejti përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata më kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e vendit”, ka nënvizuar Idrizi.
Prania e përfaqësuesve të gjykatës ndërkombëtare do të nxjerrin fakte dhe dëshmi lidhur me këto raste, që u ndoqën me dënime të larta për shqiptarët, të akuzuar për vepra terroriste.ina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi