Gëzim Mekuli: Pse kaq shumë manipulime e propagandë ne mediet shqipe?
Faqja 1 e 1

Mediat dhe Politika
Pse kaq shumë manipulime e propagandë ne mediet shqipe?
Nga Gëzim Mekuli, Oslo
gezim@mekuli.com
- Pse dhunohet të qenurit shqiptar dhe gjuha shqipe? -
Për të arritur deri te një gazetari e kënaqshme dhe etikëplote, do të duhej patjetër që të kemi edhe një demokratizim të politikave të medieve. Politika demokratike e medieve shqipe në Kosovë do të duhej të kishte, ndër të tjera, këto qëllime dhe synime:
- Politikat në pushtet duhet të krijojnë një ambient të këndshëm për lirinë e të shprehurit dhe shumëllojshmërinë e mendimeve. E, kjo do të bëhej, ndër të tjera, me rregullimin e ligjit për mbrojtjen e gazetarëve dhe për funksionimin e infrastrukturës institucionale.
- Politikat duhet të njohin kërkesat e medieve për pavarësi redaksionale në raport me fuqinë në pushtet, duke lejuar kështu një kritikë cilësore në shoqërinë tonë.
- Njëkohësisht dhe gjithashtu, mediet duhet të njohin dhe të pranojnë fuqinë e tyre mbi mundësinë e ndikimit dhe të përcaktimit të temave politike të rendit të ditës. E, kjo kërkon si aftësi, ashtu edhe vullnet të mirë për integritetin gazetaresk dhe për vetëkritikën.
- Politikat duhet të dinë se mediet, gjithashtu, janë aktorë të rëndësishëm të sociales. Është shumë me rëndësi për një sistem politik demokratik që të trimërojë mediet për zhvillime dhe iniciativa të reja.
- Gjuha shqipe duhet të kultivohet mirë nga këto media. Debati mbi politikën mediatike të përdorimit të gjuhës shqipe duhet përforcuar dhe zhvilluar me vullnet e përkushtim, sepse për një kulturë dhe për një gjuhë që i takon një numri të vogël të njerëzve, të shpërndarë në një hapësirë e territor relativisht të madh, për mediet e sotshme do të thotë obligim, por edhe kërkesë për përgjegjësi më të lartë dhe profesionalizëm më cilësor.
- Dhe, së fundi, është shumë e domosdoshme dhe e rëndësishme që mediet e të gjitha profileve të flasin “më shqip”, pa fjalë të huaja, pra pa “okej” e ”najs, najs”-e. Për shembull në median publike, në televizionin kombëtar norvegjez, NRK, përforcimi dhe ruajtja e gjuhës, identitetit dhe kulturës norvegjeze është detyrë dhe obligim i mbrojtur me ligj. Kjo është e potencuar në statusin e televizionit publik, në nenin § 3.3.
Globalizimi dhe dominimi i madh i gjuhës angleze vërehet kudo. Arsimimi i lartë dhe teknologjia telekomunikative bëjnë të mundshëm një shkëmbim më të mirë informativ dhe komunikativ. E, kjo bën që detyrë e medias të jetë e folmja e bukur amtare dhe kjo obligon medien që të jetë një ”qen roje” e kulturës. Ja për shembull në statusin e televizionit publik norvegjez, NRK, thuhet: Televizioni publik NRK ka si detyrë dhe obligim që edhe gjuha e vjetër norvegjeze, ”Nynorsk”, të jetë 25 për qind prezente në programin televiziv. Muzika të jetë së paku 35 për qind prodhim vendor dhe prodhimet televizive të jenë së paku 75 vendore dhe të jene në gjuhën norvegjeze ”Bokmål”, Neni § 3-5, Vendim datë, 14. qershor 2004.
Të mos harrojmë, mediet tona duhet të kujdesen që gjuha shqipe të depërtojë edhe jashtë hapësirave të kulturës shqiptare, pra të jetë e pranishme edhe në rrafshin ndërkombëtar. Është e qartë se kultura dhe gjuha shqipe nuk mund të jenë gjithnjë të ngurta. Andaj, mediet e mira këtu do të shërbenin edhe si një opinion i hapur për përparimin dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në përgjithësi.
Për në fund shtrohet pyetja: Si është gjuha në RTK-në “Made in Kosova!?” (E pakuptueshme dhe e frikshme. Mediumi publik, RTK, që financohet nga djersa e shqiptarëve të Kosovës, fillon hapjen e ekranit në gjuhë të huaj!!???) Përsëri edhe një pyetje: Cilën gjuhë përdorin udhëheqësit e emisioneve në RTK? Ka rregulla gjuhësore? Dinë të flasin gjuhën e njësuar shqipe këta gazetaruc e gazetaruce partiake?
Unë dyshoj!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzim Mekuli:Bruksel, ku je?
» Gëzim Mekuli: Barbi-gazetaria
» Gëzim Mekuli:Mediat e Thaçit
» Gëzim Mekuli: Retorika dhe Politika
» Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi