Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X)

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X) Empty Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 2:41 am



Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X) U1_uck_logoPoezi për dëshmorët e kombit (X)

Milazim F. KADRIU

AS TORTURAT SE GJUNJËZUAN

(Besnik Restelicës)

Tek varri i Besnikut
Një trëndafil i kuq
Freskinë flijimit
Për lirinë e Kosovës ia ruan.

Në burgun e Prishtinës
Barbarët e vranë
Gjatë e torturuan
Por shokët idealit s’ia zbuluan.

Trashëgim nga të parët
Qëndresën e fortë si guri
Shokët si zbuloi
Sepse dha besën para flamurit.

S’u tremb nga barbarët
Që e torturuan ditë e natë
U flijua për Kosovën
Që lirinë ta gëzoi sot.

RA NË JUNIK TRIMI NGA LLAPI

(Visar Thaçit)

Kur Kosova përjetonte
Çaste të vështira të historisë
Nga perëndimi erdhi në ndihmë
Visar Thaçi, trimi i lirisë.

Kur Kosova ftonte bijtë e saj
Pa hezituar rroku armën e lirisë
Bashkë me shumë shokë tjerë
Nga Tropoja për në Kosovë u nis.

Në një betejë të ashpër
Në kufirin shqiptaro-shqiptar
Trimi nga Llapi në Junik
Heroikisht ka ra.

Kur u identifikua varri, pas katër vitesh
Me nderime të larta u përcoll trupi i tij
E sollën nga Juniku në Llap, u rivarros
Në Zakut të Llapit, në vendlindjen e tij.

KOSOVËS IA UROI LIRINË

(Adem Hotit)

Zemra flakë i digjej
Tu ndihmonte ushtarëve të lirisë
Por edhe fëmijët donin kujdes
Me te u vra edhe Armendi në lule të rinisë.

Ra në Qafë të Kaqanollit
Nga një granatë,bashkë me djalin e tij
Por edhe ne çastet e fundit
Lirinë Kosovës ia uroi ai.

Arbnori babin shumë e kërkuar
Por ai tash e ka kuptuar
Se ai bashkë me yjet tjerë
Në qiellin e Kosovës jeton.

QËNDRON NË TABE NË LAPIDARË

(Isak Lutollit)

Kur në çdo anë luftohej për liri
Mori pushkën e babit ,Isaku
Dhe u bashkua te Tabet
Me ushtarët e lirisë.

Nuk u hamend fare
Dhe syri nuk iu tremb
Bashkë me shokët e UÇK-së
Armikut këtu si la vend.

Betejë pas beteje ai luftoi
Në një pritë, ra në Varnidoll
Kurse tash bashkë me shokët tjerë
Qëndron në Tabe në Lapidar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi