Rush Dragu: Përse ''bojkotojen'' malsorët koncertet e shqiptarve?!
Faqja 1 e 1

PERSE “BOJKOTOJEN” MALSORET KONCERTET E SHQIPTARVE ?!
Nga Rush Dragu*
...“Bojkot”?! Kjo do të ishte e palejueshme,sidomos për veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptar nga Malesia...
Ndoshta tingëllon si keq titulli i ketij shkrimi por është një e vërtetë e pamohushme që ka ndodhë kjo për të cilën po shkruaj,dhe pikrisht në komunitetin shqiptar në Michigan të SHBA-së.
Në Michigan thuhet se ka mbi 100 mijë shqiptar.Kjo nuk është e saktë por së paku keshtu perflitet.
Në përqindje një vënd të rëndësishëm zënë shqiptarët që vijnë nga trojet e veta të okupuara nga shteti sllav i Malit të Zi. Ata janë edhe banorët e parë ndoshta që janë integruar në ketë shtet prej shumë vitesh.Kanë krijuar biznese të rëndësishme dhe kanë dhënë edhe brezin e parë të intelektualëve shqiptaro-amerikan.
Kontributi i tyre është i rëndësishëm në ndertimin e objekteve te kultit fetar.kryesisht të atij katolik pasi edhe besimi i tyre në pjesën dërmuese është feja katolike romane.Po ashtu kanë kontribuar në shumë çeshtje kombetare, si në luftën e Kosovës,në ndihma të konsiderueshme për zhvillimin e Malësise në Trojet e Tyre në Malësi etj.
Nuk po zgjatëm me këtë çeshtje pasi objekti i shkrimit është tjeter gjë,që në pamjen e jashtme të duket i thjeshtë por po të analizohet me vemendje është diçka që stonon dhe lenë vënd për tu diskutuar.
Të dilën në darkë ishin mysafir nga Shkodra,aktori i humorit shqiptar,Artisti i Merituar,Krenaria e Qytetit të Shkodrës,protogandisti i mbi 1100 roleve në skenën shqiptare dhe evropiane,Gezim Kruja dhe aktorja e talentuar e Teatrit Profesionist të Shkodres ,Rajmonda Marku.
Koncerti i tyre ishte mënduar nga organizatori në formën e spektaklit që e shoqëronin këngëtarët; Lap Logu,Sokol Martini dhe këngëtarja nga Gjakova Hanë Nikprelaj dhe jepej në sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës së Komunitetit Amerikano Polak në Michigan ( për arsye financiare ne këtë sale,çmimi më i lire).
Ajo që ra në sy ishte se nga të gjithë spektatorët, nuk pati asnjë nga trojet shqiptare të Hotit,Grudes,Trieshit,Kojës,Luharit!!!
Nuk do të shkruaja në rastë se nuk do të kisha qënë i pranishëm edhe në koncerte të artistëve të tjerë nga Shqiperia,ku perseri ka qënë një “bojkot” total nga emigrantet shqiptar që vinë nga ato troje që thashë ma nalt.
Keshtu në koncertin e rapsodit popullor Mehill Çuni ,mjeshter i folklorit të veriut,në repertorin e tij pjesa dermuese e këngëve janë për heronjët e heroinat e Malësise Madhe,kryesisht të Hotit,Grudes,pamvarsisht se vetë Mehill Çuni është nga një trevë tjeter shqipatre,nuk ka pasë asnjë malësorë nga trojet e okupuara nga shteti sllav i Malit të Zi edhe pse ai koncert është ba në Sallën “At Gjergj Fishta” të Kishes katolike të “Shen Palit” Rochester.
Koncerti i Artistit të Merituar Sali Mani,rapsodit të Malësise së Madhe brënda kufirit shqiptar edhe ai është ba ne të njëjtën sallë, në atë të kishës katolike të Rochestres edhe pse shoqerohej nga këngëtarja Hanë Nikprëlaj,gjakovarja e martuar në Triesh të Malësisë,prapë asnje spektator nga viset që përmënda më nalt.
Koncerti i mbretereshes se humorit shkodran Zyliha Miloti, me Besnik Çinarin e Rrëmen e Durrësit,edhe ky në sallën e kishes katolike të Rochestres (ose siç u pëlqen ta therrasin,kisha e malësorve),prap një “bojkot” në masën 100 % nga malësorët e Malësise Madhe nën Malin e Zi.
E kam diskutuar me shumë miq këtë fenomen dhe ndonjëri sa për të mbydhë bisedë thoshte se malësoret nuk e njohin humorin,gjë të cilën sdua ta besoj,pasi ata shquhen për humor bile edhe në kufinjët limit të pranueshmerise,të tjeret me sillnin si argument xhelozinë,e cila jo rradhë shfaqet në jetën e perditëshme,por që është e dëmshme pasi shqiptarët ketu duam apo nuk duam ,të gjitheve amerika do të na përfshijnë së bashku në vorbullën e integrimit dhe jo veç “shqiptar shqipnie”,”shqiptar malit zi” “shqiptar kosove” e “shqiptar…dreqi” parullat më të poshtra që mund të përdorën nga ata që e mbajnë veten sadopak për shqiptar.
Atëherë pse ndodhë?
Rastësi?! Eshtë e perseritur,por shpresoj që të jetë keshtu,pasi ndryshe nuk është mire,pasi çeshtja e kombit që u pëlqen rëndomtë ta perdorin shpesh veprimtarët e komunitetit malsorë nuk e don një gjë të tillë.
“Bojkot”?! Kjo do të ishte e palejueshme,sidomos për veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptar nga Malesia,njëkohësisht dhe miqtë e mi; Luigj Gjokaj (Triesh),Gjergj Ivezaj,kryetar i shoqates Malesia e MadhMichigan (Grude),Lukë Junçaj,rapsod në vite (Hot),Lulash Nika Palushaj,albanolog (Triesh),Marash Nucullaj,biznesmen dhe aktivist (Koje),Nikolle Perkaj,ushtar i UÇK-se(Luhar),Gjokë Martini,aktivist në vite (Hot) e keshtu do te rreshtoja edhe te tjerë miq të mi,të njohur në qindra aktivitete e në ketë rast ata………kanë HESHTE edhe pse disa nga keta miq i kam kontaktuar me telefon,por shmangja e tyre ka qënë vertetë e pa motivuar (se paku për mua).
Dua te sqaroj lexuesin,se unë personalisht nuk kam pasë në asnje rast lidhje biznesi me organizatorët e këtyre koncerteve por kam marrë pjesë si të gjithë spektatoret e tjerë duke paguar biletën e hyrjes,por jam i shtyre nga mungesa e prezencës së ketyre njerzëve të cilet janë vërtetë të vlersuar për punën që kanë kryer në vite por në keto raste ata janë shmangë ,në heshtje,në mënyre të organizuar.
Nuk dua te bie edhe unë në prehërin e ndasinave por dua të kujtoj se kurë ata kanë ndjerë sadopak nevojën tonë,mund të them se shqiptarët u janë gjetë.
Ka vën për reflektim!
*Administrator i AlbDreams.net

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PERSE “BOJKOTOJEN” MALSORET KONCERTET E SHQIPTARVE ?!
» Rush Dragu:E KREMTJA PËR USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA
» Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video
» ORDFØRER O. Haabeth,personalitet i madh dhe mik i shqiptarve
» Dardan Krasniqi:Vazhdon shovenizmi ndaj Shqiptarve ne "maqedoni" a.k.a. FYROM!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi