Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe me amerikanë

Shko poshtë

Edhe me amerikanë Empty Edhe me amerikanë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:01 pm

Edhe me amerikanë


Edhe me amerikanë Visar_kryeziu-490x320


Partitë politike i kanë marrë shumë seriozisht zgjedhjet lokale të nëntorit. Gati secila ka angazhuar së paku një kompani vendore për promovim dhe marketing politik. LDK-ja dhe AKR-ja kanë kontraktuar edhe kompani ndërkombëtare. Befasia më e madhe vjen nga Behxhet Pacolli, i cili ka nënshkruar kontratë me ekipin e kompanisë që ka udhëhequr fushatën e presidentit amerikan, Barack Obama.

Nga Bekim Greiçevci më 27.09.2009 në ora 9:14

Partitë politike parlamentare po përgatiten intensivisht për promovimin kandidatëve dhe ofertave programore për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, e për këtë qëllim kanë angazhuar kompani të specializuara jo vetëm kosovare, por edhe kompani amerikane. Fushata zgjedhore prej 30 ditësh zyrtarisht fillon më 15 tetor, mirëpo, të gjitha partitë e mëdha kosovare, në mënyra të ndryshme, janë përfshirë në fushatë të parakohshme me qëllim të përfitimit të votave.

Sidoqoftë, pas tri javësh, në televizione, gazeta, billborda, etj, do të mund të shihet rezultati dhe imagjinata krijuese e kompanive të angazhuara nga partitë kosovare. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të angazhojë asnjë kompani për zhvillimin e konceptit politik dhe programit për zgjedhje lokale. Me këtë punë do të merren ekspertë brenda PDK-së, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci.

“Aspekti i promovimit dhe marketingut është në përfundim e sipër. Do të angazhojmë një kompani vendore për implementimin teknik të fushatës”, ka thënë Stavileci. Burime të Expressit kanë thënë se implementimin e fushatës, PDK-ja ia ka besuar kompanisë kosovare B2, të cilën e kishte angazhuar edhe në fushatën e vitit 2007.

Partia më e madhe në vend do të aplikojë dy lloje të ndryshme të fushatave dhe strategjive, njërën në komunat të cilat i ka fituar para dy vitesh, tjetrën në komuna të cilat shpreson se do t’i fitojë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të thërrasë në ndihmë edhe një kompani ndërkombëtare. Këtë e ka konfirmuar për Express, Lutfi Zharku, anëtar i Kryesisë së LDK-së, por nuk ka përmendur emrat e kompanive. “Do të angazhojmë një kompani të huaj, por edhe një vendore’, ka thënë ai.

Promovimin dhe marketingun politik e kanë marrë seriozisht edhe partitë opozitare, madje befasia më e madhe në fushatën e sivjetme zgjedhore do të vijë nga Aleanca për Kosovën e Re e Behxhet Pacollit. Sipas burimeve të gazetës, lideri i AKR-së tashmë ka nënshkruar kontratë me një pjesë të ekipit të kompanisë amerikane, e cila ka udhëhequr fushatën e presidentit të SHBA-së, Barack Obama. “Para disa muajsh, ekspertë të kësaj kompanie kanë qenë në Kosovë dhe kanë bërë incizimin e gjendjes, nevojave... dhe aktualisht është duke punuar strategjinë për fushatën zgjedhore të AKR-së.

Së shpejti ata do të vijnë sërish në Prishtinë, për t’iu bashkangjitur ekipit tjetër vendor”, ka thënë burimi i gazetës. Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk preferon të flasë për këtë, megjithëse pranon se janë nënshkruar kontratat me një kompani ndërkombëtare dhe një vendore.
“Do të jetë e përzier, edhe me ndërkombëtarë, edhe me vendorë. Tash për tash nuk mund të shpalos emra të kompanive, sepse opinioni do të njoftohet me kohë se cilat janë ato kompani, të cilat do ta disenjojnë fushatën e AKR-së”, ka thënë Makolli.

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) si duket është partia e vetme që nuk ka angazhuar asnjë kompani. “LDD-ja do ta hartojë ofertën zgjedhore dhe disenjimin e fushatës elektorale duke u mbështetur në forcat e veta. Nuk kemi angazhuar asnjë kompani vendore, as ndërkombëtare, sepse konsiderojmë se kemi potenciale të mjaftueshme”, ka thënë Naser Rugova, anëtar i Kryesisë së kësaj partie.

Megjithatë, edhe partia e Nexhat e Dacit mund të përfitojë nga këshillat e ekspertëve të fushatave, sepse LDD-ja dhe AKR-ja e Pacollit synojnë t’i marrin bashkërisht postet e kryetarit në 18 komuna. “Sa i përket disenjimit dhe organizimit të fushatave të përbashkëta për kandidatët tanë për kryetarë komunash, janë në bisedime grupet punuese të të dy partive dhe për të gjitha këto sigurisht se do të ketë një bashkëpunim shumë të fuqishëm dhe serioz”, ka thënë Rugova.

Edhe Ibrahim Makolli thotë se çdo AKR do të mbështesë partnerin. “Aty ku kemi kandidatë të përbashkët, do t’i mbështesim me forca të përbashkëta. Edhe partia më e zëshme opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se në fushatën elektorale do të angazhojë kompani, por vetëm vendore.

“Kompanitë e jashtme janë tepër të shtrenjta, kurse shumë nga aspektet dhe kualitetet janë të pranishme edhe në Kosovë. Të gjitha spotet, reklamat apo gjithë materiali promovues do të bëhet nga kompanitë vendore”, ka thënë Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

Për zhvillimin e konceptit të fushatës, partia e Ramush Haradinajt ka kontraktuar kompaninë kosovare “Zero Positive” të Genc Merakut, i cili para dy vitesh ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës. Implementimi i fushatës pritet t’i jepet kompanisë tjetër vendore, “Entertainment Group”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi