Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NATO garanton sigurinë e Kosovës

Shko poshtë

NATO garanton sigurinë e Kosovës Empty NATO garanton sigurinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 8:42 pm

NATO garanton sigurinë e Kosovës

Bota sot
I shoqëruar edhe nga komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzxherald, dhe komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, admirali Di Paola dhe Komiteti Ushtarak i NATO-s, po vizitojnë bazat e KFOR-it në Kosovë.


NATO garanton sigurinë e Kosovës 29%20kfor
KFOR-i i përkushtuar për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.
Komiteti Ushtarak i NATO-s ka konfirmuar se Kosova mbetet një mision i rëndësishëm për Aleancën Veriatlantike.


Prishtinë- Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ritheksoi se kjo aleancë mbetet e përkushtuar në Kosovë. Përfaqësues të këtij komiteti thanë se boshllëku që do krijohet me zvogëlimin e trupave të KFOR-it, do plotësohet nga strukturat vendore e ndërkombëtare të sigurisë. NATO-ja do të mbetet e përkushtuar në Kosovë, tha sot në Prishtinë admirali Gjanpaolo Di Paola, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Admirali Di Paola tha se Kosova mbetet një mision i rëndësishëm për Aleancën dhe kjo dëshmohet edhe me praninë e 20 vendeve aleate gjatë kësaj vizite të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Fakti që jemi 20 përfaqësues të Aleancës këtu, tregon se ne jemi të interesuar për Kosovën dhe përparimin e saj. “Ne jemi këtu ngase KFOR-i është mision i NATO-s, Kosova është mision i NATO-s dhe se NATO-ja kujdeset për Kosovën. Fakti që jemi 20 përfaqësues të Aleancës këtu, tregon se ne jemi të interesuar për Kosovën dhe përparimin e saj”, tha admirali Di Paola. Përveç kujdesit për sigurinë në Kosovë, KFOR-i, përkatësisht NATO-ja, është në proces të ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Di Paola tha se FSK-ja është ende në fazën e saj fillestare dhe se duhet shumë punë që të ngrihet në një forcë të vërtetë sigurie. Kurse, admirali Mark Fitzxherald e ka ndërlidhur reduktimin e trupave të KFOR-it me strukturat tjera të sigurisë, si ato vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që duhet të plotësojnë vakuumin në këtë fushë.
“Përderisa zvogëlohet prania e KFOR-it në Kosovë, duhet të ketë diçka që e plotëson këtë boshllëk të sigurisë. Policia e Kosovës ka bërë përparime të mëdha dhe ajo e plotëson këtë boshllëk në një masë”. “Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, që është një forcë për mbrojtje civile, plotëson një pjesë tjetër të sektorit të sigurisë dhe natyrisht EULEX-i plotëson një pjesë tjetër të kësaj fushe. Pra, me zvogëlimin e KFOR-it, të gjitha këto struktura do të ndihmojnë për një mjedis të qetë dhe të sigurt”, u shpreh Fitzxherald.
Tani fillon puna e rëndë që do të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet, në mënyrë që kjo organizatë të ngrihet në këmbët e veta...
Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Markus Bentler, tha se FSK-ja tash ka plotësuar vetëm kapacitetet fillestare, kështu që deri në ngritjen e plotë të kësaj force, ai tha se ka shumë punë dhe duhet pritur nga 2 deri në 5 vjet.
“Tani fillon puna e rëndë që do të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet, në mënyrë që kjo organizatë të ngrihet në këmbët e veta”, tha komandanti i KFOR-it, Bentler. Ai pohoi po ashtu se FSK-ja tash duhet t’u nënshtrohet trajnimeve të shumta, para se të shtrohen çështjet tjera, qofshin ato të përfshirjes së Kosovës në Partneritetin për Paqe apo misione ndërkombëtare, në çka ishin më shumë të koncentruara pyetjet e gazetarëve. Udhëheqësit e lartë të NATO-s e kanë hedhur poshtë mundësinë që mospërkrahja e pavarësisë së Kosovës nga ana e disa vendeve të NATO-s, mund të reflektojë në misionin ushtarak në Kosovë. Njëherësh, gjatë kësaj vizite, ky delegacion do të mund të shohë nga afër edhe të arriturat dhe mangësitë eventuale në procesin e ngritjes së FSK-së, e cila është nën përkujdesjen dhe mbikëqyrjen e NATO-s.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi