Halit Bogaj: Imer Popoci
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Imer Popoci
IMER POPOCI
Nga Halit Bogaj
Edhe Kënga Imer Popoci është ndër krijimet më të bukura të folklorit tone të pasur e cila na e përkujton një kohë heroike të një djaloshi të ri I cili me dinjitet dhe krenari kombëtare e kishte mbrojtur nderin e vetë , të familjes , fisit dhe vendit të vetë të dashur.
Kënga fillon me vargjet: /Imer Popoci thrret moj nanë / o qato armë loke me m’i dhanë/ o për kujtim baba që m’i ka lanë/du m’u zderg lum nana deri n’han/ se jam mbetë nanë pa duhan/, por trimi ynë e kishte marrë vesh se kishte dalur një zabit shqiptar/por në shërbim të tjetërkujt/,i cili kërkonte që të gjithë bashkëatdhetarët e tij t’ia dorëzonin armët e tyre. E kishte kuptuar Imeri se ai do t’ia kërkonte armën por si t’ia dorëzonte atë të cilën ia kishte lënë babai i tij i dashur.
Imer Popoci me karakterin e tij të palëkundur kishte vendosur që armën të mos e dorëzonte në asnjë mënyrë, prandaj edhe vinte dita dhe çasti i takim it dhe faktikisht dyluftimit mes tij dhe çaushit . po e theksojmë edhe një herë/për fat të keq shqiptar/ me emrin Brahim Uka. Edhe nga kjo këngë e fuqishme e traditës sonë popullore del se çdo regjim i dëshmuar antishqiptar, që nga koha e Turqisë e këndej, e çarmatosnin popullin tonë për ta sunduar më lehtë. Në këto përpjekje të vazhueshme të armikut tonë shpeshherë dilnin burra të fortë të këtij vendi që nuk i dorëzonin armët e tyre por luftonin deri në vdekje me armiqtë tanë.Pra, i tillë ishte edhe Imer Popoci i cili e mban flamurin deri sot në këtë rrafsh patriotik ,duke bërë luftë të drejtëpërdrejtë për t’iu kundërvënë atij i cili ia kërkoi armën.
Zhvillimin e mëtejmë të ngjarjes këngëtari popullor e përshkruan në këtë mënyrë : /Thonë armt nana ia ka dhanë/ dhe Imeri shtërngue ish kanë/ dhe drejt po zdirgjet thonë djali n’han/ e po punë e marë dugajxhi i ka thanë/ o a s’ma qet more ni paqetë duhan?/ o pej pramit more dhezë s’e kam/./Ani sytë me gjak , o zotni m’u kanë zanë./Ani dugajxhia çka i paska thanë/ ani ksajde u kanë qaj çaushi pramë/./O me zapti o trohën s’ma ka lanë/./O more po i merr armtë po ngjitet përpjetë/more o me çaushin ish zatet/.
Pastaj, në bisedë e sipër çaushi i kishte thënë Imerit se duhej ta dorëzonte pushkën e tij të gjatë, por ai i kishhte kthyer / Ti zotni hajgare mos ban/nxirr kutinë të pimë duhan/se pej pramit t’shkretën dhezë s’e kam/./O more sytë me gjak zotni m’u kanë zanë/.
Pasiqë çaushi ia kishte ofruar kutinë e duhanit , kishte kërkuar nga Imeri që ta vazhdonin bisedën ku e kishin lënë, duke i thënë atij se/ këto armë duhet me na i dhanë./
I gjetur në një situatë të tillë shumë delikate dhe pa asnjë rrugëdalje, Imeri e kishte lutur çaushin që të mos ia merrte armën të cilën e kishte dhuratë nga babai i cili e kishte lënë 7 vjeç.
/O shtatë vjeç baba thojke mu m’ka lanë/ m’ka rujtë nana e m’ka ba duer e kamë/./O kur jam rritë për armë taman/ m’ka kallxu baba çka m’ka lanë/ E ja lypa nanës armtë me m’i dhanë/ edhe e ka pas nana llafin tan/./Ani m’ka kallxues se tij je azgan/ore i kam ba be nanaës n’din e iman/ o se për t’gjallë armët s’kam me ia dhanë/!/E po fort zotni jam livdue/m’ngojshin nana me gjithë grue/./O tash aman more me m’fal mue/ se m’kesh nana me gjithë grue/./E po se m’kesh grueja more me gjithë nanë/ o se m’vesin armtë Imer o ku i ke lanë?/, me ç’rast me një shpejtësi të rrufeshme Imeri hidhet me një gropë , duke i thënë çaushit: /Ngrihi zaptitë në njanën anë/se tash martinën due me ta dhanë/./E po krisi pushka more dan e dan/Atë çaush dekun ma ka lanë/ epo çka ka vendi që po dridhet/Imer Popoci nuk po lidhet//Oj martinë oj dyherdare at çaush e qite fare/./Atë çaush zemërzi e vrau bashkë me shtatë zapti/shën.yni/.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi