Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998)

Shko poshtë

Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998) Empty Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 12:17 am

Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë

Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998)

Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998) U1sejdiuperkujtimi1

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e dhjetëvjetorit të rënies, vizitoi sot familjen e dëshmorit të lirisë, Kolë Ndrecë Mirdita në fshatin Ranoc të Klinë

Kole Mirdita u lind ne një familje atdhetare te fshatit Ranoc te Lugut te Drinit te Bardh. Te paret e tij qen luftëtar te dalluar ne mbrojtje te identitetit kombëtar gjatë gjitha stuhive te kohës.

Kol Mirdita u lind ne fshatin Ranoc te Komunës se Klinës përkatësisht ne njërin prej fshatrave te Lugut te Drinit te bardh. Shkollën Fillore e kreu ne fshatin e aferat ne Zllakuqan ndërsa atë te mesme ne atë Luigj Gurakuqi te Klinës e cila për shkak te mbylljes te saj nga okupuesit Serb u transferua ne Zllakuqan perkatesishte ne Shtëpinë e Pashkë Pernokaj një atdhetari te epur i cili Shtëpinë e tij e beri vatër mësimore, ku edhe Kol Mirdita përfundoi shkollimin.

Qe ne vitet '90 Kol Mirdita u vu ne funksion te organizimit te legales te lëvizjes kombëtare. Ndërsa zërit te atdheut për tu rreshtuar ne radhët e UQK ju përgjigj qe ne orët e parat e luftës.

Kol Mirdita ne UQK u angazhua qe ne fillim te Vitit 1998 ne zonën e Dukagjinit përkatësisht fshatin Shqiponjë..ish Jabllanic me shumë djem trima bashkëluftëtar nga Lugu i Drinit si Palë Mirdita (Kushëri ) dhe Nik Frroku qe te dy luftëtar dhe atdhetar te dalluar gjate ter luftës.

Me rendësi mbeti guximi i tij ne aksionin e betejës se përgjakshme me 21 maj 1998 ne fshatin Krushev e Madhe ku mbet dëshmor Arben Haliti emrin e te cilit e mori brigada e kësaj ane ku veproi edhe Kol Mirdita.

Kur Kol Mirdita vuri kontaktin e par me Alush Gashin komandant i njësitit 192 i cili u përpjek qe Kolenë ta kursej sepse ishte i ri nga mosha por pa sukses te cilit qe ne takimin e par Kola prerë ju përgjigj: Athua mu s´me lindi nena Shqiptare sikur te tjerët te vdes për vendin tim (përkujtim nga Alush Gashi).

Pushka e Kol Mirditës u dëgjua ne shumë aksione dhe luftëra ne te gjitha trevat e Kosovës e sidomos ato te Drenicës,Dukagjinit dhe vet Lugut te Drinit, dhe tejet ne kufirin Shqiptaro-Shqiptar …rras te zogut ku Kola mori pjesë dhe u shqua si luftëtar mjaft trim. Automatiku i tij u dallua nga ter luftëtaret duke dal faqe bardh kudo ai luftoi.

Kol Mirdita disa herë kreu aksjonet me te vështira ne betejat e para guerile por edhe me te vështirat te furnizimit me armë ne shtetin amë- Shqipëri.

Herën e fundit ai me një grup shokësh u nis për Shqipëri ne qershor te vitit 1998 nen udhëheqje te togerit Nik Frroku nga Koshi dhe Pal Mirditës qe te dy luftëtar te denjët ne rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit. Grupi prej 30-40 vetash nga Lugu i Drinit u nis përmes grykës se fshatit Leskoc pastaj, fshatin Uzdrim , Padalisht deri ne Ujmir te Drenicës. Këtij grupi ju bashkëngjiten edhe tjerë djem nga rajoni i Drenicës, si Buroja, Vojniku, Ozdrimi, Klina e ultë dhe e epërm etj. Grupi përmes fshatit Sverrk kaloi Drinin e bardhe dhe u ndal ne fshatin Shqiponjë ish Jabllanic ku ndalohen ne Shtabin e UQK es. Me pas kaloin ne Gllogjan dhe aty kah ora 11 e natës përcjellën nga njësiti special Shqiponjat e Zeza dhe fillojnë depërtimin e tyre për ne kufi me ma se 1500 ushtaresh e qe një depërtim zgjati me se 16 orësh.

Pas daljes ne Shqipëri ku armatimi u siguronte duar duresh, grupi ku ndodhej Kol Mirdita prej 420 vetesh pas dy javësh rikthye për te hyr ne Kosove, me qrast bien ne prit ku zhvillohet një luftë e rreptë prej tri orësh. Grupi e theu depërtimin dhe u vendos ne Jasiq e me pas ne Junik. Udhëheqja e grupit nga Nik Frroku me pas numëroi ushtaret ku identifikoi se mungonin Sahit Elezi dhe Kol Mirdita. Grupi kthehet ne kërkim prapë ne drejtim te kufirit duke kërkuar ne vendin ku ishin zhvilluar luftimet. Këtu gjendet Sahit Elezi i plagosur rende i cili u tërhoq ne shtab ndërsa assesi Kol Mirdita. Te dhënat e pastajme nxjerrin ne pah se po atë natë Kol Mirdita është vrarë nga një granat pikërisht ne atë luftim ne mesnatë me 9 Korrik 1998 i zili ishte ven ne mbrojtje te grupit.

Eshtrat e Kol Mirditës për plot dy vjet qëndruan ne kufirin Shqiptaro –Shqiptar ne vendin e luftimit pikërisht ne depërtimin tek vendi i quajtur rrasa e zogut - për ti ber roje kufirit te ndarë padrejtësisht.

Identifikimi i tij pas dy vitesh u be nga Nik Frroku përmes Urateve te cilat nena Grisha ja kishte dhen kur ai rroku armen e lirisë.

Varrimi i eshtrave te dëshmorit te Kombit Kol Mirdita u be me 29 shtator te vitit 2000 me një pjesëmarrje dinjitoze te mbar rrethit ku ai lindi, por edhe strukturave udhëheqëse Komunale, bashkëluftëtareve, te afërmeve dhe strukturave Ushtarake te TMK es.

Varrimi i eshtrave te tij u be ne fshatin e lindjes ne Ranoc te Klinës.

Tri vite pas ne qendër te fshatit Zllakuqan u ngrit Lapidari i tij për te përkujtuar luftën dhe dinjitetin e tij ne Shërbim te Atdheut.

Kol Ndrec Mirdita është shembulli me i mirë i një biri te kombit, se si duhet vepruar kur cenohet liria e një populli. Ai ndonëse i ri ne moshë u edukua dhe idealizua me prijësit me te njohur Kombëtar te kësaj treve: Ndue Perlleshin, Uke Sadikun, Sadik Ramen, Ndrec Nikollen, Shaban Demen, Feriz Bojen, Gjon Lleshin, Pjeter Jakun dhe te tjerë.

I qofte i lehtë dheu në Kosovën Martire, te cilen ai e deshi aq shumë, dhe për te cilen flijoi jetën, qe brezat qe do të vinë ta gëzojnë lirinë e cënuar me shekuj.

Vepra: Kol Ndrec Mirdita - Botuar nga Mikel Gojani.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi