Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rush Dragu:E KREMTJA PËR USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA

Shko poshtë

Rush Dragu:E KREMTJA PËR USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA Empty Rush Dragu:E KREMTJA PËR USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 8:00 pm

E KREMTJA PËR USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA

Rush Dragu
Dy kohë të një jete:Festimi për nder të kthimit të të birit me shokë nga lufta dhe një përkujtesë e arratisjes nga atdheu I Familjes Vushaj janë dy anët që përbëjnë kujtesën dhe vetë jetën e tyre.


Rush Dragu:E KREMTJA PËR USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA VALM
Vladimir Vushaj ka shërbyer në Armatën Amerikane prej pësëmdhjetë muajsh në Luftën e Irakut dhe me rastin e kthimit në Amerikë së bashku me tre shokë të luftës, familja e Vladimirit ka organizuar një darkë për nder të kthimit të djalit të tyre nga lufta së bashku me tre shokët e vet.

Vladimir Vushaj ka shërbyer në Armatën Amerikane prej pësëmdhjetë muajsh në Luftën e Irakut dhe me rastin e kthimit në Amerikë së bashku me tre shokë të luftës, familja e Vladimirit ka organizuar një darkë për nder të kthimit të djalit të tyre nga lufta së bashku me tre shokët e vet.

Për të nderuar ushtarët e luftës së Irakut, morën pjesë Kryetari i Qytetit Rochester Hilles Bryan Barnett me bashkëshorten, famulltari i kishës “Shën Pali’ Dom Anton Kçira, famulltari i kishës “Zoja Pajtore” Dom Ndue Gjergji, miq të familjes Vushaj dhe të ftuar të tjerë.

Takimin e hapi me një fjalim të shkurtër Martin Vushaj, i cili u shprehu mirëseardhjen miqve dhe përshëndeti tryezën e nderit.
Vladimir Vushajt i uroi mirëseardhjen në Amerikë dhe i dëshiroi jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku me tre bashkëluftëtaret e tij në luftën e Irakut, të cilët ishin të pranishëm në sallën e cermonisë festive.

Gjatë këndimit të himnit amerikan dhe himnit kombëtar shqiptar, të pranishmit qëndruan më këmbë dhe përfundimin e tyre e shoqëruan me duartrokitje. Pastaj Martin Vushaj ftoi babain e Vladimirit, burrë Kelmendi, Zef Gjergj Vushajn për të hapur cermoninë festive të asaj nate.
Zefi me një zemërgjersi të madhe u uroi mirëseardhjen të gjithë miqve dhe përshëndeti shokët e djalit dhe të birin që qëndruan pesëmbëdhjetë muaj bashkë në Irak në frontin e luftës. Pastaj ai i kërkoi orkestrës një muzikë për kërcim, por pa qenë nevoja e melodisë nën ritmin e duartrokitjeve ai hapi logun e vallëzimit.
Përshëndetën Dom Anton Kçira dhe Dom Ndue Gjergji. Fjalën e moren me radhë: kryetari i qytetit Rochester Hills Bryan Barneth, pastaj bashkëshortja e tij këndoi këngën “God Bless Amerika”.Të pranishmit i duartrokitën gjatë. Pastaj poeti Gjovalin Lumaj, daja i ushtarit, mori fjalën duke përshëndetur ushtarët dhe të pranishmit me vargje, duke u ndërprerë herë pas here nga duartrokitjet e sallës.

RETROSPEKTIVË: ARRATISJA SPEKTAKOLARE JASHTA TELAVE ME GJEMBA TË DIKTATURËS
Familja e ushtarit Vladimir Vushaj është nga Vermoshi i Kelmendit të Malësisë së Madhe. Familja e tij, baba Zef Gjergj Vushaj e nëna Lene Fran Vushaj së bashku me vellezrit: Doda, Gjovalini, Kanti, Kola, Sokoli, Lumi dhe Vladimiri si dhe motrat: Vitorja, Katrina dhe Drita dhe një dhëndër I tyre më 10 gusht 1987 janë arratisir nga Shqipëria.
Kjo ishte arratisja me spektakolare e bërë në krahinën e Kelmendit gjatë pesëdhjetë viteve të diktaturës shqiptare. Janë arratisur së bashku 17 vetë. Në atë kohë kanë pritur të marrin lejen nga ushtria Kanti, i cili ishte me shërbim ushtarak në Korçë dhe natën e 17 gushtit, pasi djemtë dhe vajzat e Zefit kanë marrë pjesë edhe në një mbrëmje të rinisë së fshatit, si për t`u lënë lamtumiren bashkëvendësve, pas mesnate kanë kaluar kufirin shtetëror shqiptar duke u dorëzuar në postën më të afërt kufitar të ish-shtetit jugosllav.
Pas gjashtë muaj qëndrimi në kampin e refugjatëve në Beograd, kanë arritur në SHBA dhe që nga ajo kohë e sot jetojnë në shtetin Michigan.
Vladimir Vushaj në atë kohë ka qenë vetëm tre vjeç.
Në SHBA ka vazhduar shkollat amerikane dhe, krahas anglishtes, flet, lexon dhe shkruan shumë mirë gjuhën shqipe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi