Dridhjet mbi planet raketore
Faqja 1 e 1
Dridhjet mbi planet raketore
Dridhjet mbi planet raketore
Vendimi i Obamës nuk ishte plotësisht befasi. Ka pasur spekulime se gjatë muajve të fundit Uashingtoni e Moska po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët, veçanërisht rreth Iranit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, i siguroi të dyja vendet se do të marrin pjesë dhe në planin e ri të mbrojtjes raketore.
Në Çeki dhe Poloni vazhdojnë debatet për ndryshimet në planin amerikan të mburojës raketore. Vendimi i administratës Obama për të anuluar planet për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki, goditi rëndë Evropën qendrore. Kritikët e planit u gëzuan, por lajmi solli zemërim në Pragë e Varshavë. Les Valesa, ish-presidenti ikonë i Polonisë dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, ishte i pari që do të shprehte zemërimin me Uashingtonin. “Prisja shumëçka nga Shtetet e Bashkuara, por jo një arrogancë të tillë”, tha Valesa. Valesa, për Radion Evropa e Lirë, kritikoi administratën Obama edhe për faktin se nuk u këshillua aspak me aleatët çekë e polakë lidhur me ndryshimin e planit. “Diskutime dhe shpjegime duhet të ishin zhvilluar paraprakisht, në mënyrë që ta bënin vendimin të dukej një marrëveshje e përbashkët dhe jo një vendim i njëanshëm”, sqaroi Valesa. Politikanë të Evropës qendrore, përfshirë dhe Valesën, gjatë dy vjetëve të fundit kanë qenë në mbrojtje të planit amerikan për vendosjen e mburojës raketore në këtë pjesë të Evropës. Gazetari çek, Frantishek Shultz, njëherësh autor i një libri mbi mbrojtjen raketore, tha: “Shumë politikanë kanë investuar kapital të madh politik në mbrojtjen e mburojës raketore. Atyre nuk u pëlqeu hapi i Obamës pasi dolën si humbës, veçanërisht para kundërshtarëve të planit. Në të ardhmen, ata do të jenë shumë të kujdesshëm përpara se të bëjnë ndonjë hap të ngjashëm”, tha Shultz. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, i siguroi të dyja vendet se do të marrin pjesë dhe në planin e ri të mbrojtjes raketore. Nga ana tjetër, në Pragë e Varshavë vendimi është parë si përulje ndaj Rusisë. Presidenti Obama disa herë ka përsëritur se kjo nuk është e vërtetë, por një gjë e tillë nuk ka qetësuar çekët e polakët. Kjo dukej dhe në kryetitujt e gazetave. “Tradhti” shkruante në faqen e parë gazeta polake “Fakt”, kurse e përditshmja më e madhe çeke “Mllada Fronta Dnes” shkruante “S’ka radar. Rusia fitoi”. Gazetari çek, Shultz, shpjegoi: “Çekët dhe polakët ndihen sikur administrata Obama bëri një marrëveshje me Rusinë pas krahëve të tyre. Droja nga Rusia vazhdon të jetë e fortë edhe 20 vjet pas revolucionit që rrëzoi komunizmin”. Ish-ministri i Jashtëm çek, Karel Shvarcenberg, i cili luajti një rol kyç në miratimin e vendimit për vendosjen e mburojës raketore në Çeki, sheh ndikimin rus pas vendimit të administratës amerikane, si dhe sinjalet për ndryshime në politikën e jashtme. “Ne luftuam për radarin dhe ishte e vështirë t’i kalonim të gjitha. Ndryshimet tregojnë se përparësitë e politikës amerikane janë tjetërkund tani. Ato janë të fokusuara në Lindjen e Mesme dhe në Iran”, tha Shvarcenberg. Vendimi i Obamës nuk ishte plotësisht befasi. Ka pasur spekulime se gjatë muajve të fundit Uashingtoni e Moska po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët, veçanërisht rreth Iranit. Në Rusi, vendimi i administratës amerikane është parë si fitore, por kjo nuk do të thotë se plani i ri për mburojën raketore ka miratimin rus. Eksperti rus i sigurisë, Aleksandër Goltz, tha: “Nuk do të isha i befasuar nëse Rusia nuk do të thotë një ditë se edhe plani i ri paraqet kërcënim për sigurinë ruse”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Barack Obama
» Ellison: Mburoja kundër-raketore edhe në Ballkan
» Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" DW
» Njihuni me femrën e bëshme më seksi në planet
» Cilat ishin planet e SHIK-ut për atentate ndaj Adem Salihajt, Agim Veliut, Ejup Visokës e Ali Sadrisë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi