Dhurata Hamzai: Intervistë me piktoren Mimoza Arapi
Faqja 1 e 1
Dhurata Hamzai: Intervistë me piktoren Mimoza Arapi
Pikture nga Mimoza Arapi
BOX:
Nga data 8 shtator deri në datë 10 tetor në East Londër, piktorja shqiptare Mimoza Arapi ka çelur një ekspozitë me dy miqtë e saj, piktorin amerikan Sou Kraisment, londinezin Phill Wildmen dhe me artistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës
Mimoza Arapi: Turizmi vret artin, bëhet pikturë komerciale
Nga Dhurata Hamzai
Piktorja shqiptare Mimoza Arapi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së saj e ka zhvilluar në Greqi, por pa i ndërprerë asnjëherë kalimet dhe kontaktet me Shqipërinë. I është bërë normale që të ndodhet si në shtëpinë e saj në kufijtë e dy shteteve, ndërkohë që në Greqi ka punuar më shumë me pikturën edhe pse Shqipëria është për të vetë muza piktorike. Mimoza Arapi ka mbaruar studimet në shkollën e mesme të pikturës, pastaj ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Ka kryer edhe studimet në Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Tiranë dhe veç tyre ka studiuar Gjuhë dhe Civilizim Grek në Greqi. Puna dhe studimi i ka dhënë asaj hapësirë të madhe për ekspozita dhe pjesëmarrje në simpoziume dhe aktivitete të ndryshme. Që nga viti 1989 ajo ka pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme artistike. Ka pasur sukses me disa ekspozita vetjake në Shqipëri dhe Greqi, e ndërsa është shfaqur në ekpozitat e Galerisë së Arteve “Tiranë, Pranvera dhe Vjeshta”, Mimoza Arapi është e pranishme në shumë ekspozita grup në Shqipëri dhe Greqi. Mimoza Arapi edhe pse është duke jetuar në Greqi ka lidhje me zhvillimet artistike në Tiranë. Bashkë me disa artistë grekë dhe shqiptarë ka qenë në simpoziumin e parë Ballkanik të Krijimit Artistik në Selanik të Greqisë. Ka marrë pjesë në Bienalen e Jonit, Itali. Ka marrë edhe një çmim nderi nga qendra artistike Brindisi, Itali. Aktualisht Mimoza Arapi është pjesëmarrëse e ekspozitës së Londrës dhe ka disa projekte për ekspozita të ardhshme në po aty në Londër, por dhe shumë të tjera në Greqi, ku ajo ushtron aktivitetin artistik. Ka një stil të veçantë dhe me qetësi e rregull, piktorja Arapi pa u çorientuar nga rrymat dhe kthesat stilistike që janë në modë, bën artin e saj, e ushqen me përkushtim dhe dita ditës i jep hapësirë më të ndritshme për syrin e vizitorit, artistit, kritikës. Ajo druhet të bëjë art komercial, edhe pse në një vend turistik si Greqia oferta për të bërë një art të tillë është joshëse, sepse ka shumë fitime. Por Mimoza Arapi vjen nga një familje ku piktura, muzika dhe poezia janë primare në vendimarrjen e jetës së secilit. Nuk jam unë që vendos ta bëjë këtë prezantim, Mimoza është një piktore e talentuar, por shumica janë mësuar kështu të thonë për të “motra e Lindita Arapit”, njërës prej poeteve më të mira shqiptare. Mimozës nuk i vjen keq për këtë lloj prezantimi, sepse kjo është për të edhe pika e kontaktit kur kthehet në atdhe, ndërsa atje në Greqi, ose në Londër ku sapo ka çelur një ekspozitë ajo është mirëfilli vetëm piktorja e mirë shqiptare Mimoza Arapi. Në një intervistë të shpejtë për gazetën “TemA” një ditë pak orë para nisjes së saj në Londër ajo arrin të na jap edhe një imazh të suksesit me artin e saj pikturën, jo vetëm në Greqi, ose brenda Shqipërisë, por edhe në botë. Kështu pra, nga data 8 shtator deri në datë 10 tetor në East Londër, piktorja shqiptare Mimoza Arapi ka çelur një ekspozitë me dy miqtë e saj, piktorin amerikan Sou Kraisment, londinezin Phill Wildmen dhe me artistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Tashmë ajo është në pritje të fjalës së fundit të kritikës deri në mbyllje të kësaj ekspozite, ndërkohë që detajet e ekspozitës së saj në Londër dhe synimim e saj na i rrëfen në intervistën për gazetën “TemA”.
Intervista
Mimoza, ju e keni bërë karrierën tuaj artistike për një periudhë kohe të gjatë në Greqi, por nuk harroni asnjëherë të mbani kontakte edhe me botën shqiptare të pikturës, si është të jetosh e të bësh art në dy shtete?
-Është si të jesh e ndarë në dy pjesë. Sigurisht kudo që ndodhem qoftë këtu ose jashtë është diçka që mungon. Tashmë për mua nuk ekziston shprehja: “Përgjithmonë”. “De facto” ndjehem shqiptare, por nuk nënvlerësoj qëndrimin tim ndaj një vendi ku jetova për disa vite. Me Shqipërinë ekziston vazhdimisht një ndjenjë e thellë e cila bëhet domosdoshmëri. Të jetuarit në një shtet tjetër të bën dalëngadalë të kuptosh te vetja se si hyn në një mentalitet tjetër sigurisht pa u tjetërsuar, përfiton eksperienca të reja ndryshon mënyrën e të konceptuarit të gjërave.
Cili është mendimi juaj konkret për shkollën shqiptare të pikturës?
-Kemi shkollë shumë të mirë të pikturës, ky është mendimi im, por këtë e dëgjoj shumë shpesh edhe jashtë nga artistë të njohur ndërkombëtarë. Kemi një grup artistësh elitarë, të cilët druaj t’i përmend të gjithë se mos harroj njërin, ose tjetrin pa të drejtë, por edhe ju edhe publiku i njeh ata tashmë.
Me cilat teknika punoni. A mendoni se piktura duhet të këtë kahje nga moderniteti?
-Kryesisht kam punuar me vaj, por në varësi të asaj që dua të bëj mund të kordinojë shumë herë me ç’të mundem “no limit”, nuk kam asgjë të përcaktuar dhe kjo me pëlqen. Për kahun që më duhet të ndjekë, mendoj se nëse ka pikturë të mirë nuk ka rëndësi se çfarë është dhe çfarë kahu do të ketë moderne apo realiste.
Ekziston opinioni se në Greqi nuk ka një terren arti aq të zhvilluar si në Evropë. Cili është mendimi juaj?
-Sigurisht që ka një terren arti në Athinë, kryesisht, por edhe ne qytete të tjera. Unë kam ekspozuar në Janinë, në Selanik dhe në Athinë. Ka galeri shumë të mira profesionale. Ka një elitë njerëzish, e cila mund të blejë punë të çuditshme, të cilat mund të kenë emërtimin e artit modern. Gjithësesi Greqia është një vend turistik, mbijetesa e bën piktorin të vihet në shërbim të komercit, dhe kriza e përgjithshme e vitit të fundit ka bërë të mbyllen shumë galeri. Këtë gjë e vura re edhe në Londër.
Mund të flasësh pak rreth ekspozitës që do të bëni në Londër?
-Kjo ekspozitë vjen si pasojë e një bashkëpunimi që kisha këtë vit në Londër, në fillim me dy miqtë e mi, piktorin amerikan Sou Kraisment dhe një piktor londinez Phill Wildmen. Më pas e zgjeruam rrethin dhe do të jemi 6 vetë në këtë ekspozitë. Ekspozita do të hapet në datë 8 shtator deri në datë 10 tetor në East Londer.
Mimoza, piktura dhe femra artiste ç’janë për ty?
-Unë e ndjej veten të priviligjuar që e kam këtë shans, këtë lidhje- femra që bën pikturën dhe vepra..!
Pse e thua këtë?
-Sepse ndryshon këndvështrimi dhe mënyra e të konceptuarit të gjërave në këtë kontekst, ndaj e përdor fjalën privilegj. Por kjo nuk mjafton ...do shumë punë. Më pëlqen motoja “Be your own hero”, është e rëndësishme kjo. Me pak fjalë do sakrificë të merresh me art, aq më tepër faktori femër.
Më thoni diçka rreth relacionit piktura dhe biznesi. Si mund të jetoj një piktor?
-Sigurisht nuk është e lehtë. Është e çuditshme se si funksionojnë gjërat dhe se si mund të qëndrojnë këto të dyja bashkë. Që arti të hyjë në biznes do shumë kujdes, sepse limiti mund të jetë pak gjë. Për pikën e dytë e kam të vështirë të besoj se një artist mund të jetoj duke pikturuar.
Një pyetje më personale, ç’është lumturia për ty?
-Lumturia... Historia tregon se momente lumturie kanë ngelur në kujtesë. Besoj se momente të lumturisë ekzistojnë, por në momentin që i jeton duhet t’i lësh të ikin. Besoj tek momenti. Çdo moment është i rëndësishëm. Mjafton ta dish ta bësh atë të artë, dhe e rëndësishme është të ketë kuptim ajo që bën...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dhurata Hamzai: Home personazhi
» Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
» Dhurata Hamzai: Aromë gruaje në vargun poetik
» Dhurata Hamzai: “Heronjtë e Viagrës” së Bashkim Hoxhës, përmbysin muzeun e historisë
» Dhurata Hamzai: Hedonizmi dhe korrupsioni, politikanët dhe VIP-at me emra konkretë
» Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
» Dhurata Hamzai: Aromë gruaje në vargun poetik
» Dhurata Hamzai: “Heronjtë e Viagrës” së Bashkim Hoxhës, përmbysin muzeun e historisë
» Dhurata Hamzai: Hedonizmi dhe korrupsioni, politikanët dhe VIP-at me emra konkretë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi