Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitnete Gruda:Reforma e teksteve në standardet e duhura

Shko poshtë

Fitnete Gruda:Reforma e teksteve në standardet e duhura Empty Fitnete Gruda:Reforma e teksteve në standardet e duhura

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:16 pm

Reforma e teksteve në standardet e duhura

Fitnete Gruda


Një ndër reformat e qeverisë në arsim, në vitin 2006 –të ishte ALTERTEKSTI. Thelbi i saj është pajisja e nxënësve me tekste me standarde dhe autorët më të mirë. Në vitin e parë të zbatimit pati shumë kritika kryesisht të para në sensin politik e jo me syrin e analizës së ecurisë të politikave arsimore në zbatim. Në vitet e më pasme të vazhdimit të kësaj reforme kritikat vazhduan por duke ardhur në zbehje. Kjo,jo sepse u treguan zemërgjerë por ishte realiteti që do i gjykonte. Si çdo reformë tjetër në hapat e para të zbatimit të saj hasi disa vështirësi. Këto në afatin kohor të përzgjedhjes dhe të shpërndarjes. Në vazhdim të saj iu kushtua kujdes këtyre çështjeve duke thelluar këtë reformë. Për vitin shkollor 2009-2010 shitja e teksteve nisi që në fillim të gushtit. Çdo shkollë në fund të muajit qershor ka pasur të afishuar listën e teksteve,të specifikuar sipas klasave, sipas katalogut të MASH-it;që prindërit e nxënësve do të blinin për vitin e ardhshëm shkollor. Bashkëngjitur me to dhe kujtesën që vetëm këto tekste subvencionohen. Në këtë mënyrë prindërit kishin kohën e mjaftueshme për të blerë tekstet për fëmijët e tyre dhe nuk pati rrëmujë gjatë shitjes së tyre në libraritë përkatëse. Në ditën e parë të shkollë,në shkollën “Xhezmi Delli ” që unë drejtoj pajisja e nxënësve me tekste ishte 100 %.Kjo sipas mësueseve është një sukses krahasuar me vitet e tjera. Po ashtu ka qenë në pjesën më të madhe të shkollave nga komunikimi me disa kolege të mija. Kjo tregon se kjo reformë është në rrugë të mbarë. Rëndësi ka që të përzgjidhet teksti më i mirë. Përveç përgjegjësisë ndaj nxënësit kjo është dhe pjesë e ndërgjegjes së grupit ose mësuesit përzgjedhës. Pse mund të themi që Altertektst është një reformë e mirëmenduar por dhe e suksesshme në zbatim? Së pari, i jep mundësi autorëve të ndryshëm të shtrijnë e trajtojnë programin sipas metodave më të kapshme nga nxënësit, sipas tyre. Dhe jo si më parë ku ishin të caktuar autorët gati të përhershëm paçka se mund të kishte të tjerë më të mirë. Së dyti, përzgjidhen nga konkurrimi trajtimet më të mira pa iu referuar emrit të autorit. Kjo shmang abuzimet. Së treti, u jep mundësi mësuesve të përzgjedhin tekstin më të mirë dhe më të kapshëm për nxënësit e tyre. Këtu fusim dhe përgjegjësinë morale.
Pra kjo vlerëson shumë mësuesin dhe e bën më të përgjegjshëm në mësimdhënie.
Së katërti, i ka hequr shkollës barrën e shitjes së teksteve. Kjo diçka shumë e rëndësishme, pasi shkolla është vendi me detyrë mësim dhe edukim dhe jo shitje, ku në këtë fazë në shkollë krijohej vetëm rrëmujë dhe lodhje për mësuesit që ngarkoheshin me shitjen. Si e tillë kjo reformë duhet thelluar. Duke drejtuar dhe monitoruar procesin e përzgjedhjes së teksteve deri në marrjen e subvencioneve, prej katër vitesh do të sugjeroja diçka që duhet parë për vitet më pas, bashkëngjitur këtu dhe mendimet e mësuesve gjatë diskutimeve për këtë çështje: -Faturat e teksteve të blera nga nxënësit sillen në shkollë dhe shkolla plotëson formularë që të merren subvencionet nga prindërit. Unë mendoj, që duhet kërkuar një mënyrë tjetër e marrjes së subvencioneve dhe shkolla të mos merret me këtë çështje. -Shitja e teksteve shkollore nga libraritë të monitorohet jo nga shkolla por të gjendet një mënyrë më e mirë monitorimi, pasi libraritë nuk janë në varësinë e drejtorive të shkollave. Shkolla ka për detyrë të dorëzojë në librari listën e teksteve të përzgjedhura; Të njoh me këtë listë nxënësit dhe prindërit duke afishuar listën në shkollë dhe t’i kujtoj atyre që vetëm tekstet e listës subvencionohen. Nëse këto bëhen dhe prindi blen tekste të tjera jashtë listës atëherë, ose ka pasur dëshirë t’i blejë ose nuk ka qenë i vëmendshëm ndaj listës së teksteve. Duke njohur listën, prindi duhet të kundërshtojë librashitësin dhe të kontaktojë me drejtorin e shkollës përkatëse nëse i jepen tekste të tjera jashtë listës. Për këtë qëllim duhen rikujtuar vit pas viti prindërit e nxënësve. Pavarësisht disa gjërave shumë të vogla teknike,të gjithë jemi koshientë që kjo reformë vit pas viti ka qenë edhe më e suksesshme dhe duhen përgëzuar nismëtarët e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi