Barabarësisht të fuqishëm
Faqja 1 e 1
Barabarësisht të fuqishëm
Barabarësisht të fuqishëm
Është hiç më pak se humoristike të dëgjosh se në një të ardhme të pritshme Serbia do ta pranojë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Qëndrimin histerik të Serbisë kundër pavarësisë duhet parë të tillë çfarë është, e jo ta zbusim si një qëndrim strategjik të saj, si një qëndrim deklarativ, prapa të cilit u fshehka “qëllimi i mirë” për ta pranuar (më vonë) pavarësinë e shtetit tonë. Politika nuk bëhet më si në Mesjetë, me teori të konspiracionit, por bëhet në bazë të argumenteve që shihen konkretisht, argument-qëndrimet po ashtu konkrete, në këtë rast të Serbisë. Konspiracionistët politikën e kuptojnë si një shkathtësi të prapaskenave si dhe të kritereve të dyfishta, një për konsum publik ditësh, “themi kështu, e mendojmë ndryshe”. Por nuk është e rëndësishme as “si themi” e as “si mendojmë ndryshe”, por si veprojmë ne dhe si veprojnë ata konkretisht! Për ta hamendësuar një bëme të mirë, vazhdimisht në interesin tonë, ne bëjmë orakulli politike, e cila nuk mbështetet në asnjë analizë nga e cila mund të nxirren përfundime. Kështu, ka që “analizojnë” duke nxjerr hamendësi kinse të gjitha çka i bën Evropa në marrëdhënie me Serbinë, i bëka me strategji e cila “më vonë” do ta kushtëzojë Serbinë ta pranojë Kosovën si shtet. Ndërkaq ekziston edhe strategjia transparente e zbatimeve legjislativ të shtetbërjes aktuale të Kosovës që kontrabandohet me 6 pikat për të qenë shteti i pavarur koloni ekonomike e Serbisë, një koloni e hapur nga jashtë dhe e mbyllur nga brenda. Një tip të shtetit të tillë, natyrisht se do ta pranojnë të gjithë ata që historikisht kanë mbajtur qëndrime dhe veprime konkrete antishqiptare. Derisa Serbia haptas dhe në mënyrë histerike nuk e humb një çast duke lobuar nëpër vendet e botës kundër pavarësisë së Kosovës, derisa e denoncon pavarësinë e saj në GJND dhe derisa “teknikisht” zbaton 6 pikat me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, disa “kosovarë” thonë se në krejt këtë olimpiadë kundër Kosovës, Serbia po u përgatitka kështu për ta pranuar realitetin e Kosovës. Në luftën e egër diplomatike që bën Serbia kundër Kosovës, ka “kosovarë” që zbulojnë “konspiracion politik” të një “qëllimi të mirë” të Serbisë! Dhe këtë qëllim të mirë të Serbisë e imponuaka presioni diplomatik i Evropës, e cila qenka në anën tonë kundër Serbisë, të cilës “po ia luan lojën prapa shpine”. Që 10 vjet shqiptarët po mësohen t’i dëgjojnë lajmet jo ashtu si thonë ato, por ashtu si u konvenon. Dhe ky nuk është faj i tyre, por është shkollë evropiane e moderatorëve “informativë” që iu djeg zemra për “paqe me Serbinë” dhe që në mënyrë histerike shpresojnë se Serbia në fund do të dorëzohet dhe së bashku do ta ndërtojmë “ardhmërinë evropiane”. Pra këto qëndrime johistorike i kultivon sedra majtiste (jo nacionale), gatishmëria që në emër të paqes dhe të bashkëjetesës të trillojmë përralla e dogma politike. Mënyra si e kornizon Serbia Kosovën e pavarur në bashkëpunim me emisarët e OKB-së, në një pikë kulmore të këtyre realizimeve (doganat, policia, gjyqet) atëherë ajo do ta pranojë vetveten në Kosovë, kurse ne do të themi se e ka pranuar shtetin e Kosovës. Por as atëherë! Sepse do të ishte rrjedhë normale e kaheve politike ta pranonim apo jo Serbinë (pa na kërkuar falje dhe pa pranuar se ka qenë e është shtet terrorist kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve), e jo ne të presim të na pranojë Serbia. Këtë deformim botëkuptimesh dhe filozofie politike kosovare që dhjetë vjet e ka mbëltuar OKB-ja. Sot kur shihen konkretisht pasojat e një altruizmi të tillë ndaj shtetit policor ballkanik, si është e mundur që ende të gjenden njerëz që nuk e ndryshojnë mënyrën e rezonimit politik? Mbase është irelevante ndryshimi i mënyrës së rezonimit të tyre, po të mos qëllojnë po këta që besojnë në një “ardhmëri evropiane ballkanike”. Në këtë ardhmëri do të kishim vend vetëm si shtete barabarësisht të fuqishme, e jo ndryshe, siç do ta dëshmojë koha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skenderi i fuqishëm
» Shqipëria autoritet i fuqishëm në INTERPOL
» Një tërmet i fuqishëm trondit Shqipërinë
» AAK edhe më fuqishëm e godet Isa Mustafën
» Shpërthim i fuqishëm në Parlamentin e Austrisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi