Dhurata Hamzai: Hedonizmi dhe korrupsioni, politikanët dhe VIP-at me emra konkretë
Faqja 1 e 1

BOX:
1. Shpërthyese dhe të lakuriqtë, përdor një tjetër penë, atë të romancierit duke lënë mënjanë penën e analistit dhe etikën redaksionale që duhet në këto raste. Me romanin e tij, Met Dervishi gjen më shumë liri për të përcjellë të vërtetat e tranzicionit postkomunist, në të cilin s’ka munguar të jetë një dëshmitar unikal
2. Heroina kryesore e romanit, regjizore spektaklesh, quhet Vilma Gregori. Është një grua pasionante, e etur për para dhe qejfe, e pacipë në realizimin e dëshirave, intrigave dhe ëndrrave të saj, por shumë e zgjuar. Psika e saj është tejet erruptive
3. Publicisti Telemak Balla, do ta njoh personalitetin e tij menjëherë, ashtu dhe Terezina Peçi, ashtu dhe Vilma Grigori, ashtu dhe aktorja Mrika Filipi, po ashtu dhe Ben Petrela, Eva Simaku, Ndoka, Peku, Shtjefën Mehija, Tit Kapaj, Noc Vatnika, Henri Mili, Spartak Dobi, Luc Tafaji etj, etj?!!!
Hedonizmi dhe korrupsioni, politikanët dhe VIP-at me emra konkretë
Nga Dhurata Hamzai
-Një regjizore spektaklesh të mëdha, dy kryeministra të postdiktaturës, kryetari i bashkisë, biznesmenë të famshëm dhe emra të njohur të tjerë të medias dhe politikës janë sjellë përmes zbulimit të të vërtetave monstruoze në romanin “Ëndrra e sandaleve me gurë Swarovski” të Met Dervishit
Romanet bestseller, nuk janë ata që sjellin ose nxisin stilin e madhërishëm letrar, përkundrazi, por ngadonjëherë ato kanë më shumë vlerë për hir të vërtetave që zbulojnë dhe eskluzivitetit në rrëfimin e monstruoziteve; në këtë rast të hedonizmit të pashoq dhe korrupsionit në rangjet udhëheqëse të shoqërisë, të cilat bëhen faktorë shkatërrues për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e një vendi. Në emër të fjalës së lirë, botimi i disa romaneve të tillë është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i dobishëm. I tillë është edhe romani i Met Dervishit me personazhet e një historie të vërtetë, “të cilët janë autorë, aktorë dhe spektatorë të këtij metropoli që po ngrihet (dhe që do të prodhojë histori të tjera kësisoj)”, siç dëshmon me plot gojën vetë ai.
Ngjarje të çuditshme, të fshehta përvëluese, dalin në dritë bashkë me botimin e këtij romani realist dhe të guximshëm.
Si njohës dhe pjesëmarrës i një lufte gati 17 vjeçare, plot kontradita, militantizëm, ëndrra dhe dështime për fitoren e demokracisë, e cila nis dy tre vjet pas rënies së diktaturës në vitin 1991, si njohës e përjetësues i ngjarjeve të firmave piramidale dhe tragjedisë së Gërdecit, autori ka vendosur të mos mbaj më gjë brenda vetes. Shpërthyese dhe të lakuriqtë, përdor një tjetër penë, atë të romancierit duke lënë mënjanë penën e analistit dhe etikën redaksionale që duhet në këto raste. Me romanin e tij, Met Dervishi gjen më shumë liri për të përcjellë të vërtetat e tranzicionit postkomunist, në të cilin s’ka munguar të jetë një dëshmitar unikal. Me këto të vërteta, të cilat është vështirë të publikohen në shtyp, ai ndërton fabulën e romanit “Sandalet me gurë Swvarovski”.
Romancieri Met Dervishi e ngërthen fabulën e tij rreth figurës së një regjizoreje të njohur të spektakleve të mëdha, e cila thyen tabutë e para dhe shfaq spektaklin “Miss Albania” në ato vite të para, pas rënies së diktaturës. Autori i romanit nuk i është larguar shumë as bëmave, as emrit real të saj (V.G.), as misterit që e rrethon atë dhe miqtë e saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me personazhe të tjerë. Heroina kryesore e romanit, regjizore spektaklesh, quhet Vilma Gregori. Është një grua pasionante, e etur për para dhe qejfe, e pacipë në realizimin e dëshirave, intrigave dhe ëndrrave të saj, por shumë e zgjuar, në gjendje të penetrojë me psikologjinë e saj në të gjitha hierarkitë e shoqërisë dhe ndërton kështu imazhin e një gruaje të hekurt, një femre fatale, të cilën do ta kenë frikë të gjithë ata që i janë bashkuar korrupsionit, kompromiseve, vesit, hedonistët, komunistët, liberalët e të tjerë. Psika e saj është tejet erruptive.
Përmes lidhjeve varësore dhe imazhit të saj do shfaqen në skenën e një historie të vërtetë shqiptare, karaktere brutalë, injorantë, arrogantë që megjithatë bëhen shkaktarë të shkatërrimit të demokracisë dhe kulturës shpirtërore të kombit. Shkatërrohen biblioteka, shkatërrohen teatro dhe me shumëfishin e vlerës së parave që ato duhej të ngriheshin në këmbë, në vendin e tyre lulëzojnë pabet, kabaretë, spektaklet, muzika BBF, çingitë, prostitutat, miss-et, modelet, dhe fill pas joshjes dhe spektakolaritetit të tyre fshihet i gjithë, gati i gjithë korrupsioni i shoqërisë shqiptare, që nga ministri i kulturës që merr përqindje për delegimin e fondeve nëpër aktiviete, deri në nivelet më të larta të shtetit. Personazhi kryesor Vilma Gregori e nuhat këtë situatë, nis të punojë për fasadën e saj. Nga kjo fasadë rrezëllitëse, spektakolare ajo arrin të nxjerrë fitime përrallore. Sjellja e politikanëve, bisnesmenëve dhe personave VIP në këtë histori është e varësuar nga një rreth vicioz që shtrihet midis meta psiqikës së nekrofilisë dhe biofilisë nga ana tjetër.

Kryeministri nekrofil
Nekrofilia është sunduese në veprën e autorit dhe ajo mishërohet më tepër në portretin e kryeministrit aktual, të cilit edhe pse nuk i shkruan emrin i shkruan bëmat, të cilat tashmë janë bërë të njohura në publik: “Vilma s’e kuptoi krahun tjetër, kuptoi vetëm rrethin e kryeministrit (rrethin ë gjëmës së piramidave dhe fabrikës së vdekjes së Gërdecit)”. Është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm, inicialet e ndryshuara të emrave të personazheve nuk i fshehin ata, por i lënë zbuluar, sepse portretet e tyre rrëfehen me bëma të njohura nga bashkëkohësit e personazheve konkretë. Nuk është vështirë t’i identifikosh dhe t’i gjesh se cilët jana ata sipas bëmave ose karrierrës aktuale.
Saktësinë e reportazhit, të dhënat faktike dhe historike Met Dervishi i rrëfen me guxim dhe pa droje. Por dritarja, lartësia nga e cila mund të shihet e gjithë kjo histori është regjizorja e njohur e spektakleve Vilma Gregori: “Vilma s’donte llafe, donte pare. Vajza e kryeministrit kishte kohë që qe bërë njeriu më i rëndësishëm i kryeqytetit, kështu thuhej për të që kur kishte hapur zyrën e saj të konsulencës juridike. Tenderat e investimeve publike që i bllokonte i ati me “tolerancën zero”, i zhbllokonte në darkë e bija”.

Prirjet hedoniste
Romani gjatë gjithë subjektit të tij shoqërohet nga sarkazma dhe anatema për të gjithë rrethin e të shthururëve dhe të të korrupturëve, por edhe nga prirjet hedoniste jo vetëm të heronjve të tij, por edhe të një publiku më të gjerë. Fantazia e një populli të tërë është shkapëlyer mes pasionit të parasë, seksit pa fre e matarimit skizofrenik. Ja një fragment: “Legjenda e pallatit të Vilma Gregorit, u përhap me shpejtësi tek lokalet e TOB, tek lokalet e Teatrit Kombëtar, tek lokalet e Piramidës, tek ato të Galerisë së Arteve, përreth Televizionit dhe Akademisë së Arteve. Një palë thoshin jo vetëm apartementi, por edhe kulla qe e Vilma Gregorit, vetëm se ajo nuk e kishte vetëm, por me bosin e piramidës së “Vefës” që qe në burg, kurse regjizorja, dashnorja e tij, bushtra, po përdorte paratë që i kishin vjedhur popullit. Një pjesë thoshin që apartamenti që qe bërë me shalët e miseve, kishte të bënte me shoqatën e miseve, me orgjitë sesksuale që kishin ndërmend të organizoheshin aty, duke përdorur miset e reja”. Këto thashetheme, rrëfyer në plan të parë si intrigat hyrëse të këtij romani, në pjesën më të madhe të tij, nuk ndodh gjë tjetër veçse bëhen reale dhe bindëse, vërtetohen me portretizime të sakta dhe situata kompoziocionale të gjetura me sukses. Duket qartë vullneti i autorit për të rrëfyer tërë sy e vesh të gjitha ndodhitë, duke stilizuar disa situata të ndryshme në shërbim të idesë së këtij romani. E gjithë Shqipëria, fati dhe psikologjia e njerëzve të saj kalojnë si në një film. Aventurat e këtij reportazhi narrativ nisin me emigracionet e para, disa detaje të tyre janë shumë domethënëse. “Pra tekefundit, fjala që zinte vendin e parë, mes kryqëzimit të sharjeve, qenë “koqet”, vendin e dytë e zinte fjala “shkërdhatë”. Shahej përmes lotësh, ngjante me një orgji, përqafoheshin, putheshin, pastaj shaheshin për t’i dhënë zemër njeri tjetrit, pastaj shaheshin me gjithë mend, për t’u puthur sërisht disa çaste më vonë. Përgjigjet vinin sade:
-Koqet e sat’ome!
-Më hongësh koqet!
-Bjeri atij koqe komunisti atje, nuk e sheh si ma ka surratin si teserë Partie.
-Hudhe mor koqen nga kuverta!
-Plasja koqet në det!”
Por ky fjalor seksual nuk është tipik vetëm në ato rrethana shtrënguese, kur emigrantët shtynin njeri tjetrin të marrosur në anije. Ky fjalor është kthyer në ves të klasave më të larta të shoqërisë, asaj që e mban veten si aristokraci e vendit. Një fjalor të tillë nuk e lë pas dore as regjizorja femër, e cila u thotë vajzave konkuruese për miss, gjatë sfilatës: “luaje kuleçkën”, “luaje bytheçkën”, “ke celulit tek kuleçka”, ose “bëji mirë fotografi ministrit, para kuleçkës mbaje, që të na jap fondet”, etj, etj. Nga ana tjetër, asistentja e Vilma Gregorit, Eva Simaku, një studente e arteve, shfrytëzon pleqtë e rrëgjuar dhe të pasur për karrierrën dhe mirëqënien e saj. Një personazh i tillë, gati-gati bëhet simpatik në shoqërinë e kësaj kohe, hyn në llojin e atyre që shoqëria vetë i konsideron të fortë, modern dhe u hap rrugë të përfitojnë.
Autori mes së vërtetës paditëse të këtij rrëfimi do të na thotë shumë gjëra më tej: që historia e këtij romani e ka zanafillën nga histeria dhe ngazëllimi marramendës që kishte të bënte vetëm me shkeljen kolektive të tabusë. Janë shumë detaje të tjera që lexuesi do t’i zbulojë vetë për të kuptuar të gjithë çmendurinë e këtij 17-18 vjetëshi tranzicion, e cila mishërohet më mirë në majat më të larta të pushtetit.

Ku e gjen autori guximin për rrëfenjat e personazheve konkretë?!
Ku e gjen autori kaq shumë guxim për të çjerrë maskat e personazheve konkretë, cili është qëllimi i tij. Pse ai guxon dhe nuk e ka frikë rrëfimin e një të vërtete të tillë, aq ngultas, sa askush nga protagonistët që janë këtu, politikanë e personazhe të njohur të aktualitetit, nuk e mohojnë dot vetveten me fjalët: “unë s’jam ai këtu”.
Publicisti Telemak Balla, do ta njoh personalitetin e tij menjëherë, ashtu dhe Terezina Peçi, ashtu dhe Vilma Grigori, ashtu dhe aktorja Mrika Filipi, po ashtu dhe Ben Petrela, Eva Simaku, Ndoka, Peku, Shtjefën Mehija, Tit Kapaj, Noc Vatnika, Henri Mili, Spartak Dobi, Luc Tafaji etj, etj?!!!

Personazhi Fat Konduri për fatin e shqiptarëve...
Qëllimi i autorit shprehet qartë në rrëfimin fjalë për fjalë të njërit prej personazheve të kësaj historie, Fat Kondurit. Përpara se të tregojmë se çfarë thotë ai, të tjerat le t’ia lëmë kureshtjes së lexuesve, duke besuar tek anatema e drejtëpërdrejtë e autorit si synin për një demokraci të vërtetë dhe ecjeje përpara. Fat Konduri ishte skeptik në tri gjëra dhe e thotë copë: “S’mund të mos jesh skeptik për një vend, gjeneralët e të cilit u heqin ambalazhet kinezë fishekëve që shkojnë në Afganistan për luftën kundër terrorrizmit.
E para, Fat Konduri ishte skeptik për monizmin. Kanë kaluar 17 vjet dhe ende s’po ndahemi prej saj. “Pse? Sepse ju këtu, kur flisni për fjalën diktaturë dhe komunizëm e keni zëvendësuar me fjalën “monizëm”. Këtë po bëjnë dhe historianët tuaj të rinj, këtë po bëjnë analistët, edhe ata me mjekra, edhe ata pa mjekra, këtë po u thoni edhe nxënësve të shkollave, edhe universiteteve, po zëvendësoni fjalët, po zëvendësoni edhe përmbajtjen e tyre. Duket sikur kemi qenë brenda një normaliteti, kemi qenë brenda një sistemi “monist” pra, brenda një sistemi me një parti, kurse tani qenkemi brenda një sitemi me një “pluralist”! Po kjo është çmenduri nuk ka krah ku të mbahet, kemi qenë brenda njërës nga diktaurat më të egra komuniste, të cilën duhet ta kuptojmë si dhe pse e bëmë, duhet ta kuptojmë si dhe pse kënduam për, si dhe pse duatrokitëm për të, si dhe pse spiunuam njëri tjetrin për të, si dhe pse ngritëm bunkerë për ta mbrojtur atë, si dhe pse ngritëm mure për të izoluar veten për të. Albanizim do të thotë dhe vetizolim, pse e bëmë, kjo është çështja”, thotë ai. E dyta, Fat Konduri ishte skeptik për stalinizmin tonë pas rënies së Stalinit. “Dije që komunistët shqiptarë dhe me to dhe ne, s’kemi qenë komunistë dhe popull normal brenda atij sistemi, edhe brenda delirit të utopisë komuniste. Pse, sepse kur e aplikuam ne, utopia komuniste kishte degjeneruar me kohë, s’kishte më kush iluzione për të, kishte dalë gulagu në plan të parë. Ne i ngritëm kolkozet dhe ndërmarrjet shtetërore, pikërisht atëherë kur ato po shembeshin, po shembej kulti i individit, po revizionoheshin! Ne e ngritëm shtetin stalinist, kur atë filluan ta shembin vet konstruktorët e tij, të gjitha reformat tek ne janë kthyer pas rrëzimit të momumentit të Stalinit, pas 57-ës apo jo?”, thotë ai.
E treta, Fat Konduri ishte skeptik për atë që kemi bërë përtej stalinizmit, te Pol Poti. Ne nuk kemi pasur komunistë normal dhe s’jemi një popull normal, sepse ne shkuam përtej stalinizmit në marrëzinë tonë. Ne bëmë tufëzimin e bagëtive, ne kemi qenë vetëm një hap para tufëzimit të grave, kemi qenë vetëm një hap para zhdukjes së intelektualëve, kemi qenë vetëm një hap para shembjes së qyteteve. “Po të dilte një vendim tjetër i Komitetit Qendror ne do t’u kishim vënë ruspën dhe qyteteve”, thotë Fat Konduri. “Sepse në fund të fundit ne ngritëm një kamp tjetër përqëndrimi duke kujtuar se po ngrinim një botë tjetër, jemi djegur njëherë me qullin e utopisë jemi djegur dhe duhet të nxjerrim mësime”, thotë ai. Pra mesazhi në vepër është i qartë, edhe anatema e personazheve të njohur të politikës, kulturës dhe biznesit është e justifikuar, sepse shqiptarët duhet të dekomunistizohen nëse duan një ditë të mirë për veten dhe vendin e tyre, duhet të dekomunistizohen partitë. S’mund të bëhet demokraci me praktika partish staliniste..!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dhurata Hamzai: Home personazhi
» Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
» Dhurata Hamzai: Aromë gruaje në vargun poetik
» Dhurata Hamzai: Intervistë me piktoren Mimoza Arapi
» Dhurata Hamzai: Francis Chenot, një poet belg në kërkim të poezisë arbëreshe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi