Ministrin e vranë ata kriminelë që në kohën më të vështirë për popullin mendonin për përfitime materiale
Faqja 1 e 1

Në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt akademi përkujtimore për Heroin e Kosovës Ahmet Krasniqin
Dardan Krasniqi, nipi i heroit falënderon pjesëmarrësit
Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetëdijshëm se kundër tij dhe SHP të FARK-ut po bëhën komplote të rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinë e tij për bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës. Ai dha shembull konkret se shqiptarët duhet harruar mosmarrëveshjet, xhelozitë dhe hasmëritë që i kishin në mes vedi ngase ishim në luftë me Serbinë.
Organizuar nga Nëndega e LDK-së në Nordrhein-Westfalen dhe Dega e LDK-së në Gjermani në klubin “7 Shtatori” në Wuppertal, u mbajt akademi përkujtimore në njëmbëdhjetëvjetorin e vrasjes enigmatike të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i parë i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, i shpallur Hero i Kosovës. Akademia u udhëheq nga Abedin Gashi, anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK-së në NRW kurse krahas bashkatdhetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së morën pjesë edhe familjarë të kolonelit Krasniqi në krye me vëllain e tij, Behxhet Krasniqin.
Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës
Në emër të organizatorëve të Akademisë foli Muharrem Xhafolli, anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK-së në NRW. Ai ndër të tjera tha se për t’i pasur të qarta shkaqet e vrasjes së Ahmet Krasniqut, duhet pasur të qartë situatën politike që mbretnonte në gjithë hapsirën tonë kombëtare. Krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në vitin 1998, krijoi bazën e një organizimi institicional të luftës çlirimtare të popullit tonë që ishte nënë robërinë serbe. Ardhja në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të një atdhetari, që rrjedhte nga një familje me tradita të larta të atdhedashurisë dhe të trimërisë, të kolonel Ahmet Krasniqit, njërit ndër ushtarakët shqiptarë me përgatitje të lartë profesionale, bëri që të alarmohën armiqët tanë shekullor nga droja se krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, për të cilat punonte me përkushtim Ahmet Krasniqi, do t’ua prishnin planet dhe skenaret që i kishin thurë. Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, që ishte kushti i parë për të iu kundërvu me sukses makinerisë ushtarake të Serbisë, në realizimin e aspiratave të saja antishqiptare.
Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetëdijshëm se kundër tij dhe SHP të FARK-ut po bëhën komplote të rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinë e tij për bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës. Ai dha shembull konkret se shqiptarët duhet harruar mosmarrëveshjet, xhelozitë dhe hasmëritë që i kishin në mes vedi për shkak se ishim në luftë me Serbinë. Në vitin 1992 familja Krasniqi në Zhilovodë ishin bër objekt kontrollimi dhe maltretimi nga policia serbe, ngase siç thoshte policia serbe "nipat e Aziz Zhilivodës, kanë formuar njësite guerile të cilat po veprojnë rrëzë Qyqavicës", dhe pas shumë peripeteve dhe përpjekjeve arritën që Ahmeti e më vonë edhe Behxheti e të tjerë, të shpëtojnë kthetrave të policisë serbe dhe të largohen për në Shqipëri.
Në emër të Degës së LDK-së në Gjermani foli Myftar Halili – Dragidella, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i saj. Ai pasi përshëndeti të pranishmit dhe pasi i falënderoi ata për pjesëmarrje në këtë akademi sikurse në të gjitha manifestimet që i organizon Dega e LDK-së në Gjermani foli edhe për kontributin e madh të Heroit të Popullit kolonel Ahmet Krasniqit. Ai tha se vrasja enigmatike në kryeqytetin shqiptar e ministrit të mbrojtjes dhe atë në kohë të luftës ishte sulm ndaj përpjekjeve të luftëtarëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës. Kolonel Ahmet Krasniqi do të mbetet gjithmonë njëri prej personaliteteve më të çmuara shqiptare si në përpjekje për çlrimin e Kosovës ashtu edhe kudo ku ai jetoi e vproi. Apeli ynë, tha ai, do të ishte: Të zbulohet vrasësi i kolonelit dhe eshtrat e tij të kthehen në Kosovë, për të cilën ai e dha jetën.
Qazim Bajgoraliu, sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani, ndër të tjera tha se kolonel A. Krasniqi ishte autor i shumë punimeve te shumta studimore dhe shkencore në lëmin e artit ushtarak. Karriera ushtarke e tij në armatën jugosllave ishte përplot barriera dhe pengesa, ishte degraduar disa herë, vetëm e vetëm se ishte shqiptar me shkathtësi të veçanta prej ushtaraku, e degraduan edhe me rastin e burgosjes së vëllait të tij Behxhetit në vitin 1982, nga se edhe ky iu kishte bashkangjitur dhjetë vite më vonë levizjes së cilës i takonte kolonel A. Krasniqi. Kolonel A. Krasniqi, kishte punuar me përkushtim të madh për të koordinuar aktivitetin e eprorëve shqiptarë me qeverinë e Republikës së Kosovës që nga viti 1993 dhe sidomos në vitin 1998, që me profesionalizëm të lartë për të ngritur bazat e një ushtrie e cila do t´i jepte grushtin dhe goditjen e fortë forcave serbe.
Eshtrat e Heroit Ahmet Krasniqit të kthehen në Kosovë
Kolonel A. Krasniqi, si komandant i përgjitheshëm i shtabit të FARK dhe minister i mbrojtjes punoi gjithashtu me përkushtim për institucinalizimin e ushtrisë dhe unifikimin e fatktorit ushtarak dhe atij politik. Ishin rezultatet e punës së tij, që kolonel A. Krasniqi i sollen vdekjen e parakoheshme nga se çdo ditë UÇK, po forcohej dhe profesionalizohej dhe për armiqët e shqiptarëve po bëhej vonë, nëse UÇK ngritej në dy këmbët, kështu qe pushteti i qeverisë së Nanos, në bashkëpunim me forcat tjera të errëta, mundësuan armiqët e UÇK-së dhe popullit shqiptar të kryejnë atentatin që i mori jetën ministrit, komandantit, ushtarakut, shkencëtarit e atdhetarit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe kjo ishte goditje e madhe për UÇK dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Gjatë veprimtarisë së tij në Shqipëri ballafaqohej me veshtirësi dhe ka qenë shumë herë i ndaluar dhe i kontrolluar nga policia e shtetit amë, si në Tiranë ashtu edhe ne Kukës e gjetiu dhe të gjitha këto i përballonte me shpresë se një ditë do të tejkalohen, por fatekeqësisht dora tradhtare ia mori jetën dhe dëshira e tij për atë që punoi nuk u realizua, pra të formonte një UÇK që në të vërtetë do të çlironte Kosovën. Një ditë eshtrat e kolonel A. Krasniqit duhet të kthehen në tokën e Kosovës, për të cilën aq shumë punoi dhe e deshti dhe së një ditë do të ndriçohen të gjitha ato pengesa dhe veshtirësi. – tha Qazim Bajgoraliu.
Në këtë akademi folën edhe Refki Ahmeti, ish-ushtar i kolonelit Ahmet Krasniqi, Agush Balaj, ish-deputet i Kuvendi të Kosovës që në Kaçanik aprovuan Kushtetutën e Kosovës, krijuesi Faruk Tasholli, aktori Liman Zogaj recitoi për Heroin Ahmet Krasniqi sikurse që me një recitim u paraqit edhe e reja Bleona Muçolli.
Në emër të familjes Krasniqi, organizatorët e kësaj akademie dhe të gjithë pjesëmarrësit i falënderoi Dardan Krasniqi, nip i kolonelit Ahmet Krasniqit. Ai me duke iu drejtuar pjesëmarrësve ndër të tjera tha: Me pjesëmarjen tuaj në këtë tubim ju keni nderuar Ahmet Krasniqin, keni nderuar përpjekjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij për të bërë një ushtri të organizuar mirë dhe të depolizituar terësisht, ushtri e cila do të ishte e denjë për t´u ballafaquar me armikun shekullor dhe jo vetëm për t´u ballafaquar por edhe për të triumfuar ndaj tij. Axha im Ahmeti, siç e dini edhe ju krahas detyrës sie ministrit ai ka bërë përpjkje që të bashkojë faktorin politik, sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund ta bënin realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi të trojeve shqiptare në përgjithësi, andaj unitetin e konsideronte armën kryesore. Për këtë unitet ai kishte sakrifikuar çdo gjë, pra edhe jetën. Ju duhet ta dini se ai ishte ekzekutuar nga ata që ishoin kundër bashkimit tonë, e ekzekutuatn ata kriminelë që nëkohërat më të vështira që kalonte populli ynë mendonin vetëm për prëfitime materiale.
Myftar Halili

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çun Lajçi: Të vranë BEG RIZA, të vranë
» Meksiko planifikon përfitime nga kiameti
» Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ?
» Lufta e klaneve për pasuri materiale
» Egriu:Për në Kongres e vështirë por jo e pamundur !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi