Alush Kamberi:Edhe një tjetër pamflet i Blazhe Ristevskit
Faqja 1 e 1

Edhe një tjetër pamflet i Blazhe Ristevskit
Alush Kamberi
Bllazhe Ristevskin, këtë “kreshnik” të nëntokës antishqiptare në Maqedoni, e njohin mirë shqiptarët. E njohin që nga periudha më e egër antishqiptare pas vitit 1981, kur ai, së bashku me shërbëtorin e tij, Nijazi Limanovskin ,do hartonte skenarët më ogurzinj kundër popullatës shqiptare, të cilat do t’i harmonizonte me projektet fashistoide që dilnin nga laboratori famëkeq i ,”Francuska” 7, ne Beograd, me në krye Dobrica Qosiqin, si dhe me ,,historianë,, të tjerë serbë, të specializuar për përbaltjen e historisë, kulturës dhe dinjitetit shqiptar! I njohin mirë skenarët e tij për ndryshimin e toponimeve shqiptare në tekstet shkollore dhe në mediume, për mbylljen e shkollave të mesme shqipe, përkatësisht për hapjen e të ashtuquajturave “paralele të përziera", ku shqiptarët do të mësonin maqedonisht, për masat rigoroze që do të merreshin ndaj prindërve që pagëzonin fëmijët e tyre me emra që ia “vritnin” veshin, si p.sh: Lirim, Shqipe, Kushtrim, Vlorë, Liridon, Valbona, Berat, Vjosa etj, duke shkuar deri atje saqë, këto emra i fshinin edhe nga regjistri i ofiqarit!
Shqiptarët e njohin atë edhe për kërkesat e tij fashistoide për aplikimin e masave për ndërprerjen e natalitetit tek shqiptarët dhe marrjen e masave ndaj atyre që do të lindnin më tepër se tre fëmijë, kur ndërkaq, favorizohej rritja e natalitetit tek maqedonasit, pastaj akuzonte shqiptarët se gjoja bëjnë albanizimin e torbeshëve, me qëllim të shtimit të numrit të shqiptarëve në Maqedoni, në mënyrë që më vonë, ai vetë do ta bënte këtë punë, duke hartuar skenarë për shpikjen e “maqedonasve myslimanë”, përkatësisht, për asimilimin e torbeshëve në maqedonë!
Bllazhe Ristevski, me dekada është eksponuar si element antishqiptar, duke manifestuar një urrejtje patologjike ndaj kësaj popullate. Gati të gjitha projektet e tija “shkencore” kanë baza antishqiptare! Para disa vitesh, doli me një “zbulim” të shekullit se deri në vitin 1925, në Shkup nuk ka patur asnjë familje shqiptare! Çmenduri e një “ shkenctari” që nuk turpërohet të dalë publikisht edhe me rrena të këtilla monstruoze! Nuk turpërohet ai, jo, sepse, kjo nuk është hera e parë që ai shërbehet dhe gënjen (në rend të parë vetveten), me pseudoshkencë, me marrëzira që vetëm ai mund t’i kuptojë dhe t’u kënaqet! Mjerim për një popull që ka në gjirin e vet një “akademik” të këtillë që u doktorua në kohën partizane dhe vazhdoi të bëjë “shkencë” partizançe!
Por, ja që këto ditë, Bllazhe Ristevski do të na dalë publikisht edhe me një sihariq të ri: do të na dalë publikisht me njëfarë enciklopedie, që e redaktoi ai me bashkëmendimtarët e vet dhe me ndihmën e disa spiunëve shqiptarë, të cilët, për një lëpirje mjalti në kupën e lugës, u futën në këtë valle të fëlliqur, të prirë nga albanofobi Ristevski! Me këtë enciklopedi, ai, edhe njëherë riaktivizoi lidhjet e tij me nëntokën antishqiptare serbe, pasi tezat e tyre për shqiptarët, ai, jo vetëm që do t’i përshkruajë, por do të përpiqet t’ia bëjë fyerjet më të rënda këtij populli! Ai, popullin shqiptar, jo vetëm që do ta quajë në mënyrë përçmuese “shiptari”, por do t’i shtojë edhe një epitet tjetër, të cilin mund ta shkruajë vetëm një njeri me kokë të sëmure: do t’i shtojë epitetin “pllaninci”, që do të thotë “popull i pacivilizuar, që vjen nga mali, popull primitiv”, ose siç do të kishte dashur me shumë qejf ta thoshte ai: popull i egër! Unë nuk e di, a ka fjalor më të ulët që një shkencëtar i vërtetë, një akademik, mund të marrë guxim të bëj vlerësime aq poshtëruese për një popull në një Enciklopedi që mbetet dokument historik për gjeneratat e ardhshme? Por ja që “shkencëtari” dhe “akademiku” Ristevski e thotë!
Siç duket, me këtë pamflet më të ri, ai ka dy qëllime: e para, ta paraqesë popullin maqedon si popull antik e jo sllav - ashtu siç shkroi dhe e prezantoi deri dje në dhjetëra vëllime - dhe e dyta, ta poshtërojë popullin shqiptar në Maqedoni deri në skajshmëri! Këto janë dy qëllime patologjike të Bllazhe Ristevskit. Por, Ristevski harron dy gjëra: e para, si do të arsyetohet ai para studentëve të vet, të cilëve deri dje u ligjëroi historinë se maqedonasit janë pasardhës sllavë që kanë ardhur nga Karpatet dhe, ç’do t’u bëjë ai dhe kolegët e tij akademikë qindra e mijëra veprave të tyre që i shkruan shtatë dekada me radhë?! A do të thotë kjo se shtatë dekada mashtruan popullin e tyre me gënjeshtra shkencore? Dhe, me çfarë rrenash tani do ta bëjnë një histori të re antike, kur të gjitha nishanet maqedonase janë sllave: edhe gjuha (që i përngjan bullgarishtes, serbishtes e rusishtes), edhe emrat e njerëzve me kuptim në sllavishte, edhe toponimet, edhe folklori, edhe veshja...?! Dhe, nuk e di, çfarë magjie do të shfrytëzoni për t’i ndryshuar tezat e një historie të vërtetuar në tërë botën për periudhën antike dhe për popujt që i përkasin kësaj periudhe? Me siguri mund ta merrni me mend se historia nuk shkruhet sipas qejfit dhe vullnetit të “shkenctarit” Ristevski! Ajo është e definuar dhe e vendosur në kasafortat e arkivave historike të botës dhe të gjitha synimet e këtilla do të mund të mbeten veç një ëndërr dite...!
Ky ishte qëllimi i parë i “shkenctarit” partizan Ristevski. Qëllimi i dytë i tij është që ta përbaltë popullin më të lashtë në Ballkan, pasardhës i fisit Ilir se gjoja qenka ardhacak në hapësirat e Maqedonisë! Ky është qëllim djallëzor dhe monstruoz! Po të ndodhte kjo në një mjedis më të civilizuar, vetë populli maqedonas do të kërkonte të distancohej dhe t’i kërkonte falje popullit shqiptar! Ristevski e di fare mirë realitetin historik, vetë ai dhe maqedonasët e sotshëm janë ardhacakë në tokat shqiptare! Marrëzi! Dhe, pikërisht nga ata ,,Pllaninci,, siç paskët dëshirë t’i quani shqiptarët, ju zoti Ristevski, vazhdoni në mënyrë pirateske t’ua vidhni vlerat: pasurinë kishtare (edhe këtë projekt e ka realizuar Akademia juaj dhe librin e ka shpërndarë nëpër botë), muzikën, folklorin dhe tani edhe vlerat antike - arkefaktet që dëshironi t’i tjetërsoni! Keni aq shumë dëshirë ta përvetësoni edhe Skënderbeun e madh, Nënën tonë Terezë dhe - dhashtë Zoti - nëse del në skenë, edhe ndonjë figurë tjetër shqiptare me famën e tyre, me siguri, sakaq do të tentonit ta përvetësoni! Ne,shqiptarët, vërtetë ju kuptojmë, sepse jeni në hall të madh: kërkoni rrënjë e s’i gjeni dot. Por, e keqja më e madhe është se harroni t’u jeni mirënjohës, në këto rrethana vetëm shqiptarëve, sepse vetëm shqiptarët janë ata që ua njohin edhe kombin, edhe shtetin! Ju njeh edhe Shqipëria, edhe Kosova. Do të ishte fatale për Maqedoninë, nëse edhe këto dy shtete do rishikonin qëndrimin e tyre. Asnjë shtet tjetër fqinj nuk ju njeh. Ata ju thonë haptas se jeni shtet dhe komb artificial, i krijuar në kohën e Titos dhe Kardelit! Dhe, veç falë shqiptarëve, sot ekziston shteti i Maqedonisë! Dhe, veç falë shqiptarëve - që ju i quani “Pllaninci” - ju e botuat këtë libër, e pritet të botoni pastaj edhe qindra të tjerë brenda vitit, të vazhdoni të realizoni qindra projekte, të ngrini përmendore, të ndërtoni kisha ku t’u kujtohet e si t’u kujtohet, të themeloni institucione, të bëni filma, të mbani festivale, koncerte, simpoziume, të bëni gërmime antike...
Pra, jeni duke bërë çdo gjë vetëm falë shqiptarëve, që ju u shfrytëzoni djersën dhe paranë e tyre për ta mbajtur këtë shtet në këmbë, e masandej i poshtëroni në mënyrë të paturpshme dhe të pashembullt në botë!
Ka edhe një qëllim tjetër djallëzor albanofobi Ristevski: të luajë rolin e një Karaxhiqi serb në Maqedoni, të nxisë urrejtje dhe t’i provokojë shqiptarët! Do të dëshironte ndoshta edhe ndonjë konflik të ri! Por, nuk e di, sa do të kishte dobi ai dhe kushdo tjetër, madje edhe kolegët e tij akademikë maqedonas, nga një konflikt i ri, të cilët kanë obligim moral ta ngrenë zërin e tyre ndaj këtij provokimi monstruoz që kolegu i tyre u bën shqiptarëve! Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë, edhe ata duhet ta ndajnë njësoj përgjegjësinë si Ristevski për projekte të këtilla antishqiptare... Ndërkaq, tre akademikët shqiptarë duhet ta braktisin institucionin më të lartë shkencor dhe të merret iniciativë për botimin e një Enciklopedie shqiptare!
Në këtë skandal nuk duhet të qëndrojë indiferente as qeveria. Ajo e ka financuar këtë projekt dhe duhet t’i interesojë se çfarë vlerash sjell një projekt i realizuar, qoftë ai edhe nga Akademia. Nuk mundet qeveria të ndajë paratë e taksapaguesve, pra edhe të shqiptarëve, me qëllim që, në vend të një Enciklopedie me vlera të larta shkencore, të botohet një pamflet që fyen, irriton dhe provokon gati gjysmën e popullatës së këtij shteti! Në këtë rast, qeveria duhet të reagojë në mënyrën më të ashpër, të kërkojë përgjegjësi dhe të kërkojë tërheqjen e saj nga qarkullimi, nëse dëshiron t’i ruajë raportet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Syprina e qetë e detit pak para tërbimit
» Gjendet edhe trupi i fëmijës tjetër në Pejë
» Pierre-Pandeli Simsia:Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi
» Vritet edhe një tjetër shqiptar në kampet e luftës në Irak
» Kristaq Shabani:NGJARJE TJETER E MADHE INDIVIDUALE ,POR EDHE PERBASHKESI PEGASIANE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi