Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mxrfet Shasivari:Dalja në zgjedhje- konfirmim i mendësisë shtetformuese!

Shko poshtë

Mxrfet Shasivari:Dalja në zgjedhje- konfirmim i mendësisë shtetformuese! Empty Mxrfet Shasivari:Dalja në zgjedhje- konfirmim i mendësisë shtetformuese!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:33 pm


Dalja në zgjedhje- konfirmim i mendësisë shtetformuese!

Myrfet SHASIVARI

Me shkas

Që nga fillimi i ndërtimit të infrastrukturës elektorale për procesin zgjedhor të kësaj vjeshte, nëpër subjekte të ndryshme publike e politike, por edhe te një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, pos tjerash, është prezente edhe ndjenja e dilemës, nëse ditën e 15 nëntorit, kutive të votimit, do t’u qaset numër i mjaftueshmi votuesve, bile i mjaftueshëm sa për t’i konstituar pushtetet komunale në suazat e ligjit. Dhe s’do mend se konfuzioni i këtij aspekti, nuk është i pabazuar, veçmas kur kihet parasysh fakti se që nga zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës e këndej, nëpër proceset zgjedhore, numri i votuesve ka pësuar rënie të vazhdueshme, deri në kufijtë e legjitimitetit të pushteteve. Doemos, se shkaqet për një “tkurrje” përmasash dramatike të qytetarëve, që u qasen kutive të votimit anë e kënd Kosovës, janë të shumta, por megjithatë, depresioni ekonomik, e veçmas papunësia e rrjedhimisht paperspektiva e brezave të rinj, janë ndër faktorët kryesorë, të cilët, votuesin e bëjnë gjithnjë e më inferior në raport me faktin se kush do të udhëheq me institucionet në mandatet vijuese. Në anën tjetër, tanimë “spikatë” apatia e subjekteve më të mëdha,por edhe atyre minore politike në Kosovë, sidomos rreth profilizimit të tyre politik, në të majtë dhe të djathtë, sikurse që mungojnë edhe aktivitetet në terren rreth sqarimit të nocioneve “i djathtë” dhe “i majtë”, e që votuesin do ta inkurajonte që ta hedhë votën pa dilemë për subjektin e preferuar politik. Themi kështu, ngaqë, tanimë kaluan mbi dhjetë vjet, qysh se në Kosovë, në këtë sferë, ende mbizotëron “rrëmuja”, respektivisht, votohet për preferencat lideriste, e që ky rreth vicioz i figurave të politikës, me dështime të njëpasnjëshme të proceseve zhvillimore, me rrjedhën e kohës, sa vjen e bëhet monoton, gjendje kjo, e cila gjithsesi ndikon në zvogëlimin e ngazëllimit të qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje, të cilitdo nivel qofshin ato. Megjithatë, në anën tjetër, janë edhe disa shkaqe tejet të rëndësishme, që qytetarët, më 15 nëntor, do të duhej që masovikisht t’u qasen kutive të votimit, në mënyrë që ky proces elektoral, ta ketë epilogun sa më dinjitoz, me ç’rast, para opinionit ndërkombëtar, para së gjithash, do ta rikonfirmonim mendësinë shtetëformuese, një aspiratë kjo shekullore e kombit. Po ashtu, zgjedhjet e 15 nëntorit të këtij viti, e kanë edhe rëndësinë e vet kardinale, për faktin se do të menaxhohen nga subjekte vendore, përderisa bashkësia ndërkombëtare, kësaj radhe venerimin ndaj sjelljeve tona në raport me këto zgjedhje, për shumë arsye, do ta ketë më të intensifikuar. Aktualisht dihet se Kosova, respektivisht shtetësia e mirëfilltë, ndodhet para disa sfidave tejet të rëndësishme, siç është referimi rreth pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare, çështjet ende të pazgjidhura të integrimit territorial të vendit, mosnjohja e shtetit nga disa vende të Bashkësisë evropiane, ofensivat e pandalshme të diplomacisë së Beogradit për ta penguar shtetin e ri, por edhe disa probleme të brendshme siç janë papunësia, injorimi i infrastrukturës ligjore në shumë sektorë të përditshmërisë dhe probleme të tjera që presin zgjidhje të shpejtë nga mekanizmat e institucioneve të vendit. Dhe duke i pasur parasysh këto çështje, votuesi i Kosovës, do të duhej që të jetë tolerant, përkatësisht “t’i hedhë prapa shpine” të gjitha padrejtësitë dhe hallet personale me të cilat aktualisht ballafaqohet, dhe me dinjitet të dalë në zgjedhje, në mënyrë që ta konfirmojë atdhedashurinë, jo vetëm para ndërgjegjes së tij, por edhe para faktorit ndërkombëtar, i cili më pastaj do të jetë i detyruar që të na i hapë dyert edhe neve për të hyrë në familjen e shteteve të Evropës. Ndërkaq që, gjithsesi duhet pasur parasysh faktin, se në rast se procesi elektoral i 15 nëntorit të këtij viti, për shkak të numrit eventual të pamjaftueshëm të votuesve, edhe mundë të dështojë, atëherë, shtetësisë së Kosovës, jo vetëm se do t’i shtoheshin sfida të reja, por edhe për një periudhë të gjatë kohore, do të rëndohet përditshmëria shumëdimensionale e qytetarëve të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi