NATO-Shqipëri, tregim i suksesshëm
NATO-Shqipëri, tregim i suksesshëm
NATO-Shqipëri, tregim i suksesshëm
Bota sot,Tiranë
Presidenti Topi takon Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof dhe Guvernatorin e Distriktit 2090 të Klubit Ndërkombëtar Rotarian, Xhuzepe Ferruço Skuarça.
Presidenti i Republikës, Prof . Dr. Bamir Topi priti sot Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, (NOS), Majkëll T. Evanof, i cili po zhvillon këto ditë një vizitë pune në Shqipëri.Së pari në këtë takim, Presidenti Topi vlerësoi edhe një herë bashkëpunimin i suksesshëm midis Shqipërisë dhe NATO-s dhe shprehu bindjen e plotë në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij partneriteti. “Pas anëtarësimit në Aleancën më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë klasa politike, institucionet dhe shoqëria shqiptare janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë në rritje dhe për përkushtimin në realizimin me standarde të angazhimeve që kërkon përkatësia euro-atlantike. Ky është fillimi i punës së vërtetë në cilësinë e një kontribuesi të mirëfilltë, aktiv e të përgjegjshëm, në cilësinë e anëtarit të barabartë mes të barabartëve”, - nënvizoi gjatë bisedës Kryetari i Shtetit.
Presidenti Topi pret Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof.
Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme disavjeçare që NOS-i i ka dhënë ushtrisë shqiptare dhe shërbimeve të zbulimit për ngritjen, përmirësimin dhe përsosjen e sistemit të komunikimit, të sigurisë e të klasifikimit të informacionit, në përputhje me standardet e NATO-s.
Në vijim të bisedës, Presidenti Topi bëri panoramë të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe vuri në dukje ecurinë pozitive të reformave të rëndësisshme për zhvillimin e vendit, përfshi këtu dhe reformën në fushën ushtarake. Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se “realizimi i reformave dhe gjithanshme, ndërtimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve të pavarura dhe perfeksionimi i standardeve do të mundësojnë përballjen me sukses me sfidat rajonale e globale që cënojnë sigurinë dhe vlerat tona të përbashkëta: terrorizmin, përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, krimi i organizuar dhe trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, etj.”
Gjithashtu në këtë takim, Presidenti Topi shprehu qëndrimin se “Shqipëria mbështet dhe vlerëson lart politikën e dyerve të hapura të Aleancës në drejtim të demokracive që dëshirojnë dhe janë të afta të marrin përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit”, duke u ndalur në faktin se përvoja po tregon se zgjerimi ka kontribuar jo vetëm në rritjen e sigurisë në zonën euro-atlantike dhe më gjerë, por ka shërbyer edhe si një model në rrugën e zhvillimit të vendeve të ndryshme. Në këtë pikë Kreu i shtetit pasi vuri në dukje situatën e re të qëndrueshmërisë, sigurisë dhe bashkëpunimt në rritje që mbizotëron në rajonin e Ballkanit, sidomos pas shpalljes së shtetit të ri dhe demokratik të Kosovës, theksoi se ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor padyshim që do të jetë në gjirin e strukturave euro-atlantike.
Nga ana e tij, Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof pasi e uroi edhe një herë Presidentin Topi për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe për arritjet e saj, vlerësoi lart kontributin e vendit tonë në funksion të rritjes së sigurisë rajonale duke e quajtur “Shqipërinë, vend udhëheqës në Ballkan në këtë drejtim” dhe në linjën e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe bashkëpunimin shumë të vlefshëm e të frutshëm me institucionet dhe strukturat shqiptare në kuadër të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë.
Zoti Evanof, i cili është edhe këshilltari i drejpërdrejtë i sigurisë i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, theksoi se: “Shqipëria, edhe pse një anëtare e re e NATO-s ka dëshmuar ndërkohë një pjekuri të rrallë që shkon përtej viteve të anëtarësimit të saj”.
Presidenti Topi pret Guvernatorin e Distriktit 2090 të Klubit Ndërkombëtar Rotarian, Xhuzepe Ferruço Skuarça.
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në Presidencë një takim me Guvernatorin e Distriktit italian 2090 të Klubit Ndërkombëtar Rotarian dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës italiane në Tiranë, Saba D’Elia.
Presidenti Topi pasi u uroi miqve italianë mirëseardhjen, shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe njëkohësisht mirënjohjen për punën e Klubit Ndërkombëtar Rotarian, i cili është i pranishëm në vendin tonë nëpërmjet projekteve dhe investimeve të ndryshme qysh nga viti 1991.
Kreu i shtetit shqiptar, pasi bëri një përshkrim të arritjeve të Shqipërisë dhe reformave të kryera në funksion të hyrjes në NATO dhe realizimit të aspiratës integruese në Bashkimin Evropian, vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese me Italinë duke shprehur edhe ndjeshmërinë ndaj gjithë projekteve që Klubi Rotarian ka realizuar në Shqipëri në fusha të ndryshme, por sidomos në fushën e mjeksisë. Presidenti Topi i siguroi bashkëbiseduesit mbi mbështetjen e tij të plotë institucionale për sensibilizimin dhe mundësimin e projekteve dhe investimeve të tilla në të ardhshmen.
Nga ana e tij, Guvernatori italian i Distriktit 2090 të Klubit Ndërkombëtar Rotarian, Xhuzepe Ferruço Skuarça, pasi falenderoi Presidentin Topi për pritjen e rezervuar, përshkroi aktivitetet në Shqipëri, sidomos në fushën kulturore dhe atë shëndetësore duke vënë në pah se interesi i Klubit Rotarian dhe i drejtuesve nga Italia është që të rritet miqësia dhe bashkëpunimi italo-shqiptar duke realizuar projekte të përbashkëta si përshembull hapja e qendrave të rehabilitimit për të sëmurët psikikë, kirurgjia rigjerative, qendra për kujdesin shëndetësor të fëmijëve, etj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëri, Urime hyrja në NATO
» Shtete të NATO-s, filluan dërgimin e ndihmave në Shqipëri
» Pilo Zyba: SHTEGËTARI - tregim - Patok...Shqipëri...2009
» Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi