Blendi Fevziu: Nuk ka një, por dy Maqedoni!
Faqja 1 e 1

,
Nga Blendi Fevziu
Akademia e Shkencave e Maqedonisë ka tërhequr botimin enciklopedik që hapi debatin më të madh mes dy etnive kryesore, që përbëjnë Republikën e Maqedonisë, shqiptarëve dhe maqedonasve, me justifikimin për ta rishikuar sërish atë. Nuk ka asnjë dyshim që tërheqja dhe rishikimi u bë pas protestave të forta në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri si dhe pas insistimit të ambasadave amerikane dhe britanike në Shkup, që ishin përfshirë befas edhe ato, pa dëshirën e tyre në vorbullën e diskutimit.
Nuk dua të merrem me tekstin e Enciklopedisë që ka lidhje me shqiptarët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Enciklopeditë e vendeve ballkanike janë të mbushura me pasaktësi të tilla të qëllimshme historike; nuk dua të merrem as me shndërrimin e një teksti enciklopedik në një pasqyrë thashethemesh si ato sipas të cilave SHBA dhe Britania kanë stërvitur UÇK–në e Maqedonisë në vitin 2001; as me kompleksin e vazhdueshëm të maqedonasve, që në kërkim të një identiteti kombëtar, kanë filluar një fushatë përplasjeje me Greqinë, Bullgarinë dhe tashmë së fundi edhe me shqiptarët. Nuk dua të gjykoj as akademikët maqedonas, që nga teksti duket se janë produkt i mirëfilltë i shkollës ideologjike të nacionalkomunizmit, si për fatin e keq janë edhe hartuesit e enciklopedisë shqiptare që sapo është botuar. Këto janë të gjitha probleme që kanë rëndësinë e tyre, por që unë nuk besoj se janë thelbi. Sipas meje, thelbi qëndron në atë që shqiptarët dhe maqedonasit kanë dy vështrime tejet të ndryshme të shikimit të historisë, të gjykimit të njëri–tjetrit dhe të ndërtimit të shtetit të tyre. Nuk ka asnjë dyshim, dhe kjo u shpreh, se maqedonasit besojnë se janë aty përpara nesh, trashëgimtarë të Aleksandrit të Madh, emrin e të cilit ia kanë vënë një dyzine sheshesh, aeroportesh etj.; nuk ka asnjë dyshim që ne mendojmë dhe jemi të bindur se kemi qenë në ato troje përpara tyre. Kjo është një mënyrë e shikimit të historisë së shkuar dhe të debatueshme prej kohësh. Por shqiptarët dhe maqedonasit kanë një mënyrë krejt të ndryshme të shikimit dhe të historisë aktuale. Pak kilometra nga Tetova ngrihet një përmendore në kujtim të 5 pjesëtarëve të UÇK–së të vrarë në mars 2001. Teksti përkujtimor i quan ata dëshmorë të vrarë në betejë me trupat maqedonase. Për shqiptarët ata janë heronj; për maqedonasit ata janë terroristë. Si do ta mësojnë fëmijët shqiptarë dhe maqedonas në shkollë, historinë e vitit 2001? Si do të reflektohet kjo në enciklopedinë e një shteti, të përbërë nga dy etni që nuk gjejnë në asnjë vend pika të përbashkëta me njëra-tjetrën?
Po shkoj më tej. Maqedonasit refuzojnë anëtarësimin në NATO për hir të një problem identitar. Ata nuk bien dakord me Greqinë për çështjen e emrit. Por për 30% të popullatës shqiptare të Republikës së Maqedonisë, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Shqiptarët duan të anëtarësohen në NATO, BE, të ecin përpara dhe s’kanë asnjë kompleks identiteti.
Fatkeqësisht, ajo që duhet thënë sot dhe që problemi i enciklopedisë e nxori në shesh, është se nuk kemi një, por dy Maqedoni. Një Maqedoni të shqiptarëve dhe një tjetër të maqedonasve. Se kemi një shtet, por që në thelb nuk funksionon si i tillë.
Eksperimenti për një shtet unik maqedonas, i sponsorizuar me shumë shpresë nga komuniteti ndërkombëtar, për fatin e keq ka dështuar në terren. Shqiptarët jetojnë gjithnjë e më shumë në hapësirat e tyre në perëndim të Maqedonisë. Sa më shumë ata vetadministrojnë territoret e tyre, aq më shumë ato bëhen homogjene etnikisht, maqedonasit largohen. Po kështu me lindjen e Maqedonisë, ku shqiptarët po largohen drejt perëndimit ku jetojnë në komunitete të unifikuara etnike. Interesat janë po ashtu të ndryshme. Shqiptarët e Maqedonisë, nga Struga në Tetovë, mund të të flasin për çdo problem të politikës së Shqipërisë e Kosovës, por pak ose aspak për problemet që kanë lidhje me shtetin ku jetojnë. Për ta, Sali Berisha apo Hashim Thaci, janë më të rëndësishëm se sa Gruevski apo Ivanovi dhe ky është një fakt.
Problemi i enciklopedisë nuk është thjeshtë problem i disa historianëve apo akademikëve demode, të formuar në kohën e komunizmit, që hedhin në treg një tekst provokativ. Problemi i enciklopedisë është problemi i mungesës së një koncepti të qartë dhe perspektive të një shteti të vërtetë të Maqedonisë, ku maqedonasit dhe shqiptarët do të jetojnë si të barabartë dhe me interesa të njëjta. Për fatin e keq të vetë Maqedonisë, kjo nuk ndodhi dhe vështirë se do të ndodhë. Ndaj, probleme si ky i enciklopedisë mund të përsëriten çdo ditë dhe në realitet, ne do të kemi ndoshta një Republikë të Maqedonisë, por në fakt, dy vende të ndryshme, Maqedoninë e maqedonasve dhe Maqedoninë e shqiptarëve…
[/justify]
Nuk ka një, por dy Maqedoni!

Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pergjigjet Blendi Fevziu
» Blendi Fevziu: Unë jam sot në Teheran!
» Blendi Fevziu: Politika, më e emancipuara
» Blendi Fevziu: Histori e sajuar…
» Blendi Fevziu: Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi