Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuniteti shqiptar po e pasuron koloritin e nacionaliteteve të shumta që jetojnë në Viersen

Shko poshtë

Komuniteti shqiptar po e pasuron koloritin e nacionaliteteve të shumta që jetojnë në Viersen Empty Komuniteti shqiptar po e pasuron koloritin e nacionaliteteve të shumta që jetojnë në Viersen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:22 pm


Komuniteti shqiptar po e pasuron koloritin e nacionaliteteve të shumta që jetojnë në Viersen

Rifat Hamiti

Shkolla shqipe në Viersen të Gjermanisë shënoi dhjetëvjetorin e punës së suksesshme


Komuniteti shqiptar po e pasuron koloritin e nacionaliteteve të shumta që jetojnë në Viersen VILSON
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita, merr pjesë në kremtimin e 10-vjetorit të shkollës shqipe ne Viersen.
Madhështinë dhe rëndësinë e kësaj feste shkollore ia shtoi prania e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, i cili që nga ardhja e tij në Gjermani ka vu baza shumë të mira të bashkëpunimit, mbështetjes së KASH-it dhe punës arsimore të mësuesve të gjuhës amtare në Gjermani, duke marrë pjesë për herë të dytë në festat shkollore.

Në Viersen, të landit NRW (Gjermani) u organizua një kremte madhështore shkollore. Shkolla shqipe e këtij qyteti me rrethinë dhe mësuesi i vyeshëm, kryetar i Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë „ Naim Frashëri“ në Gjermani, Adem Shala shënoi 10-vjetorin e shkollës shqipe në Viersen. Në një sallë shumë të bukur, të dekoruar me famurin kombëtar, atë shtetëror të Republikës së Kosovës dhe atë të shtetit gjerman, me mbishkrime lidhur me gjuhën dhe të mbushur përplot me bashkatdhetarë të moshave të ndryshme, filloi edhe programi nga nxënësit e kësaj shkolle, me një këngë korale shumë të bukur në gjuhën gjermane. Madhështinë dhe rëndësinë e kësaj feste shkollore ia shtoi prania e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, i cili që nga ardhja e tij në Gjermani ka vu baza shumë të mira të bashkëpunimit, mbështetjes së KASH-it dhe punës arsimore të mësuesve të gjuhës amtare në Gjermani, duke marrë pjesë për herë të dytë në festat shkollore. Në festë mori pjesë edhe i ngarkuari i MASHT-it për çështje të arsimit në mërgatë, Nuhi Gashi e shumë mësues të mësimit plotësues shqip nga e tërë Gjermania. Me rëndësi të madhe ishte edhe prania e një numri të madh zyrtarësh gjermanë, si kryetari i qytetit të Viersenit, Thönnessen, këshilltari i Entit Shkollor të Viersenit, Bongartz e shumë drejtorë e mësimdhënës të shkollave gjermane, ku organizohet mësimi i gjuhës shqipe. Programin u udhëhoqi dhe e moderoi për mrekulli, dhe profesionalisht me të folmen e tij të rrjedhshme në të dy gjuhët, mr. Driton Gashi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, ftoi ambasadorin e Republikës së Kosovës, në Berlin, Vilson Mirditën, për fjalën e rastit. Ai iu drejtua masës në gjuhën shqipe, duke i uruar mësuesit Adem, nxënësve e prindërve 10-vjetorin e shkollës shqipe, e pastaj fjalën e rastit e lexoi në gjuhën gjermane. Në mes tjerash ai theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve mërgimtarë, lavdëroi mësuesit për punën që po e bëjnë dhe falënderoi shumë organet gjermane për strehimin e mijëra shqiptarëve që nga koha e luftës çlirimtare në Kosovë, për ndihmën që po i ofron Kosovës në të gjitha aspektet tani, si dhe për ofrimin e mundësive në arsimimin e fëmijëve shqiptarë në gjuhën gjermane, por edhe në gjuhën shqipe. Pas ambasadorit në foltore për t’i përshëndetur të pranishmit doli edhe kryetari i qytetit të Viersenit, Thönnessen, i cili në mes tjerash tha se qyteti i Viersenit është i kënaqur shumë me komunitetin shqiptar, sepse është i vyeshëm e i respektueshëm dhe i cili pasuron e begaton koloritin e nacionaliteteve të shumta që jetojnë në këtë qytet e rrethinë. Për punën e sukseshme dhe bashkëpunimin e organeve shkollore me mësuesin e vyeshëm e autoritar, siç tha vetë ai, foli këshilltari i Entit Shkollor të Viersenit, Bongartz. Për t’i përshendetur të pranishmit në foltore dolën edhe përfaqësuesi i MASHT-it, Nuhi Gashi, nënkryetari i KASH-it Rifat Hamiti, i cili i ndau një mirënjohje mësuesit Adem Shala për punë shumë të suksesshme e vetëmohuese në procesin mësimor dhe në mbarëvajtjen e Këshillit të Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri“ në Gjermani. Mirënjohjen ia dorëzoi sekretari i këtij asociacioni, Sami Thaçi. Mirënjohje për bashkëpunim të mirë, mësuesit Adem i dhanë edhe mësuesi i Gelsenkirchenit, Sejdi Gashi dhe mësuesi i Osnabrückut, Xhemshir Haziri. Në foltore për ta përshëndetur masën doli edhe përfaqësuesi i Këshillave të prindërve, Hazir Avdullahu. Pas përshëndetjeve pasoi një program i pasur artistik me recitime të zgjedhura dhe të interpretuara nga nxënësit në të dy gjuhët, me këngë korale e me një numër të madh vallesh koreografike, që tek të pranishmit, e në veçanti tek mysafirët gjermanë lanë përshtypje të jashtëzakonshme, të cilën e shprehën me duartrokitje të vazhdueshme.
Mbresa shumë të mira la edhe ish-nxënësja e kësaj shkolle, Edona Avdullahu, e cila me grupin e vet këndoi një këngë në gjuhën angleze dhe dy në gjuhën shqipe, të cilat i përcolli edhe vetë me kitarë. Rëndësinë dhe vulën e shenimit të 10-vjetorit të punës së Shkollës shqipe të Viersenit ia shtoi, promovimi i Monografisë së kësaj shkolle, me autorët Çerkin Bytyçi, mësues shumëvjeçar në Rottweil dhe Kemajl Çallaku aktual në A, mësues Arnsberg e Dortmund. Kjo monografi do të lë gjurmë të shkruara të një pune 10 vjeçare të një shkolle të caktuar, të një rrethi të caktuar bashkatdhetarësh dhe për një periodë të caktuar historike. Vlerësimit kritik të monografisë e bëri shkrimtari dhe mësuesi i rrethit të Nürnbergut, Hamëz Halabaku, i cili vlerësoi lartë punën e autorëve, punën e mësuesit Adem Shala, dhe mbështetjen e prindërve që i është dhënë mësuesit dhe Shkollës shqipe të Viersenit. Për punën dhe procedurën e hartimit të monografisë foli edhe njëri prej autorëve Çerkin Bytyqi. Pastaj për rëndësinë e kësaj monografie foli edhe prindi aktiv dhe njëri prej donatorëve të këtij manifestimi, Nysret Ejupi. Pastaj ish nxënësja e Shkollës shqipe të Viersenit, Besarta Batatina në emër të gjeneratave të kaluara, në emër të nxënësve aktual dhe në emër të vetin e falenderoi mësuesin Adem për kontributin që ka dhënë në mësimin e gjuhës amtare tek fëmijët e këtij rrethi, me çrast ia dhuroi edhe një buqetë me lule. Bukuria, madhështia dhe bujaria e mërgimtarëve të kësaj ane nën udhëheqjen e mësuesit të tyre Adem Shala, u pa edhe në shtruarjen e ushqimeve nga kuzhina shqiptare për të gjithë të pranishmit në sallë. Bukur, profesionalisht dhe mjeshtrisht e hapi dhe e udhëhoqi programin festiv moderatori Driton Gashi, por edhe më mjeshtrisht e emocionalisht e përmbylli këtë festë të madhe duke interpretuar drejtpërdrejtë një këngë në gjuhën angleze dhe këngën shqipe „Kur nata Korçën e mbulon“. Pastaj bashkatdhetarët në sallë vallëzuan e u argëtuan deri vonë nën tigujt e muzikës popullore të kënduar nga prindja dhe aktivistja e dalluar e kësaj shkolle, Bukurie Avdullahu e përcjellur nga grupi muzikor. Pas mbarimit edhe të programit muzikor-argëtues, mësuesi Adem Shala shtroi edhe një darkë pune me ambasadorin Mirdita dhe me përfaqësuesin e MASHT-it, Nuhi Gashi dhe me kolegët e vet arsimtarë të gjuhës . Kjo festë do të mbahet në mend për shumë vite për të gjitha efektet që i arriti, për bashkatdhetarët tanë dhe për palën gjermane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi