Uk Lushi: Mbi të menduarit dhe dyshimin
Faqja 1 e 1
Uk Lushi: Mbi të menduarit dhe dyshimin
Nga Promovimi i Librit te Uk Lushit - Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-ës - Kronike e Batalionit "Atlantiku" |
Nga Uk Lushi
Merrni të lexoni një gazetë shqiptare; uluni të shikoni një kanal televiziv shqiptar; inkuadrojuni në një diskutim në forumet shqiptare interaktive- dhe do të provoni agresivitetin e imponimit të të menduarit uniform dhe të fortë si shkëmbinjtë. Gjithçka është ose bardh ose zi. Bindjet e sforcuara nuk lejojnë të menduarit. Vendosni të jini të guximshëm të kritikoni një ide apo plan, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës, qoftë të një shkruesi neutral...dhe menjëherë ju ngjesin damkën, e cila nuk hiqet lehtë. Shoqëritë dhe sistemet njerëzore përparojnë kur të gjithë kuptojnë se gjithçka fillon me të menduar të lirë. Pa të menduar veprimet rrezikojnë të jenë të kota, e për më keq, shpeshherë, kontraproduktive.
Është e vërtetë, të mendosh nuk është lehtë, prandaj njerëzit interpretojnë dhe vlerësojnë të menduarit në sa e sa mënyra: kritik, optimal, i pavarur, kreativ, i sajuar, selektiv dhe bile edhe iracional. Gjasa, që të gjitha këto etiketime të janë të sakta është bukur e madhe. Sidoqoftë, ka vetëm një shoqërues të bashkëlindur që quhet dyshim, i cili e bën produktin e mendjeve tona të jetë cilësor. Përfaqësuesi më i shquar i këtij lloji të të menduarit dhe një pengesë serioze, e cila me shpresë nuk do të lejojë kurrë botën të popullohet vetëm nga njerëzit e të njejtës mendje, është Rene Descartes.
Filozofi dhe matematikani francez u bë temë e jokonvencionalizmit tim për herë të parë në orën e filozofisë marksiste në vitin e parë të gjimnazit. Profesoresha e përmendi emrin e tij me përçmim dhe e shkualifikoj atë si një filozof të zakonshëm dhe agnosticist. Sipas zyshës sonë, në historinë e përbotshme të filozofisë kishte vetëm një duzinë “mendimtarësh të klasit të parë”, të cilët jo vetëm që kishin paraparë si të interpretonin idetë e tyre dhe botën, por kishin shfrytëzuar mendimet e tyre për të “ndërruar” atë. Ç’ishte më me rëndësi, duke iu falenderuar mendimeve të tyre madhore, gati gjysma e botës tashmë ishte shndërruar në një tërësi ideale- kampin komunist. Këta njerëz: Marksi, Engelsi, Lenini dhe ca të tjerë, ishin mendimtarët e klasit të parë. Ata, natyrisht në përputhje me bindjet e mësueses sonë të filozofisë, kishin bërë që gjithë hemisfera lindore e globit të banohej nga “besimtarë të klasit të parë”. Pjesa e mbetur manipulohej nga eksploatuesit kapitalistë dhe jetonte në skllavëri të paditurisë. Edhe pse ajo e mbylli debatin mbi Descartesin atypëratyshmi, unë insistova që të flisnim edhe ca për filozofin, sepse u ndieva se arsimtarja jonë nuk kishte arsye pse t’mos e pëlqente shkencëtarin, e aq më tepër t’na impononte neve atë mospëlqim, pa na lejuar të njiheshim me veprën dhe diskutonim filozofinë e tij. Porse, përsëri, racionalisti i famshëm francez u vlerësua nga zonja mësuese si dyshimtar, prandaj edhe armik i vlerave absolutiste të sistemit socialist në të cilin jetonim.
Mësuesja jonë ishte e bindur se Marksi dhe shokët e tij kishin pasur sukses në gjetjen e formulës magjike të procesit të krijimit të ideve dhe të të menduarit. Ata kishin zbuluar të vërteten dhe gjithherë do të mbronin vegjelitë tona nga ekspozimi ndaj vërshimit përmbytës të informacionit, ideve dhe realiteteve të ndryshme nga të tyret. Këta gjigantë të mendimit njerëzor asnjëherë më nuk do të na lenin ne, pasardhësit e Adamit dhe Evës, të ndiheshim në rolin e gjykatësve, përpara të cilëve mëtuesit përsiatës të të arsyetuarit do na delnin si ndërgjyqës konkurrentë. Duke iu falenderuar këtyre viganëve të gjykimeve dhe koncepteve mentale finale, tash, kurrë më, njerëzit dyshimtarë për të vërteten absolute dhe statike, nuk do të mund të prezantonin rastet e tyre heretike për të na tunduar lidhur me të vërteten e tyre. Mashtruesit dhe marifetxhinjtë e imperializmit nuk do të arrinin të kërcënonin ëngjujt mbrojtës dhe të pavdekshëm si Karl Marks & Co., sepse ata urrenin lirinë, drejtësinë dhe ligjet e sistemit tonë politik dhe ishin mundur nga socializmi ndriçues.
Descartesi ishte njëri nga heretikët e rrezikshëm. Ai ishte mendimtar, por jo besimtar dhe rrjedhimisht i dëmshëm për të menduarit (socialist). Dijetari francez nuk ishte një shkencëtar dialektik i klasit të parë. Epoka e të menduarit kishte mbaruar. Marksi, pinjollët e tij, dhe udhëheqësit tonë politikë, ishin burimi i ideve tona dhe garancia e interesave dhe mirëqenies sonë. Ata ishin mendjet tona. Ne nuk duhej të na ndiente palla për asgjë. Nuk kishim nevojë të mendonim, e aq më pak të dyshonim. Habitshëm, edhe unë disi fillova të mos e pëlqej Descartesin, dyshimtarinë e të cilit nisa ta shoh si budallallëk dhe pikëpamje borgjeze. Ai nuk më hynte në qejf, mes tjerash, edhe sepse më bënte të kujtoja se nuk ekzistoja- me atë shprehjen e famshme, të padurueshme për secilin person “të arsyeshëm”: Cogito ergo sum (Mendoj, pra jam). Mësuesja jonë (në fakt, jo vetëm ajo) na edukonte t’mos mendonim, kështuqë, unë honepsja se, përderisa nuk mendoja, sipas Descartesit as nuk ekzistoja. Sido që të jetë, më duhet ta pranoj me sinqeritet, nganjëherë, ndihesha se ndoshta e kisha gabim, por përligjja ndjenjat e mia duke konkluduar se filozofi francez më kishte infektuar me mosbesim dhe shpejt do të shërohesha nëse vazhdoja të mirrja medicinën e indoktrinimit, të cilën marksizmi e ofronte me bujari.
Papritur, në fillim të viteve 1990-ta, bota u kthye krejt mbrapsht- nga koka te këmbët. Komunizmi ra gati në mbarë botën. E drejta për të dyshuar kishte fituar. Descartesi dhe dyshimi për të vërteten absolute ishin ngadhnjimtarët.
Nga perspektiva e sotme ka me qindra, ndoshta me mijëra, arsye pse socializmi dështoi. Sidoqoftë, çdo shpjegim i katastrofës së tij duhet të përfshijë shkeljen dhe mosrespektimin e lirisë së mendimit si një faktor determinues që e shuajti. Regjimet e squllta dhe shtypëse nuk lejonin qytetarët (e klasit të parë, të dytë apo të tretë) të bënin çfarë është aq fundamentale dhe natyrore për njerëzit- të mendonin me kokën e vet, të vinin në dyshim konstruktiv gjërat, të imagjinonin dhe eksperimentonin me mendimet dhe ëndrrat. Modeli i ngurtë i socializmit ishte një ide e njerëzve të cilët shiheshin si mendimtarë të klasit të parë dhe të cilët kishin fantazuar të bënin çdo njeri si veten, por që, në të vërtetë, gati shkatërruan gjithë botën.
Më se dy dekada pas rënies së sistemeve të vjetra duket se plagët e dogmatizmit në botën shqiptare ende nuk janë përtharë. Koha ka ardhur që të pranojmë- pushtetmbajtësit dhe pushtetdhënësit- se një ndër hapat më të rëndësishëm drejt përparimit është të menduarit dhe vënia në dyshim e vërtetësisë absolute të mendimeve tona. Epoka e re e të menduarit shqiptar vetëm sapo ka nisur marshimin, prandaj le të bëhemi gati dhe të përfitojmë maksimumin nga të menduarit- filli i gjithçkafes.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj: HAJNI DENOHET EDHE PER DYSHIMIN E BAZUAR
» FUQIA E TË MENDUARIT POZITIV :MOS...
» Celularet demtojne zonen e te menduarit!
» Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje menyren e te menduarit...
» Roland Lushi: OBELISKU
» FUQIA E TË MENDUARIT POZITIV :MOS...
» Celularet demtojne zonen e te menduarit!
» Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje menyren e te menduarit...
» Roland Lushi: OBELISKU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi