Tetë teori të reja konspirative
Faqja 1 e 1
Tetë teori të reja konspirative
Tetë teori të reja konspirative |
A ekziston një komplot kundër makinës elektrike dhe energjisë së lirë Sipas teoricienëve të këtyre teorive brenda disa vitesh pritet shfaqja e anti-Krishtit Numri i teorive konspirative shtohet nga ditë në ditë. Gjithashtu shtohet dhe baza e subjekteve që përfshijnë këto teori. Jo të gjitha janë për rendin e ri botëror e masonët që duan të udhëheqin botën. Ekzistojnë teori të tjera që pretendojnë se energjia e lirë ekziston, ose se makina elektrike mund të ishte shpikur me kohë nëse kompanitë amerikane të naftës do e lejonin. Nuk ka asnjë teori konspirative që të jetë aq e ndërlikuar sa “Projekti Montauk”. Bëhet fjalë për një ndërtesë ushtarake në Long Ajlend, Nju Jork, ku sipas teorisë janë kryer eksperimente top sekrete nga viti 1967 deri në vitet ’80. Sipas teorisë konspirative, projekti filloi si një iniciativë e qeverisë amerikane në vitin 1952, kur një komitet sekret u organizua për të diskutuar për kërkimet mbi udhëtimin në kohë. Metoda me të cilën mund të arrihej kjo s’është shpjeguar asnjëherë në teorinë konspirative, por mendohet se bazohej në punën e dy shkencëtarëve të preferuar të teoricienëve konspirativë: Albert Einstein dhe Nikola Tesla. Nikola Tesla pretendonte se energjia e lirë ishte e mundur dhe ka punuar për ta arritur një gjë të tillë përgjatë gjithë karrierës së tij. Sipas teorisë konspirative ai ia arriti ta bënte një gjë të tillë para vdekjes së tij në vitin 1943, por FBI-ja kontrolloi shtëpinë e tij dhe mori gjithë dokumentet për të mos i bërë asnjëherë publike. Nëse teoria e energjisë së lirë do të ishte e vërtetë, gjithë planeti mund të furnizohej me energji nga një burim i vetëm, si një central bërthamor, i cili do prodhonte sasi të mjaftueshme energjie. Sipas teorisë konspirative kjo nuk mund të bëhet sepse do të irritonte kompanitë e naftës. Sipas një teorie tjetër konspirative ekziston një formë sekrete energjie e quajtur Vril, e cila përdoret dhe kontrollohet nga një shoqëri sekrete qeniesh superiore utopike me tendenca matriarkale socialiste. Sipas kësaj teorie kanë qenë nazistët ata që kanë zbuluar këtë racë dhe teknologjinë e saj në Tibet dhe e kanë përdorur për të krijuar disqet fluturuese. Gjithë teoria bazohet në një roman fantashkencor të vitit 1871, shkruar nga Edward Bulwer-Lytton, me titull “Vril: Afrimi i një race”. Shumë teoricienë konspirativë e kanë parë këtë si një mundësi dhë në vitet ’60 kjo teori u zhvillua më shumë se më parë. Projekti Montauk Nuk ka asnjë teori konspirative që të jetë aq e ndërlikuar sa “Projekti Montauk”. Bëhet fjalë për një ndërtesë ushtarake në Long Ajlend, Nju Jork, ku sipas teorisë janë kryer eksperimente top sekrete nga viti 1967 deri në vitet ’80. Sipas teorisë konspirative, projekti filloi si një iniciativë e qeverisë amerikane në vitin 1952, kur një komitet sekret u organizua për të diskutuar për kërkimet mbi udhëtimin në kohë. Metoda me të cilën mund të arrihej kjo s’është shpjeguar asnjëherë në teorinë konspirative, por mendohet se bazohej në punën e dy shkencëtarëve të preferuar të teoricienëve konspirativë: Albert Einstein dhe Nikola Tesla Shtypja e energjisë së lirë Nikola Tesla pretendonte se energjia e lirë ishte e mundur dhe ka punuar për ta arritur një gjë të tillë përgjatë gjithë karrierës së tij. Sipas teorisë konspirative ai ia arriti ta bënte një gjë të tillë para vdekjes së tij në vitin 1943, por FBI-ja kontrolloi shtëpinë e tij dhe mori gjithë dokumentet për të mos i bërë asnjëherë publike. Nëse teoria e energjisë së lirë do të ishte e vërtetë, gjithë planeti mund të furnizohej me energji nga një burim i vetëm, si një central bërthamor, i cili do prodhonte sasi të mjaftueshme energjie. Sipas teorisë konspirative kjo nuk mund të bëhet sepse do të irritonte kompanitë e naftës. Shoqëria Vril Sipas një teorie tjetër konspirative ekziston një formë sekrete energjie e quajtur Vril, e cila përdoret dhe kontrollohet nga një shoqëri sekrete qeniesh superiore utopike me tendenca matriarkale socialiste. Sipas kësaj teorie kanë qenë nazistët ata që kanë zbuluar këtë racë dhe teknologjinë e saj në Tibet dhe e kanë përdorur për të krijuar disqet fluturuese. Gjithë teoria bazohet në një roman fantashkencor të vitit 1871, shkruar nga Edward Bulwer-Lytton, me titull “Vril: Afrimi i një race”. Shumë teoricienë konspirativë e kanë parë këtë si një mundësi dhë në vitet ’60 kjo teori u zhvillua më shumë se më parë. HAARP Programi i Kërkimit të Aurorës së Frekuencës së Lartë Aktive (HAARP) ekziston. Është një projekt kërkimor i financuar nga USAF, marina amerikane, universiteti i Alaskës dhe Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar (DARPA). Kur vendosen shumë organizata qeveritare në një fjali që ka lidhje me teknologjinë e zhvilluar teoricienët konspirativë vrapojnë nga të gjitha anët. Teoria pretendon se kërkimi jonosforik nuk është gënjeshtër, por po zhvillohet për ta përdorur si armë që rrëzon mjetet hapësinore armike. Makina elektrike Teknologjia ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi akoma makina elektrike. Teoritë konspirative pretendojnë se kompanitë amerikane të naftës e kanë formulën e makinës elektrike, e cila mund të vihet në çdo prizë e të karikohet gjatë natës, për ta vënë në punë të nesërmen. Por, sipas një teorie konspirative, kjo do t’i falimentonte kompanitë e naftës prandaj ato nuk e mundësojnë këtë teknologji. Një dokumentar i vitit 2006, “Kush e vrau makinën elektrike?” hodhi idenë se nëse teknologjia është dokumentuar se ka ekzistuar që në vitin 1830, pse duhej të arrinte pikun në fillim të shekullit të 20-të e më pas të zhdukej? Anti-Krishti Një tjetër teori konspirative pretendon se satani është gjallë në tokë dhe ka krijuar ant-Krishtin, i cili në këtë moment duhet të jetë i rritur mjaftueshëm për të marrë pushtetin, por kjo do ndodhë brenda disa viteve. Ai do të marrë pushtetin në mënyrë politike duke marrë drejtimin e disa organizatave të pushtetshme, siç janë Kombet e Bashkuara. Me ndihmën e komunikacioneve globale, veçanërisht internetit, kjo teori është përhapur në mënyrë të gjerë. Disa besojnë se anti-Krishti do të jetë mashkull do të shfaqet në Evropë, mbase në Evropën perëndimore e disa pretendojnë se do të jetë francez. “Clinton Body Count” Është një teori konspirative që s’ka lidhje me fantashkencën. Kjo teori thekson se para dhe pasi u bë president, Bill clinton ka vrarë njerëzit që kishte afër, pra ato që mund ta pengonin në rrugën e karrierës. “Clinton Body Count” është një listë e 50-60 e kolegëve të Clinton, të cilët kanë vdekur “në rrethana misterioze”. Lista filloi të qarkullonte në internet në mes të viteve ’90. Një ndër personat në listë është Vince Foster, i cili u gjet i vetëvrarë me një plumb në gojë më 20 korrik 1993. Ai kishte qenë mik fëmijërie me Clinton dhe të dy ishin avokatë. Sipas teoricienëve konspirative Foster ishte gati të zbulonte fakte komprometuese për Clinton-in. Zona 51 Zona 51 shfaqet në çdo listë teorish konspirative, veçanërisht në lidhje me alienët. Zona 51, në fakt është reale. Një fakt tjetër është se mbi këtë zonë nuk ka asnjë trajektore kalimi për linjat ajrore. Shumë programe televizive janë përpjekur të shpjegojnë se çfarë ndodh atje, por gjithçka është arritur është se vendi shërben si bazë eksperimenti për mjetet fluturuese. Sipas teorisë konspirative aty janë prodhuar armë të avancuara, të cilat s’mund të krijoheshin nga njerëzit, por mendohet se janë marrë nga disku fluturues që u përplas në Rosuell, në vitin 1947. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj:Demarkacioni, një sfidë konspirative
» FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES
» Asllan Dibrani:Uzurpuesit "ja ne ja askush" teori antidemokratike në "Parlamentin e Kosovës!
» Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
» Lumturi Plaku - Tetë poezi
» FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES
» Asllan Dibrani:Uzurpuesit "ja ne ja askush" teori antidemokratike në "Parlamentin e Kosovës!
» Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
» Lumturi Plaku - Tetë poezi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi