Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Ava Gardner

Shko poshtë

Halit Bogaj: Ava Gardner Empty Halit Bogaj: Ava Gardner

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 2:11 am




Halit Bogaj: Ava Gardner U1_HalitBogaj
AVA GARDNER /1922-1990/




/Njëra ndër aktoret më të bukura amerikane/





Nga Halit Bogaj





E lindur me emrin – Ava Lavina Gardner në vitin , aktorja e ardhshme posedonte një bukuri të rrallë dhe thuajse përrallore e cila e ngriti në shkallët më të larta të botës së pashterrshme filmore.


Duke pasur veti të tilla aq specifike çfarë nevojiteshin për femrat që ishin aktore, Ava bëhet ndër vedetat më të kërkuara të kohës, duke interpretuar role të llojllojshme dramatike, romantike,aventura dhe filma aksionalë, duke luajtur përherë me aktorë të mëdhenj si:Klerk Gebëll, Gregori Pek, Elizabet Tejllor, Riçard Barton, Riçard Haris, Bert Llankaster dhe të tjerë.


Karierën e saj artistike e filloi si fotomodele,duke përfunduar në Kompaninë më të njohur filmore”Metro-Golduin- Majer” në të cilën realizon disa filma të saj të shquar.


Starton me filmin”Vrasësit”/1946/ në të cilin luan me aktorët e shquar – Bert Llankaster dhe Edmond O Brajen , duke shkëlqyer me bukurinë e saj fascinuese.


Ngase ishte e tillë dhe që binte në sy tek shumë regjisorë dhe producentë eminentë, Ava Halit Bogaj: Ava Gardner U1_AvaGardnerGardner dashurohet edhe në burrin e saj të ardhshëm – Frenk Sinatra, atëbotë shumë i popullarizuar si aktor dhe këngëtar me renome të madhe.Më parë ishte e martuar me aktorin Miki Runi me të cilin jeta i ishte bërë ferr i vërtetë.


Po ato vite interpreton një rol tejet simpatik në filmin”Heskersët”/1949/,për t` u ngritur në piedestal me filmin’Borërat e Kilimanxharos” – sipas veprës homonime të shkrimtarit të madh – Ernest Hemingueji,me Gregori Pekun në rolin kryesor.


Gjithashtu bëhet shumë e popullarizuar edhe me filmin”Mogambo”,me partnerët e saj – Klerk Gebëll dhe Grejs Keli/e njohur nga filmi i Fred Cinemanit”Pikërisht në mesditë”/, e më vonë princeshë e Monakos.


Ava shkëlqen sërish edhe me filmin’Kontesha këmbëzbathur” për t` u ngjitur edhe më lart me imixhin e saj të popullarizuar dhe për të arritur edhe suksese të tjera të mëdha.


Ajo ishte e martuar tri herë por asnjëra nga ato martesa nuk ishte fatlume.Burrat e saj:


Frenk Sinatra,Miki Runi dhe Arti Sho thuajse ishin të paknaqur me gruanë e tyre skandaloze e cila një pjesë të jetës së vetë e kalonte si alkooliste kronike.Shkruhej se më së tepërmi e kishte dashur aktori Frenk Sinatra i cili asnjëherë nuk ishte shëruar nga mania që kishte ndier ndaj saj për të cilën është xhiruar edhe një serial me mjaft sukses,


në të cilin i shohim ngritje dhe rëniet e divës mahnitëse që pushtonte mbarë botën me sharmin e saj karakteristik.


Halit Bogaj: Ava Gardner U1_AvaGardner3Në vitin 1964 Ava Gardner realizoi edhe një film tjetër fenomenal të titulluar”Shtatë ditë në Maj” në të cilin luante bashkë me Kirk Dagllasin e sprovuar në shumë filma, i cili tri vite më parë e kishte përfunduar spektaklin e tij antologjik”Spartaku”.


Dy vite më vonë e shohim në filmin”Netët e iguaneve” në të cilin shkëlqen bashkarisht me aktorët fenomenalë:Riçard Barton dhe Elizabet Tejllor,për të treguar edhe një herë se ajo ishte po ajo Ava e dikurshme që dinte dhe mundej të krijonte edhe role të tilla aq të fuqishme siç e shohim në filmin e përmendur.


Ava Gardner ishte e njohur edhe për probleme të shumta private të cilat e përcillnin në jetën e përditshme si një femër e pavendosur në qëllimet e saj tç mçtejme jetësore.Siç thamë edhe më lart,ajo konsumonte alkool deri në skajshmëri të plotë me ç` rast e humbte edhe vlerën e vetë si një femër e adhuruar nga mbarë bota artdashëse.


Në ato raste të shumta ajo I humbte simpatitë edhe tek artdashësit e saj të pasionuar ngase binte në situate të pakontrolluara dhe skandaloze.


Ava Gardner na la një numër filmash nga të cilët duhet përmendur sidomos:”Leja vrasje vrasje”/1975/,”I shenjti”/1976/,”Ura e Kasandrës”/1976/,”Zogu i kaltër




/1976/,Gatori”/1976/,”Qyteti në zjarr”/1978/,”Kidnapimi i presidentit”/1980/,”Prifti në dashuri”/1981/“Regjina”/1983/,”Ano Domini”/1985/,”Vera e gjatë përcëlluese” /1985/Haremi”/1985/ “RoniDirest”/1988/ dhe dokumentari ”Ava Gardner dhe Holivudi rikujton”/1990/, që shfaqet me rastin e vdekjes së saj në vitin 1990 në Londër.




Halit Bogaj: Ava Gardner U1_AvaGardner-FrankSinatra
Ava Gardner dhe Frank Sinatra
Ava Gardner edhe sot na zgjon asociacione të fuqishme si një aktore dhe femër e përmasave marramendëse me të cilën joshej mbarë bota që i shikonte filmat e saj monumentalë me të cilët ka mbetur në historinë e artit të shtatë si një damë e rendë e Holivudit legjendar.


Të pakta janë ato femra klasike dhe me bukuri antike siç ishin: Ava Gardner, Elizabet Tejllor, Xhoan Kolins, Suzan Pleçet, Xhina Llollabrixhida dhe Sofia Loren, të cilat, përveç bukurisë së tyre karakteristike, realizuan edhe shumë role markante me të cilat do mbesin përherë të pavdekshme.


Edhe Ava Gardner realizoi kryevepra të dalluara, disa nga të cilat edhe nga romanet e shkrimtarëve dhe piktorëve më të njohur botërorë, në mesin e të cilëve është edhe filmi”Maja lakuriqe”, sipas veprës së piktorit spanjoll – Francisko Goja.


Ava Gardner kulmin e saj brilant e kishte arritur me filmat e saj të mëhershëm, pikërisht atëherë kur shkëlqente me bukurinë e vetë të posaçme, me të cilën nuk mund të krahasohej thuajse asnjë femër tjetër e shoubiznesit filmor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi